Partia e Lirisë
Partia e Lirisë së Shqipërisë | |
---|---|
![]() | |
Shkurtesa | PL |
Udhëheqësi | Ilir Meta |
Kryetari i Grupit Parlamentar | Petrit Vasili |
Themeluar | 6 shtator 2004 |
Selia | Sami Frashëri, Godina 20/10, Tiranë |
Kuvendi | 4 / 140
|
Bashkitë | 0 / 61
|
Faqja zyrtare | |
www.lsi.al | |
Partia e Lirisë (shkurtesa politike PL) është parti politike me ideologji social-demokratike qe vepron në Shqipëri. Emri i meparshëm i partisë ishte Lëvizja Socialiste për Integrim dhe inicialet e saj LSI.Një propozim për të ndryshuar logon, emrin dhe simbolet e tjera të saj u miratua unanimisht në Konventën Kombëtare të partisë (Kongresi) më 25 korrik 2022.Kjo parti u krijua në vitin 2004. Kryetar LSI-së që nga themelimi ishte Ilir Meta por me zgjedhjen e këtij të fundit si Presidenti i Shqipërisë në krye të partisë ne prill 2017 u zgjodh Petrit Vasili. Pas rezultateve të zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, pas dorëheqjes së kryetarit Petrit Vasili, i cili propozoi ndryshim të kryesisë së partisë, duke propozuar si kryetare Monika Kryemadhi, nenkryetarë Luan Rama dhe Erisa Xhixho dhe sekretar të përgjithshëm Endrit Brahimllari. Me votim te hapur, ku morën pjesë 2300 delegatë, propozimi i Petrit Vasili u pranua duke shpallur kryetaren e parë femër të një partie politike në shqipëri.Në 25 Korrik 2022 pasi iu perfundua mandati si President i Republikes,Ilir Meta u rikthye ne Konventen Kombetare te LSI duke u shpallur per here te dyte si kryetar I kesaj partie dhe duke ndryshuar emrin nga LSI ne PL.Në fund të vitit 2022,partia e Lirisë pas një marreveshje mes kryetarit te PD Sali Berisha dhe kryetarit te PL Ilir Meta hyn në koalicion.(Hera e dytë që këto dy parti futen në koalicion,hera e parë ishte në zgjedhjet parlamentare të 2009) Koalicioni do të jetë në zgjedhjet lokale të 14 Maj 2023.
Elementet dalluese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sipas statutit të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti politike, një bashkim vullnetar i shtetasve shqiptarë mbi bazën e ideve, të bindjeve, të pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike, të cilët synojnë të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit. Emri i plotë i saj është Lëvizja Socialiste për Integrim ndërsa inicialet e saj janë L.S.I., të cilat përdoren në simbolin, flamurin, vulën dhe në të gjithë dokumentat zyrtare të partisë. Simboli i L.S.I.-së është i përbërë nga inicalet L.S.I.. mbi të cilat është vendosur një trëndafil i kompozuar nga lulja dhe kërcelli me dy gjethe të vendosura në të dy anët e tij. Simboli vendoset në stemën, vulën dhe flamurin e L.S.I. – së.[1]
Për dallim nga disa parti tjera, në statut nuk është përkufiuar flamuri i partisë.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Statut i partisë L.S.I." Arkivuar nga origjinali më 28 maj 2009. Marrë më 3 korrik 2009.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- https://partiaelirise.al/ Arkivuar 14 nëntor 2022 tek Wayback Machine