Jump to content

Kostë Berati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kostë Berati (gjysma e dytë e shek. XVIII-fillimi i shek. XIX) ka qenë lëvrues i gjuhës shqipe. Ishte nga Berati dhe nxënës i AkademisëVoskopojës. Prej tij ka mbetur dorëshkrim një libër mësimi prej 52 faqesh. Libri përmban dy fjalorthë shqip-greqisht, përkthime nga ungjilli, lutje, shqipërimin e një vjershe fetare, si dhe një kronikë në greqisht. Puna e Kostë Beratit ka rënësi gjuhësore e kulturore si një nga përpjekjet e para për të futur shqipen në shërbesat fetare dhe në shkollë. Në dorëshkrimin e tij është shënuar edhe një alfabet i veçantë.