Konferenca Gjyqësore Kombëtare
| Konferenca Gjyqësore Kombëtare | |
|---|---|
| Krijuar më: | 1998 |
| Vendodhja: | Tiranë |
| Kryetar: | Xhezair Zaganjori |
| Faqja zyrtare: | www.kgjk.al |
| Ky artikull është pjesë e një serie në |
| Sistemin shtetëror të Shqipërisë |
|---|
Konferenca Gjyqësore Kombëtare (K.Gj.K.) është mbledhja e të gjithë gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë, gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë. Kushtetuta dhe ligji nr. 77/2012[1] i ka caktuar Konferencës Gjyqësore Kombëtare një pozitë të rëndësishme institucionale brenda sistemit të drejtësisë, duke qënë një instrument i rëndësishëm në forcimin dhe të mbrojtjen e pavarësisë të pushtetit gjyqësor. Konferenca Gjyqësore Kombëtare, sipas nenit 147/1 të Kushtetutës, ka kompetencën për të zgjedhur nëntë gjyqtarë të të gjitha niveleve në Këshillin e Lartë të Drejtësisë[2].
Anëtarësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konferenca është një organ shtetëror i pavarur dhe vetërregullues, i cili përbehet nga mbledhja e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatave shqiptare. Në të marrin pjesë gjithashtu edhe gjyqtarët që shërbejnë në strukturat e tjera shtetërore, për aq kohë sa ruajnë statusin e gjyqtarit.
Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryetar i KGJK-së është Kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë.
Ndërsa ligji Nr. 77 / 2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare” ka përcaktuar mënyrën e organizmit, funksionimit, kompetencat dhe organet drejtuese të Konferencës.
Sipas nenit 3 të ligjit nr. 77/2012[3], Konferenca ushtron kompetencat e mëposhtme:
- zgjedh anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë;
- mbron dhe promovon pavarësinë e pushtetit gjyqësor;
- diskuton për drejtimet kryesore të veprimtarisë së gjykatave;
- paraqet rekomandime tek autoritetet përkatëse shtetërore për një administrim të paanshëm dhe efikas të gjykatave të Shqipërisë;
- paraqet rekomandime për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional të pushtetit gjyqësor.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Ligji nr. 77/2012 "PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KONFERENCËS GJYQËSORE KOMBËTARE"[lidhje e vdekur] neni 1.1
- ↑ "Rreth KGjK". Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2015. Marrë më 12 prill 2016.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Ligji nr. 77/2012[lidhje e vdekur] neni 3