Ngjarje në tokë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ngjarje në tokë libėr me poezi me autor Preç Zogaj. Shtëpia botuese: Tirana Times. Viti i botimit 2011. Faqet e librit 368. ISBN 978-9928-4038-5-8

Ngjarje në tokë, një përmbledhje e veprës së poetit dhe politikanit shqiptar Preç Zogaj, flet për përvojën kolektive të popullit shqiptar gjatë periudhës që çoi drejt rënies së komunizmit në Europën Lindore dhe menjëherë pas saj. Vargjet e Zogajt, të krijuara midis viteve 1985 - 2010, janë një analizë e brendshme e një populli që, pas disa dekadash, sapo doli nga një prej diktaturave më të izoluara dhe më të egra të botës. Vepra ka një karakter të shquar kombëtar dhe këto poezi zbulojnë lidhjen e fortë të Shqipërisë me Perëndimin, duke përfshirë emra të vendeve të tilla si Firence në Itali dhe Kalifornia në SHBA, si dhe ikona të tilla të letërsisë europiane si Shekspiri, Gëtja dhe Balzaku.