Genc Pollo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Genc Pollo
Genc Pollo
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
1996 – Vazhdon
Zëvendës Kryeministër
20082009
Ministër i Arësimit dhe Shkencës
20052008
Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit
20092013
Të dhënat personale
Lindi më: 1963
Lindi në: Tiranë
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Politikan
Shkolla e kryer: Universiteti i Tiranës (histori)
Partia politike: Partia Demokratike


Genc Pollo (lindur 1963) është politikan shqiptar, deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.[1][2]

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pollo ka lindur në 1963 në Tiranë. Pasi u diplomua për studime historike në Universitetin e Tiranës, në vitin 1986, ai punoi si studiues në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë për dy vjet, duke ndjekur më pas studimet pasuniversitare në Universitetin e Vjenës, në sajë të një bursë të dhënë nga qeveria austriake.

Genc Pollo është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ai flet rrjedhshëm katër gjuhë të huaja (anglisht, gjermanisht, frëngjisht dhe italisht).

Karriera politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Pollo ka marrë pjesë në themelimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e para parti pro-perëndimore në politikën shqiptare, e cila ftoi zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme, pas një sundimi të gjatë të komunistëve në vend.

Gjatë viteve 1992-1996 ai shërbeu si këshilltar i Sali Berishës, atëherë President i Shqipërisë

Në vitin 2001 ai krijoi Partinë Demokrate të Re, e cila u rreshtua përkrah kualicionit të qendrës së djathtë në zgjedhjet e përgjithshme të verës së 2005, vit prej të cilit Partia Demokrate e Re u bashkua me Partinë Demokratike. Në qeverinë e dalë prej këtyre zgjedhjeve, z. Pollo mori portofolin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, duke shpallur kështu arsimin si prioritet kryesor të shumicës së re qeverisëse dhe duke dyfishuar shpenzimet për arsimin.

Në zgjedhjet e përgjithshme të qershorit 2009, të cilat rikonfirmuan Partinë Demokratike dhe koalicionin qeveritar, z. Genc Pollo u rizgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe në qeverinë e re që doli nga këto zgjedhje u emërua Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Komunikimit e të Informacionit. Në qeverinë e mëparshme, z. Pollo kishte pozicionin e zëvendëskryeministrit për një vit, (2008-2009) dhe, para këtij pozicioni, atë të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës (2005-2008).

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2009-2013

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017

Lista e deputetëve të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Shqipërisë

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ KQZ Rezultatet Përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë 2013
  2. ^ Kuvendi i Shqipërisë - Jetëshkrimet e deputetëve