Jump to content

Xhelal Mitrovica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhelal Mitrovica (Mitrovicë, 1916 - Toronto, 10 nëntor 1974) ka qenë nëpunës, drejtor i Radio Prishtinës, deputet i Mitrovicës gjatë Mbretërisë Shqiptare dhe gazetar shqiptar.

U lind në shtator të vitit 1916 në një familje me prejardhje nga Pazari i Ri, i biri i Dervish Mitrovicës, oficer i ushtrisë osmane dhe më pas veprimtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Pa mbushur ende tre vjeç, familja u shpërngul drejt Shkodrës, ku mësimet e para i mori në Kolegjin Saverian.[1]

Ndërroi jetë në Toronto më 10 nëntor 1974.

  1. ^ Hajrizi, Fazli (8 janar 2016). "Dr. Xhelal Mitrovica". kokaj.net. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 13 shkurt 2019.