Kërceni tek përmbajtja

Politika e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shqipëria është një Republikë parlamentare në të cilën roli dominues i administrimit të punëve të shtetit i bie Kryetarit të Këshillit të Ministrave (kryeministrit). Këshilli i Ministrave, zgjidhet një herë në katër vjet nga Parlamenti i cili del përmes Zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare. Kryetar i shtetit është Presidenti, i cili zgjidhet nga Parlamenti çdo 5 vite. Pushteti Gjyqësor ushtrohet përmes Gjykatave. Organi më i lartë i gjyqësorit është Gjykata e lartë, e cila përbëhet nga 19 anëtarë, të emëruar nga Presidenti me propozim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjykata e lartë është një gjykatë ligji, që do të thotë se objekt i gjykimit të saj është interpretimi i ligjit, dhe jo i fakteve të cilat merren të mirëqena që janë marrë dhe gjykuar nga shkallët më të ulëta. Një organ i rëndësishëm në shtetin e se drejtës, në garantim të kushtetutës dhe të drejtave të njeriut është dhe Gjykata Kushtetuese, por jo si pjesë e gjyqësorit. Gjykata Kushtetuese është një organ kushtetues, i pavarur nga çdo pushtet tjetër, e cila zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës.

Shqipëria për herë të parë është shpallur Republikë më 28 nëntor 1912. Kuvendi i shpalljes së pavarsisë së Republikës nga Perandoria Osmane është mbajtur në Vlorë dhe në histori ky kuvend është i njohur si Asambleja e Republikës së Shqipërisë.

Artikulli kryesorë : Kushtetuta e Shqipërisë

Kushtetuta e Shqipërisë u adoptua më 28 nëntor 1998 përmes referendumit mbarëpopullor. Kjo kushtetutë përkufizon Shqipërinë si republikë parlamentare, shtet unitar e të pandashëm, si dhe me qeverisje të bazuar "në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e periodike".

Sipas kushtetutës, organi ligjvënës përbëhet nga një dhomë - Kuvendi - dhe ka 140 anëtarë, të cilët zgjedhin kreun e shtetit, Presidentin e Republikës, si dhe Këshillin e Ministrave e ngarkuar me pushtetin ekzekutiv.

Artikulli kryesor : Presidenti i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë apo Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës sipas Kushtetutës së Shqipërisë është kryetari i shtetit. Kryetar i Republikës së Shqipërisë është Presidenti Ilir Meta.

Në Kushtetutën e Republiks së Shqipërisë është përcaktuar mënyra e zgjedhjes, mandatit, shkarkimit ose të zëvendësimit të Presidentit të Republikës.

Kushtet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë janë të parapara në nenin 86 të Kushtetutës. Sipas këtij neni Presidenti i Republikës është kryetar shteti dhe përfaqëson unitetin e popullit. Si president mund të zgjidhen vetëm personat me moshë mbi 40 vjeçare me shtetësi shqiptar nga lindja dhe që së paku dhjetë vitet e fundit i kanë kaluar në Shqipëri.

Prej shpalljes se Pavarsisë në 1912, Shqiperia ka perjetuar modele te ndryshme qeverisjeje. Prej te cilave nje protektorat nderkombëtar, një monarki, një regjim shtetëror-partiak si dhe një republikë parlamentare. Gjatë kesaj perriudhe ështe funksioni i kreut të shtetit është ushtruar ne forma te ndryshme. [1]

Sot, Presidenti është kreu i shtetit, komandanti i pergjithshëm i ushtrisë dhe përfaqësuesi i unitetit të popullit shqipetar. Presidenti zgjidhet në mënyrë indirekte për një mandat pesë-vjeçar nga Parlamenti me votim të fshehtë, duke kërkuar një shumicë prej tre të pestat e votave të të gjithë anëtarëve. Presidenti ka kompetencën të sigurojë respektimin e Kushtetutës dhe të të gjitha ligjeve, të veprojë si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, të ushtrojë detyrat e Kuvendit, kur Kuvendi nuk është në seancë dhe të emërojë Kryeministrin. Presidenti ka fuqinë për të shpallur luftë, për të dhënë falje dhe për të lidhur marrëveshje për paqen, aleancat dhe pjesëmarrjen në organizatat ndërkombëtare; me kërkesë të qeverisë kërkohet një shumicë e thjeshtë parlamentare për të ratifikuar veprimet, marrëveshjet ose traktatet e tilla.

Kreu i qeverisë është Kryeministri i Shqipërisë (Kryeministri). Sipas Kushtetutës, Kryeministri është ministri më i lartë i kabinetit në pushtetin ekzekutiv në sistemin parlamentar shqiptar. Kryeministri emërohet nga presidenti; Ministrat emërohen edhe nga presidenti në bazë të rekomandimit të kryeministrit.[14] Këshilli i Ministrave është përgjegjës për zbatimin e politikave të jashtme dhe të brendshme. Drejton dhe kontrollon veprimtarinë e ministrive dhe organeve të tjera shtetërore. Zëvendëskryeministri i Shqipërisë (Zëvendëskryeministri) është zëvendëskryetar i qeverisë. Në mungesë të kryeministrit, funksionet e tij, si kryesimi i Kabinetit dhe Këshillit të Ministrave, i merr zëvendëskryeministri.

  1. ^ "Politics of Albania", Wikipedia (në anglisht), 2024-12-07, marrë më 2025-02-14