Këshilli i Ministrave i Shqipërisë
![]() | |
Themelimi | 4 dhjetor 1912 |
---|---|
Shteti | ![]() |
Faqja zyrtare | kryeministria.al |
Dega zbatuese | |
Kreu i qeverisë | Edi Rama |
Emëruesi | Presidenti |
Selia | Kryeministria |
Degët | Ministritë e Shqipërisë |
Këshilli i Ministrave është pushteti zbatues i Shqipërisë. Këshilli drejtohet nga Kryeministri i Shqipërisë. Kryeministri emërohet nga Presidenti nga ata kandidatë, të cilët gëzojnë mbështetjen e shumicës në Kuvend; kandidati prandaj zgjidhet nga Kuvendi.[1] Në mungesë të kryeministrit, zëvendëskryeministri merr përsipër punët e tij. Janë pjese e Këshillit 19 anëtarë të tjerë të qeverisë, që shërbejnë si zëvendëskryeministra, ministra qeveritarë ose të dyja; ato zgjidhen nga kryeministri dhe pohohen nga Kuvendi.
Që nga prilli 2017, pas një përtëritjeje, 50% e ministrave të kabinetit janë gra. Kuvendi i Shqipërisë duhet të japë pohimin përfundimtar të përbërjes së kabinetit. Kabineti është përgjegjës për zbatimin e politikave të jashtme dhe të brendshme. Drejton dhe kontrollon veprimtaritë e ministrive dhe trupeve të tjera shtetërore.[2]
Ndërtimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Anëtarët e këshillit ndahen në tre gradë të rëndësishme:
- Kryeministri ,
- Zëvendëskryeministri ,
- Ministrat , të cilët janë anëtarët e radhës më të lartë të Qeverisë
- Zëvendësministrat , që ndihmojnë ministrat në fusha të veçantërueshme të portofolit të tyre
- Sekretarët e Përgjithshëm që ndihmojnë ministrat në fusha më pak të rëndësishme dhe herë pas here marrin pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave.
Roli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Këshilli është përgjegjës para Kuvendit të Shqipërisë. Kuvendi mund të zgjedhë të kalojë një lëvzje kundërshtuese duke detyruar Këshillin e Ministrave të japë dorëheqjen. Kjo ka si qëllim të detyrojë që Qeveria të përbëhet nga anëtarët e partisë me shumicë politike në Kuvend ose të jetë besëlidhës me shumicën në një lidhje. Ministrat kërkohet t'u përgjigjen pyetjeve me shkrim ose me gojë të parashtruar nga kuvendarët, të njohur si pyetje të qeverisë. Për më tepër, ministrat marrin pjesë në mbledhjet e Kuvendi kur ligjet në lidhje me sektorët e tyre të caktuar dhe portofolet e departamenteve janë në shqyrtim.
Ministrat e kabinetit nuk mund të propozojnë ligjvënien pa pohimin e kuvendit. Ministrat megjithatë mund të propozojnë ligjbërjet në Kuvend dhe çdo ligjvënie e tillë në përgjithësi ka shumë të ngjarë të kalojë.
Kabineti luan një rol të madh në përcaktimin e rendit të Kuvendit. Ai mund të propozojë ligje dhe ndryshime gjatë mbledhjeve kuvendore. Ai gjithashtu ka në prirje një sërë procedurash për të përshpejtuar shqyrtimet e gazetarëve.
Qeveria në detyrë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Kushtetuta e Shqipërisë 1998" (PDF). parlament.al. fq. 19. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 20 shtator 2020. Marrë më 10 qershor 2020.
- ^ "Shqipëria (03/99)" (në anglisht). Departamenti Amerikan i Shtetit. Marrë më 29 mars 2015.