Halim Kosova
Halim Kosova | |
---|---|
Deputet në Kuvendin e Shqipërisë | |
Në detyrë 2013–vazhdon | |
Ministër i Shëndetësisë | |
Në detyrë 3 prill 2013 – 13 shtator 2013 | |
Paraprirë nga | Vangjel Tavo |
Pasuar nga | Ilir Beqaj |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1954 Tiranë |
Nënshtetësia | shqiptar |
Partia politike | PD |
Bashkëshortja/et | Elsa Kosova |
Punësimi | mjek obsetër-gjinekolog |
Halim Kosova është deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Halim Kosova lindi në vitin 1954 në Tiranë. Pasi përfundon arsimin e mesëm në Shkollën e Mesme të Përgjithshme "Petro Nini Luarasi" vazhdon studimet e larta për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranës nga ku u diplomua në vitin 1977. Në vitin 1985 specializohet për obstetri-gjinekologji në Universitetin "La Sapienza" të Romës, Itali,[1] ndërsa në vitin 1990 mbron gradën shkencore “ Doktor i Shkencave Mjeksore”, në Fakultetin e Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës.[2]
Kosova ka punuar për shumë vite si mjek obstetër-gjinekolog në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 13 qershor 2013, Halim Kosova u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës.
Në prill 2015 Halim Kosova shpalli kandidaturën për Kryetar të Bashkisë së Tiranës i mbështetur nga Partia Demokratike.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Koha Jonë Arkivuar 19 prill 2015 tek Wayback Machine Titulli: Halim Kosova (16 prill 2015)
- ^ panorama.com
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |