Shko te përmbajtja

Aleksandër Sirdani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Leter Tabela Fillim Stampa:Leter figura Stampa:Letër portreti Stampa:Leter emri Stampa:Leter mbiemri Stampa:Leter ditëlindje Stampa:Leter vendlindje Stampa:Leter ditëvdekje Stampa:Leter vendvdekje Stampa:Leter nacionaliteti Stampa:Leter profesioni Stampa:Leter Tabela Fund Aleksandër Sirdani (Gurëz, 1 mars 1891 - Koplik, 26 dhjetor 1948) ishte prift jezuit, folklorist, etnograf e publicist.

U lind në Gurëz të Bregmatës më 1 mars 1891,[1] i biri i Dakës dhe Marie Smajlit, me prejardhje nga Boga.[2] I ngelur jetim herët nga e ëma, i ati i kërkoi ndihmë hoxhës së Gucisë, i cili e mori me vete në Shkodër së bashku me të vëllanë, Nduen dhe i çoi te kleri katolik ku të vazhdonin rrugën e priftërisë.[3][4]

Qysh në vogëli i takoi të pësonte humbjen e së ëmës. I ati, Dakë Sirdani, mbetur i vejë e duke mos dashtë të martohej përsëri iu përshkushtua edukimit të të bijve, Marinit dhe Lekës. Shpërngulen për në Gucí ku kishin miq e të afërm. Varfëria e madhe e bëri Dakën me lypë ndihmë nga hoxha i Gucisë. Me të marrun vesh se djemtë i përkisnin një familje katolike, zbret me to në Shkodër duke trokitë ndër institucionet katolike.[4] Ku Leka 7 vjeçar pranohet në kolegjin Saverian. Më tej vijoi studimet në Innsbruck, Austri. Me të ardhur në Shqipëri, çoi meshën e parë më 24 prill 1916.[5] Shërbeu si famullitar në Malcí të Madhe, Reç, Shkrel, Bogë.

U përkushtua për mbledhjen e pasurisë shpirtërore kombëtare: legjendat, mitet, përrallat, fjalët e urta, traditat deri tek bestytnitë e lashta që ndesheshin nepër malësi. Bashkë me miqtë e tij klerikë, Donat Kurtin dhe Nikollë Gazullin mblodhën një pasuri shpirtërore që do ishte korpusi i vërtetë etnografik i popullit shqiptar. Më 1945 Dom Lekë Sirdani ishte famullitar në Bogë, kur dhe nisi hatashëm persekutimi dhe perndjekja.

Me datë 26 korrik 1948 duke parë rrjedhën e ngjarjeve pas çlirimit, në meshën e së djelës, atje në Bogën e tij, u tha besimtarëve:

Vëllazën e motra, nji re e zezë na ka mbulue, por mos u trembni, sepse edhe ajo do të kalojë e një re e bardhë do të vijë përsëri e na do të dalim përsëri në dritë si gurët e lumit mbas shiut kur dielli i shkelqen.

Më 27 korrik 1948, duke gjetë si pretekst fjalët e predkut të një dite më parë, e arrestuan, e tërhoqen rrëshqanë mbas kalit prej Boge në Koplik, sa arriti në burgun famëkeq të Koplikut pa këpucë e veladon saqë nuk dallohej çfarë ishte, ku filluan mbi të, ashtu si edhe mbi meshtarë të tjerë, torturat më çnjerëzore.[6]

Prej torturave gjatë hetuesisë, së bashku me Dom Pjetër Çunin e futën në një gropë septike dhe i lanë aty deri kur ndërruan jetë.[7]

Libërthi i tij i parë qe përmbledhja Fjalë - ari (Shkodër, 1928),[8] më tej përkthimi nga gjermanishtja Shqyptari i vogël (Shkoder, 1930),[9] Kallxime popullore (Shkoder, 1933), përkthimi nga italishtja prej përmbledhjes Canti popolari religiosi të Atë Alfonso Iacobelli me titull në shqip Para fronit të hireve: Kangë të divoçme (Shkodër 1934);[10] Mbretnesha e vogël (Shkodër, 1934);[11] «Legjenda e gjethes së purrinit», «Frati i ri». Nder të tjera shkroi në poezi Dekalogun (Dhjetë Urdhnimet) për m'i ba ma të lehtë në mësi, po ashtu dhe «Martiri i Eukaristís» (Sh. Tarçizi).

Vepra të tjera: Nora e bukur (Shkodër, 1942),[12] Folklore botuar tek e përkohshmja «Leka» (Tiranë, 1940).[13]

  1. Lulashi, Regjina (2007). "Due fratelli martiri" [Dy vëllezër dëshmorë]. archivioradiovaticana.va.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. Kurti, Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare (në latinisht). Shkodër: Botime Françeskane. fq. 130. ISBN 99927-789-1-1. Marinus (P) Antonius Sirdani, f. Marci et Mariae Smajlja, n. Gusinae, d. Scodrensis 17 Jan. 1885 [...].
  3. Ulqini, Kahreman (1999). Faktorë kulturorë e fetarë: nga kombësia tek kombi: sprovë. Shkodër: Idromeno. fq. 74. ISBN 9789992762332.
  4. 1 2 Pllumi, Zef (2006). Rrno vetëm për me tregue. Tiranë: 55. fq. 297. ISBN 9789994379989.
  5. Antonio Borrelli "Servo di Dio Aleksander Sirdani Sacerdote e martire" Stampa:It
  6. Gàzulli, Daniel (8 janar 2011). "Vëllaznit Sirdani: At Martin Sirdani & dom Aleksandër Sirdani". kosova.albemigrant.com. Metropol, 2554. fq. 10. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2010. Marrë më 13 tetor 2019.
  7. "Martirët" (PDF). radiomaria.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 587.
  9. Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 517.
  10. Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 590.
  11. Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 670.
  12. Gjinaj, Maksim; Elmazi, Myrvete; Mele, Margarita (2010). Bibliografi e librit shqip në fondet e Bibliotekës Kombëtare (PDF). Tiranë: Biblioteka Kombëtare, Sektori i Bibliografisë Kombëtare. fq. 469. ISBN 9992773189. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shtator 2021. Marrë më 4 shtator 2021.
  13. Gjinaj, Elmazi, Mele (2010), f. 588.