Jump to content

Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
ShkurtesaMFE
Formuar më4 dhjetor 1912
Llojiministri qeveritare
SeliaBulevardi Dëshmorët e Kombit
Rajoni i shërbimit
Republika e Shqipërisë
Gjuha zyrtare
Shqip
Ministër
Petrit Malaj
Organizata amë
Këshilli i Ministrave
Buxheti
2.3 miliardë Lekë (2012)
$ 23 milionë [1]
Faqja në internetfinanca.gov.al

Ministria e Financave dhe Ekonomisë është një ministri e Republikës së Shqipërisë.

Ministria

Historia e Ministrisë së Financave, fillon në vitet e para të shekullit të XX, me fillimin e ndërtimit të shtetit modern shqiptar.

Pas shpalljes së pavarësisë në qeverinë e parë shqiptare të kryesuar nga Ismail Qemali, Ministri i parë i Financave ka qenë Abdi Toptani. Pas kongresit te Lushnjes në 1921 e mbas krijimit të Qeverisë Kombëtare u bë e mundur vendosja në Tiranë e Ministrisë së Financave dhe shtrirja e pushtetit dhe funksioneve të saj në të gjithë vendin. Nga viti 1912-1939 Ministria e Financave është drejtuar nga 17 personalitete të ndryshëm, ndërkohë që në vitet 1939-1944, ministria është drejtuar nga 3 Ministra, gjithashtu Ministria e Financave në vitet 1945-1990 është drejtuar nga 10 ministra. Fillimi i viteve ’90 dhe permbysja e sistemit monopartiak dhe fillimi i ndërtimit të ekonomisë së tregut, solli edhe nevojën e ndryshimeve rrënjësore në financat shqiptare, për transformimin e sistemit financiar me reforma të thella fiskale dhe administrative. Prej vitit 1991 Ministria e Financave është drejtuar nga 10 ministra, personalitete të ekonomisë dhe financave që ndryshuan dhe reformuan sistemin financiar shqiptar.