Belinda Balluku
Belinda Balluku | |
|---|---|
| Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë | |
| Në detyrë 17 janar 2019 – 26 shkurt 2026 | |
| Paraprirë nga | Damian Gjiknuri |
| Pasuar nga | Enea Karakaci |
| Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë | |
| Në detyrë 28 korrik 2022 – 26 shkurt 2026 | |
| Paraprirë nga | Arben Ahmetaj |
| Pasuar nga | Albana Koçiu |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 9 tetor 1973 (52 vjeçe) Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
| Nënshtetësia | Shqiptare |
| Partia politike | PS |
| Fëmijët | Colin • Belen |
| Punësimi | Zyrtare |
| Nënshkrimi | |
Belinda Balluku (lindur më 9 tetor 1973) është një politikane shqiptare, ish-Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ish drejtoresha e Albcontrol dhe Autoriteti i Aviacionit Civil të Shqipërisë.[1]
Në fund të vitit 2025, SPAK ka ngritur ndaj saj akuza penale për shkelje të barazisë në tendera publik, duke përfshirë projektin e tunelit të Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.[2] Nga nëntori 2025 është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme.[3]
Jeta dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Balluku, para emërimit në detyrë si Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ka mbajtur nga shtatori i vitit 2013 e në vazhdim pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në ALBCONTROL Sh.A., (Agjencia Kombëtare e Lundrimit Ajror të Republikës së Shqipërisë).[4]
Balluku është diplomuar nga IATA (International Air Transport Association) për Menaxhimin e Shërbimeve të Lundrimit Ajror (Air Navigation Services Management).
Në vitin 1999 është diplomuar në Institutin Teknologjik të Athinës, në degën Administrim Biznesi.
Balluku ka mbajtur pozicionin si Drejtore e Kujdesit Ndaj Klientit (për kompaninë AMC) ku dhe krijoi për herë të parë në Shqipëri shërbimin e Call Center, e më pas Drejtore e Marketingut.
Në vitin 2004, Balluku iu bashkua stafit të Bashkisë së Tiranës, fillimisht si Këshilltare për Marrëdhëniet me Publikun dhe më vonë si Drejtore e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë.
Prej vitit 2006, Balluku ka qënë pjesë e Partisë Socialiste.[4]
Beqir Balluku, Ministër i Mbrojtjes gjatë regjimit komunist, ishte gjyshi i saj.
Akuzat për korrupsion në prokurimet publike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 31 tetor 2025, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi zyrtarisht akuzën ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim (neni 258/2 bashkë me nenin 25 të Kodit Penal).[5][6]
Akuza e parë lidhet me procedurën e prokurimit për projektin “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” me vlerë rreth 190 milionë euro, ku sipas SPAK-ut, Balluku ka kryer veprime që kanë krijuar avantazhe të padrejta për një konsorcium të caktuar operatorësh ekonomikë, duke shkelur parimin e barazisë dhe konkurrencës së ndershme.[7]
Më pas, në nëntor 2025, hetimi u zgjerua edhe për Lotin 4 të projektit “Unaza e Madhe e Tiranës” (Unaza e Jashtme), me akuza të ngjashme për ndërhyrje në procedurat e tenderit dhe favorizim të paligjshëm.[8][2]
Më 16 dhjetor 2025, SPAK i dërgoi Kuvendit kërkesë për heqjen e imunitetit dhe autorizimin për arrestimin e Ballukut, duke shtuar akuza për shtatë raste të tjera të dyshuara abuzimesh në tendera rrugësh, me vlerë totale të konsiderueshme (përfshirë qindra milionë euro për projektet kryesore).[9]
Gjykata e Posaçme (GJKKO) pranoi kërkesën e SPAK-ut dhe më 20 nëntor 2025 vendosi pezullimin e saj nga detyra si zëvendëskryeministre dhe ministre, si dhe ndalimin e largimit nga vendi.[3]
Hetimet vazhdojnë dhe përfshijnë edhe aspektin pasuror, me SPAK-un që ka kërkuar informacione nga bankat për pasurinë e Ballukut.[10]
Balluku i ka mohuar akuzat, duke i quajtur ato të pabazuara dhe “insinuata”.[11]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Kush është Belinda Balluku? "Shtriga" e Ramës që ai e emëroi ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë". Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2019. Marrë më 13 dhjetor 2019.
- 1 2 "Unaza e Madhe, konkurrenca e vogël: Për çfarë akuzohet Belinda Balluku". Reporter.al. 24 nëntor 2025. Marrë më 20 shkurt 2026.
- 1 2 "Shqipëri: Zv/kryeministrja Balluku pezullohet nga detyra". DW.com. 20 nëntor 2025. Marrë më 20 shkurt 2026.
- 1 2 "CV-ja e Belinda Ballukut, e vetmja eksperiencë profesionale që përputhet me postin që i dha Rama". politiko.al. Marrë më 2026-02-20.
- ↑ "Zv.kryeministrja Balluku e pandehur për Tunelin e Llogarasë, SPAK i komunikon akuzën". Shqiptarja.com. 31 tetor 2025. Marrë më 20 shkurt 2026.
- ↑ "SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut". Panorama.com.al. 31 tetor 2025. Marrë më 20 shkurt 2026.
- ↑ "Akuza e SPAK, Belinda Balluku njoftohet për "Shkelje të barazisë në tender" për Tunelin e Llogarasë". RTSH. 31 tetor 2025. Marrë më 20 shkurt 2026.
- ↑ "Pas Llogarasë, Balluku nën hetim edhe për Unazën e Madhe". Shqiptarja.com. 20 nëntor 2025. Marrë më 20 shkurt 2026.
- ↑ "SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesë Kuvendit për heqjen e imunitetit". BalkanWeb. 16 dhjetor 2025. Marrë më 20 shkurt 2026.
- ↑ "Abuzim me tendera qindra mln euro/ SPAK hetim pasuror ndaj Ballukut". BalkanWeb. shkurt 2026. Marrë më 20 shkurt 2026.[lidhje e vdekur]
- ↑ "Shqipëri: Zv/kryeministrja Balluku pezullohet nga detyra". DW.com. 20 nëntor 2025. Marrë më 20 shkurt 2026.