Mirela Kumbaro
Mirela Kumbaro | |
|---|---|
| Ministër i Kulturës | |
| Në detyrë 14 shtator 2013 – 17 janar 2019 | |
| Paraprirë nga | Visar Zhiti |
| Pasuar nga | Elva Margariti |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 4 mars 1966 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
| Nënshtetësia | shqiptar |
Mirela Kumbaro (Tiranë, 4 mars 1966) është pedagoge dhe përkthyese shqiptare. Më 2013 ajo u emërua ministre e Kulturës e shtetit shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka lindur në Tiranë, në vitin 1966. Ajo mban titullin Profesore e Asociuar, të fituar në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës, në fushën e gjuhësisë. Në vitin 2009 ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në fushën e Studimeve Përkthimore pranë Universitetit të Tiranës. Ka mbrojtur Diplomën për Master në Përkthim dhe Komunikim Ndërkulturor në vitin 1994, në E.S.I.T - Paris III, Universiteti i Sorbonne - Nouvelle, në Paris, Francë. Ka kryer studimet universitare dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në fushën e letrave frënge, në vitin 1988.[1]
Znj. Mirela Kumbaro Furxhi nuk vjen nga radhët e politikës, por nga karriera akademike dhe nga një angazhim i gjatë e aktiv në shoqërinë civile ku ka kontribuar në fushat e kulturës, arsimit dhe problemeve sociale.
Znj. Kumbaro është përkthyese, publiciste dhe eksperte ndërkombëtare për projekte ndërkulturore dhe për programe kërkimore universitare, të ndërmarra nga organizatat ndërkombtare si Bashkimi Evropian, Organizata Ndërkombtare e Frankofonisë.
Mirela Kumbaro në vitin 2013 zgjidhet në krye të Ministrisë së Kulturës e Shqipërisë.
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 18 prill 2016. Marrë më 25 prill 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)