Ilo Mitkë Qafëzëzi
Ilo Mitkë Qafëzëzi (Korçë, 1889 - 1955) ka qenë një studjues tejet prodhimtar në lëmën e historisë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Korçë më 1889, në një familje me prejardhjen nga Qafëzezi i Kolonjës me prejardhje të përzier shqiptaro-vllehe. Shkoi në Rumani që kur ishte 13 vjeç, pastaj emigroi në Amerikë si punëtor i një fabrike deri në vitin 1924, kur u kthye përfundimisht në Korçë dhe punoi si mësues e drejtor shkolle. Më 1924 u kthye në Shqipëri dhe nisi punë në fillim si mësues dhe më pas si drejtor i shkollës vllehe në Korçë.[1] Pas pushtimit italian qe anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare.[2] Deri në Luftën e Dytë Botërore ishte biografisti më i mirënjohur shqiptar.[3]
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si autodidakt, Qafëzezi qe shumë prodhimtar me shkrimet e tij historike ndër të përkohshmet historike dhe buletinet. Botoi gjithashtu punime të rëndësishme historike mbi Voskopojën, Vithkuqin dhe Beratin; zbuloi dorëshkrimin e veprës së Theodor Kavaliotit dhe gjithashtu botimin e parë të Εισαγωγική Διδασκαλία të Daniel Voskopojarit, botuar në Venedik më 1794. Më tej zbuloi dorëshkrime të Kostandin Beratit dhe "Evëtarin" e Naum Veqilharxhit, datuar më 1844. Qafëzezi rizbuloi dhe përktheu në gjuhën shqipe Alipashiaden, një poemë për Ali pashë Tepelenën shkruar nga Haxhi Shehreti.[4] Pas hyrjes së regjimit komunist, Sigurimi i Shtetit i sekuestroi 30 dorëshkrime Qafëzezit.[5]
Tjetërsim i veprës intelektuale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitet e para të regjimit komunist, dorëshkrimet e Qafëzezit u tjetërsuan nga redaksia e gazetës "Bashkimi" nëpërmjet Shefqet Musarait[6] dhe Nako Spirus që i kish marrë 13 dorëshkrime për t'ia shpënë jugosllavëve në Beograd.[7] Qafëzezi ndihmoi Dhimitër Shuteriqin për studimet e letërsisë së vjetër shqipe, gjithashtu i akuzuar për tjetërsim edhe Shuteriqi si Musaraj nga studjuesi paleograf korçar[8] për shfrytëzimin pa kriter dhe pa leje të dorëshkrimeve të tij që gjendeshin në Institutin e Historisë që në kohën e luftës[9] pa ia cituar "pronjërinë intelektuale". Shuteriqi nuk e paraqiste me akribinë shkencore dhe të së drejtës ndihmën e Qafëzezit, pikë së pari, për studimet me karakter peigrafik të shkrimtarëve të vjetë shqiptarë, sidomos të shkollës së Voskopojës (Kavalioti, Dhanili, Berati).[10]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Stuart Edward Mann (1955). Albanian literature: an outline of prose, poetry, and drama (në anglisht). B. Quaritch. fq. 108.
- ^ AQSH, F. 200, V. 1940, D. 1.
- ^ Joseph Twadell Shipley (1946). Encyclopedia of literature (në anglisht). Philosophical Library. fq. 18.
- ^ Bitraku, Apostol. "Ilo Qafëzezi, një thesar ende i pazbuluar i kulturës". Infoarkiva. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 21 shtator 2015.
- ^ Ndoja 2013, pp. 127-128.
- ^ Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: ISKK. fq. 49. ISBN 978-9928-168-12-2.
- ^ Ndoja 2013, p. 122.
- ^ Ndoja 2013, p. 87.
- ^ Ndoja 2013, p. 94.
- ^ Ndoja 2013, p. 96.
- Përkthyes të Kuranit në shqip
- Lindje 1889
- Vdekje 1955
- Mësues shqiptarë të shekullit XX
- Njerëz nga Korça
- Paleografë shqiptarë
- Përkthyes prej rumanishtes në shqip
- Shkrimtarë shqiptarë për fëmijë
- Shqiptarë me prejardhje vllehe
- Përkthyes prej greqishtes në shqip
- Mërgata në Rumani
- Shqiptarë në Rumani
- Përkthyes prej anglishtes në shqip