Shko te përmbajtja

Shkolla e mesme "Atë Pjetër Meshkalla"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Kolegji Saverian)

Shkolla e mesme "Atë Pjetër Meshkalla" është një shkollë e mesme private katolike në Shkodër, vijuese e Kolegjit Saverian hapur nga Jezuitët më 1877. Është emërtuar pas Atë Pjetër Meshkallës, meshtar i Urdhrit Jezuit i përndjekur nga regjimi komunistShqipëri.

Kolegja Saveriane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 17 tetor 1877 në praninë e Arqipeshkvit Pooten e të Atë Zef Lombardinit hapi dyert shkolla me emrin e Shën Françesk Saverit, i njohur si Kolegja Saveriane në Shkodër. Ndër kontribuesit themelues qe edhe Atë Luigji Maca, që dhuroi nga pasuria e shtëpisë së vet 1100 napolona. Ndër laikë, ndihmëtare ishin familjet shkodrane: Muzhani, Sima, Suma, Saraçi e Shiroka.[1]

Shkolla në fillim pati drejtim tregtar, ma vonë mori drejtim klasik, por gjithmonë qe e barazvlershme me shkollat ma të mira të mesme të Evropës Perëndimore.

Sipas historianit italian Roberto Moroco dela Roka, shqipja përdorej lirisht në brendinë e kolegjit në periudhën e Perandorisë Osmane.[2] Me ribotimin e gramatikës së Junkut, vëllimi ishte për përdorim të të nxënit shqip në Kolegjë.[3] Në një njoftim që i bëhej Vjenës zyrtare nga konsullata austro-hungareze në Shkodër më 15 maj 1910, për një raport mbi shkollat e financuara nga Perandoria Austro-Hungareze për vitin shkollor 1909/1910 përmendt:[4]

«Kolegji i “Françesk Saverit”, që drejtohej nga jezuitët. Në kuadër të tij vepronin tre drejtime (shkolla): Shkolla fillore e fretërve për djem, e cila kishte 5 klasë, Shkolla reale, me tri klasë dhe Shkolla tregtare, me tri klasë. Në këto shkolla punën e mësuesit e ushtronin: P. Luigi Cattaneo, rektor i etërve jezuitë, 8 etër jezuitë që kishin mbaruar filozofinë, si dhe tre mësues shekullarë Kolë Thaçi, Pashko Gurakuqi dhe Lazër Gera.»

Shkolla "11 janari"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Atë Pjetër Meshkalla

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Godina e vjetër e gjimnazit "At Pjetër Meshkalla"

Në vitin 1994 u ristrukturua një pjesë e pronave të vjetra ku kishte qenë edhe Kolegji Saverian, në vend të të cilin ishte ndërtuar një shkollë shtetërore. Me ndihmën e organizatës Renovabis, Provincës Italiane të Shoqërisë së Jezusit dhe nga shumë bamirës, u përshtat ndërtesa me kushte tjera për veprimtarinë arsimore.

Shkolla "Pjetër Meshkalla" që nga viti 1998 ka filluar të mbledhë një numër gjithnjë e më të madh djemsh e vajzash, derisa ka arritur numrin 500 (60 % vajza), që është edhe numri maksimal aktualisht i mundshëm. Nxënësit janë të ndarë në 18 klasa, të krishterë (75 %), pjesa më e madhe e të cilëve janë katolikë (ka pak ortodoksë) dhe myslimanë (25 %). Meqë kërkesat janë të shumta, nxënësit pranohen duke iu nënshtruar një konkursi. Nga pikëpamja e nivelit social, rreth 25 % e nxënësve vijnë nga fshati.

Figura të lidhura me shkollën

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

•Luigj Agostini,nxënës

  1. "Themelimi i Kolegjit Saverian në Shkodër më 1877". vaticannews.va. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 13 shkurt 2019.
  2. Morozzo della Rocca, Roberto (1994) [1989]. Kombësia dhe feja në Shqipëri 1920-1944. Përkthyer nga Luan Omari. Tiranë: Elena Gjika. fq. 82–83.
  3. Kazazi, Lindita (2014). "Pikëtakime dhe ndikime të italishtes me shqipen (punim doktorature)" (PDF). fq. 101. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 shtator 2019. Marrë më 24 shtator 2019.
  4. Ramadani, Fehari (2012). "Qëndrimi i Austro-Hungarisë ndaj lëvizjes kulturore shqiptare gjatë vitit 1910" (PDF). Studime. 19: 144.