Majlinda Bregu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Majlinda Bregu
Kryetare e Komisionit Parlamentar te Integrimit.
shtator 2013 – 2017
Paraardhësi: Ditmir Bushati
Ministre e Integrimit
mars 2007 – shtator 2013
Paraardhësi: Arenca Trashani
Pasardhësi: Klajda Gjosha
Të dhënat personale
Lindi më: 19 maj 1974
Lindi në: Tirane
Kombësia: Shqiptare
Profesioni: Politikane, Pedagoge
Partia politike: PD


Majlinda Bregu (lindur më 19 maj 1974) është politikane shqiptare, Ish-Ministre e Integrimit,Kryetare e Komisionit Parlamentar te Integrimit dhe deputete e Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.[1]

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Arsimimi[redakto | përpunoni burim]

Në vitin 1992 ajo u diplomua në shkencat shoqërore në Universitetin e Tiranës[2]. Vitin e ardhshëm ajo ishte një studente vizitore në Montreal (Kanada), Oslo (Norvegji) dhe Frankfurt am Oder (Gjermani). Ndërmjet viteve 1996 dhe 2005 ajo ka punuar si Pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale me një tezë mbi "Metodat e hulumtimit dhe çështjet gjinore". Ajo mori diplomën master në politikat sociale në Universitetin e Tiranës në vitin 2003.Ndërsa në vitin 2004 mori doktoraturën në Universitetin e UrbinosItali me një tezë titulluar "Sociologjia e fenomeneve kulturore dhe proceseve normative".

Kariera[redakto | përpunoni burim]

Bregu ishte koordinatore e Politikave Sociale në Komitetin Politik të Orientimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë në janar 2004. Më pas në prill të vitit 2004 ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërise.Ne vitin 2005 ajo zgjidhet deputete e Partise demokratike te Shqiperise,e me pas ne vitin 2007 ajo emerohet Ministre e Integrimit dhe Zedhenese e Qeverise ne kabinetin Berisha,nje post qe do ta ushtronte deri ne vitin 2013. Ne prill te viti 2018 eshte votuar nga 13 vendet e Europes Juglindore si Serkretare e Pergjithshme e Kshillit te Bashkepunimit Rajonal(RCC)

Aktiviteti politik[redakto | përpunoni burim]

E zgjedhur per tre mandate rresht si deputete e Tiranes ne Parlamentin Shqiptar.

Propozime ligjore[redakto | përpunoni burim]

Iniciativa personale lidhur me Integrimin Europian dhe te Drejtat e Njeriut (7 Akte ligjore)

Në janar 2015 Majlinda Bregu i propozon komisionit të ligjeve ndryshime në Kodin Civil, të cilat do të detyronin administruesit e mediave dhe faqeve online që të fshijne komentet e vizitorëve me arsyetimin se ato mund të jenë fyese ndaj "dinjitetit, personalitetit dhe imazhit të një gruaje".[3] Në prill 2015 propozimet u diskutuan në komisionin e ligjeve. Projektligji i detyron të gjithë administratorët e mediave apo hapësirave shoqërore në rrjet që të mos botojnë çdo koment që mund të konsiderohet si denigrues apo fyes ndaj personave të tjerë.[4]

Referenca dhe shënime[redakto | përpunoni burim]

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

  • [www.parlament.al Parlamenti.al]