Fatmir Mediu
Fatmir Mediu | |
|---|---|
| Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
| Në detyrë 1991 – në detyrë | |
| Ministër i Mbrojtjes | |
| Në detyrë 7 shtator 2005 – 2008 | |
| Pasuar nga | Gazmend Oketa |
| Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave | |
| Në detyrë 2009–2013 | |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 21 janar 1958 Durrës |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | PR |
| Punësimi | Politikan, Inxhinjer Gjeolog |
Fatmir Mediu, lindi në Durrës më 21 janar të vitit 1967, është politikan shqiptar, Kryetar i Partisë Republikane dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Shqipërisë.
Fatmir Mediu është aktualisht Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kreu Universitetin e Tiranës, Fakulteti Gjeologji-Miniera, Dega e Inxhinierisë së Nxjerrjes së Naftës. Në vitet 1990-1991 Inxhinier në Ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës, Patos.
Veprimtaria politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë viteve 1991-1992 ishte kryetar i Partisë Republikane, dega Fier; 1992-1997: Zv.kryetar i Partisë Republikane Shqiptare; 1997 e në vazhdim: Kryetar i Partisë Republikane Shqiptare. Ish ministër i mbrojtjes i dorëhequr në mars 2008, i akuzuar në lidhje me tragjedinë e Gerdecit, akuzë e cila nuk u provua nga prokuroria.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| para | Fatmir Mediu | pas | |
| Ministër i Mbrojtjes | |||
| 7 shtator 2005 | 2008 | Gazmend Oketa | |
| Ministër i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave | |||
| shtator 2009 | në detyrë | ||
| Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |