Rexhep bej Mitrovica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Rexhep bej Mitrovica
Rexhepmitrovica.jpg
Kryeminstër i Shqipërise
4 nëntor, 1943 – 18 korrik, 1944
Paraardhësi: Mehdi Frashëri
Pasardhësi: Fiqri Dine
Të dhënat personale
Lindi më: 1887
Lindi në: Mitrovicë, Vilajeti i Kosovës, Perandoria Osmane,
Vdiq më: 21 Maj, 1967 (80 vjet)
Vdiq në: Stambolli, Turqi
Kombësia: Shqiptare
Profesioni: Politikan,
Partia politike: Balli Kombëtar
Fëmijë 3


Rexhep bej Mitrovica (Mitrovicë, 18 janar 1888Stamboll, 21 maj 1967) ishte veprimtar i çështjes kombëtare, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, nëpunës, ministër dhe kryeministër i Shqipërisë gjatë viteve 1943-1944.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Rexhepi lindi në Mitrovicë, rrjedh nga një familje atdhetare e fisit Hot me prejardhje nga Shkodra. Gjyshi itij, Mehmet Ago Pasha , në moshën madhore , rreth viti 1855, u largua nga fisi në Shkodër. Mësimet e para fillore në gjuhën turke në Mitrovicë.Në vitin shkollor 1902/1903 , kur mbushi 14 vjet, vazhdoi mësimet në gjimnazin Mbretëror të Selanikut ( Lice turk), shkollimin e lartë në Paris detyrohet ta ndërpresë mbas dy vitesh prej vdekjes së të atit.[1]

Arsimtari A. Vokrri kumton se pas kthimit në Shkup, Rexhepi mori drejtimin e shkollës profesionale aty, ku veçohet ngritja prej tij e një biblioteke të shkollës me rreth 700 libra[2]. Së bashku me Bedri Pejanin e Sali Gjukën më 1908-n udhëhoqi një fushatë propagandistike si parapërgatitje për Kongresin e Manastirit.

Në prill të 1910 merr pjesë në Kongresin e Dytë të Manastirit.

Merr pjesë në Shpalljen e PavarësisëVlorë, më 1912 ku firmos Rexhep. Ishte ai që propozoi sekretarët e Kuvendit:

Si u mbaruan këto punë, zoti Rexhep Beu mori fjalën e tha që si kryetar të kuvendit të zgjedhet Ismail Qemal Beu, si shkronjës i parë Luis Gurakuqi e shkronjës i dytë z. Shefqet bej Daiu. Delegatët e pëlqyen këtë kërkim dhe të propozuarit me të përplasur duarsh”.

7 mars 1914, Mitrovica mori pjesë në pritjen që iu bë Princ Vidit, i cili zbriti në Durrës. Me fillimin e Luftës së Parë Botërore u largua në Austri. Më 1916-n u vendos në Vienë. Atje studioi katër vjet me radhë shkencat pedagogjike.

Duke njohur vendimet e Kongresit Arsimor të Lushnjës (gusht 1920) për problemin e sistemit arsimor, Mitrovica menjëherë filloi punën në shtrirjen e rrjetit arsimor. Kongresi arsimor, që kishte si synim njësimin e organizimit të shkollës dhe zhvillimin e mëtejshëm të sistemit arsimor ekzistues, me iniciativen e Rexhep Mitrovicës, punoi në drejtim të sigurimit të kuadrit arsimor, të unifikimit të programeve mësimore, hartimit të teksteve shkollore, përgatitjes së disa projektligjeve, të cilat synonin në sanksionimin e drejtimeve kryesore që do të kishte arsimi në shtetin e ri, si: organizimi i istitiucioneve qendrore arsimore, dokumentacioni shkollor etj. Kështu, Këshilli Kombëtar nën udheheqjen e Rexhep Mitrovicës miratoi ligjet: “Mbi organizimin qendror të Ministrisë së Arsimit”, “Mbi organizimin themelor të Ministrisë së Arsimit”, “Mbi ndjekjen e detyrueshme të shkollës”, “Mbi emërime e shpërngulje mësuesish”, “Mbi ngritjen dhe mbajtjen e ndërtesave shkollore”, “Mbi tekstet shkollore” dhe “Mbi bursat”. Rexhep Mitrovica përkrahu dhe ndihmoi organizimin dhe mbajtjen e Kongresit Arsimor të Tiranës (22.7 – 3.8.1922) ku u morën gjithashtu vendime të rendësishme për demokratizimin e shkollës, laicizmin e saj, njësimin e punës mësimore, u miratua programi i ri i shkollës fillore, u caktuan afatet e shkollës fillore, u vendos që të çelen shkolla të ulëta profesionale trivjeçare dhe Gjimnazi gjashtëvjeçar, të ngritet roli i lëndëve shkencore, u shtrua nevoja e ngutshme për zbatimin e parimit të konkretizimit. Hodhi idenë e hapjes së një biblioteke kombëtare në Tiranë. Në politikë në vitet 1920-1924, si ministër i Arsimit pas 26 dhjetorit 1920 në qeverinë e Xhaferr Ypit; anëtar i Komitetit të Kosovës në Degën e Durrësit. Mit'hat Frashëri rekomandon që në Kongresin e Lidhjes Shqiptare të Shoqërisë së Kombeve të hyjë Rexhep Mitrovica, Eshref Frashëri, Bedri Pejani, Sejfi Vllamasi dhe Aleksandër Xhuvani. Rexhep Mitrovica inspektoi dhe ndihmoi shkollat shqipe në veri e në jug të Shqipërisë, ndikoi që parlamenti shiptar të japë votbesimin për shkollën profesionale, autorizoi shumën prej 60 mijë franga ari për të plotësuar ndërtesën e kolegjit të filluar nga turqit më 1910. Shkolla u pagua nga qeveria dhe përgjegjësia për sigurimin e lokalit binte mbi shqiptarët. Shkolla profesionale shqiptare ose Shkolla Teknike Shqiptaro-Amerikane u krye në prill të vitit 1922. Ministri i Arsimit Rexhep Mitrovica bashkëpunoi ngusht me udhëheqësit e shkollës profesionale, Harry Fultz, Charles Holingshed etj. Me përkrahjen e Ministrisë së Arsimit dhe vëçanërisht të Rexhep Mitrovicës, u themeluan organizatat profesionale të mësuesve të Shqipërisë, si: “Lidhja e mësuesve të prefekturës së Durrësit” (8 janar 1922), “Lidhja e mësuesve të prefekturës së Shkodrës” (18.6.1922), “Lidhja shoqërore e arsimtarëve të Korçës” (23.3.1923) etj., që çuan në krijimin në Tiranë të Lidhjes së Përgjithshme të Arsimtarëve të Shqipërisë” (gusht 1924), në botimin e revistës “Arsimtari”. Në vitet 1925-1939 veproi në Kosovë e mandej n'emigracion.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 6 prill 1941 Gjermaniza naziste sulmon Mbretërinë Jugosllave, gjë që pritet me entuziazëm nga krerët e popullit shqiptar të Kosovës që kishin pësuar politikat shpopulluese të Jugosllavisë. Pas ndarjes së Kosovës në tri zona ndikimi, asaj italiane (që iu bashkua Shqipërisë 'së vjetër'), gjermanes (Mitrovica, Podujeva, Vuçiterni) dhe bullgares. Zona gjermane ra në kontrollin e krerëve vendas, Bedri Pejanit, Xh. Devës. Delegacioni shqiptar, pas akuzave të ministrit Aqimoviq për gjoja vrasjet që bënin shqiptarët mbi serbët, ofroi të dhëna relevante me të cilat dëshmohej se kjo ishte një gënjeshtër e kulluar sebe. Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva nxorën 20-30 fotografi të shqiptarëve të masakruar dhe të hedhur në Ibër (1941), duke dëshmuar se shqiptarët janë ata që kanë përsuar nga kriminelët serbë. Bedri Pejani pohon se bashkë me Rexhep Mitrovicën, Ali Dragën, Vehbi Frashërin e Kudret Kokoshin kanë qenë edhe disa herë të tjera në Beograd, ku kanë paraqitur pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre për moscopëtimin e Kosovës. Në një mbledhje tjetër që u mbajt në Podujevë midis palës shqiptare dhe asaj serbe e ku palën serbe e përfaqësonte Vojvoda Kosta Peqanci, komandant i çetnikëve në kufi, u gjykuan sulmet dhe masakrat e çetnikëve në kufijtë veriorë të Kosovës. Në këtë kohë gjermanët urdhëruan që të burgosën çifutët e romët (gabelë e arixhinj) me origjinë nga Egjipti, mirëpo, pas ndërhyrjes së Rexhep Mitrovicës, Xhafer Devës, Ago Agait e Vehbi Frashërit, ky vendim nuk u zbatua, përkundrazi, iu mundësua çifutëve që përmes korridorit të sigurt nëpër Drenicë, të tërhiqen deri në Shqipëri e tutje. Rexhep Mitrovica kishte marrë në dorëzim detyrën e Komandantit të Forcave Vullnetare Shqiptare në trojet e çliruara. Pos si organizator i veprimeve luftarake, u angazhua me tërë qenien edhe në aksionin për pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Punoi e luftoi për mbrojtjen e tërësisë territoriale shqiptare prej sulmeve të forcave çetnike. Kur pa se italianët po i favorizonin forcat malazeze, goditi rënd ushtrinë e tyre duke shpejtuar rrënimin e saj. Kjo veprimtari e tij ra në sy të fashistëve italianë, të cilët në gusht të vitit 1943 e arrestuan. U dënua disa vjet me akuzën “për veprimtari kundër regjimit italian në Shqipëri”. Burgun deri më 13 shtator, bashkë me Bedri Pejanin, Mehdi Frashërin, Xhelal Mitrovicën etj. e vuajti në Porto-Romano afër qytetit të Durrësit. Ndonëse mbi të u ushtrua një dhunë e paparë, ai nuk u përkul, nuk u thye shpirtërisht.

U zgjodh kryetar i KQ të Lidhjes së Dytë të Prizrenit më 16 shtator 1943. Më 16 tetor 1943 u mblodh në Tiranë Kuvendi Kombëtar, i cili shpalli “Këshillin e Lartë të Regjencës” të përbërë nga Mehdi Frashëri, Fuat Dibra, Atë Anton Harapi, Lef Nosi dhe më 5 nëntor 1943 Regjenca emëroi qeverinë me kryeministër Rexhep Mitrovicën, të cilit iu besua edhe detyra e Ministrit të Kulturës Popullore. Në maj 1944, jep dorëheqjen si kryeministër dhe kthehet në Kosovë.

Qeveria e Rexhep Mitrovices 5 nentor 1943- maj 1944: Kryeminister : Rexhep Mitrovica ; Min. Brendshem, Xhaferr Deva; Min. Jashtem Bahri Omari (Mehmet Konica); Min. Mbrojtjes Gjen. Prenk Pervizi; Min. Finances, Sokrat Dodbiba; Min. Botores, Musa Gjylbegu; Min. Drejtesise, Rrok Kola; Min. Kultures, Kol Tromara (Rexhep Krasniqi); Min. Arsimit, Eqrem Cabej (Koço Muka); Min. Ek. Komb. Ago Agaj; Zv/Min. Jashtem, Vehbi Frasheri; Minister, Vasfi E. Visoka. Pas Rexhep Mitrovices Qeveria u kryesua nga Fiqri Dine, dhe pastaj nga Ibrahim Biçaku deri ne tetor 1944. Kjo informate jepet e sakte, per te korigjuar disa gabime historike mbi njerezit qe perbenin qeverine e Rexhep Mitrovices te dhene te pasakte e me mungesa te medha. Historise nuk i lejohet te beje perjashtime dhe manipumime.

Mërgimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në gjysmën e nëntorit 1944 grupi i kosovarëve, Rexhep Mitrovica, Xhaferr Deva, Tahir Zajmi, Xhelal Mitrovica, dhe Rexhep Krasniqi, mori rrugën e mërgimit. Pas një qëndrimi dyjavor në Zagreb ata lëvizën drejt Austrisë. Mitrovica kishte shëndet delikat dhe u detyrua të shtrohet në senatoriumin afër qytetit Feldkireh afër kufirit zviceran. Gjatë periudhës 1945-1947 Xhaferr Deva qëndroi në Austrinë perëndimore. Në verë të këtij viti, ai bashkë me Xhelal Mitrovicën, Tahir Zajmin dhe Ali Dragën shkuan në Itali. Prej andej e tërhoqën edhe Rexhep Mitrovicën e përmirësuar. U vendosën në Gjenovë të Italisë dhe, pas dy muajsh, me ndihmën e një deputeti turk me origjinë shqiptare nga Prizreni, mik personal i Xhafer Devës, i siguruan Rexhep Mitrovicës lejen për të shkuar në Turqi, ku dhe vdiq[3].

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Fazli Hajrizi, Rexhep Mitrovica në Lëvizjen komëtare, Libri shkollor, Prishtinë, 2008. ISBN 987-9951-07-690-6
  2. ^ Politikë në kohën e kolerës: Rexhep Mitrovica, kryeministër i Shqipërisë.
  3. ^ Hajrizi F., Rexhep Mitrovica – Misionar i kombit, një jetë për Shqipërinë etnike.