Shefqet Dajiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Shefqet Dajiu
Nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë

Shefqet Dajiu.jpg

Emri: Shefqet
Mbiemri: Dajiu
Lindi më: 1882
Vendlindja: Elbasan
Vdiq më: 1946
Vdiq në: Elbasan

Shefqet Dajiu (1882-1946) avokat dhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Shefqet Dajiu lindi në Elbasan më 1882 ku edhe kreu mësimet e para në shkollën turke “Idadie” të qytetit. Më pas në vitin 1905 ai vazhdon studimet në Stamboll për Drejtësi. Kthehet në Shqipëri dhe emërohet prefekt në Skrapar dhe Pogradec. Ai vazhdoi veprimtarinë patriotike, të nisur në kryeqendrën e Turqisë. Përshendeti organizimin e Kongresit të Elbasanit dhe hapjen e Normales, ngjarje këto që mbartnin në vetvete edhe kontributin e madh të Shefqet Dajiut.

Kryengrita e përgjithshme e gjeti në Dibër, duke hapur shkolla shqipe e duke shpërndarë tekstet ne shqipes. Në nëntor 1912, gjendet ne Vlorë, si delegat i Elbasanit dhe nënshkroi dokumentin e pavarësisë me siglën “Shefqet Daji”. Nga viti 1914-1920 punon avokat në qytetin e Elbasanit. Në vitin 1919 boton një “ Abetare” në gjuhën shqipe. Ndërsa në vitet `20 ishte deputet në Parlament.

Bashkëpunoi me Aleksandër Xhuvanin në shoqërinë kulturore “Kopshti letrar” si dhe në revistën e përkohshme të këtij klubi, me të njëjtin titull. I cilësuar si bashkëpunëtor me pushtuesit, Dajiu u arrestua nga komunistët dhe u dënua me 30 vjet burg. Ai vdiq në burg në vitin 1946.