Bashkia Mat
41°22′N 20°01′E / 41.36°N 20.01°E
Matit | |
---|---|
Popullsia | |
• Gjithsej | 38.615 |
Bashkia Mat është një bashki në Qarkun e Dibrës në Shqipëri. Bashkia Mat si ka qendrë t saj qytetin e Burrelit. Bashkia përfshinën në tërësinë e saj territoriale qytetin e Burrelit dhe 47 fshatra, të cilat janë pjesë e 8 NJA: Burrel, Baz, Derjan, Rukaj, Macukull, Komsi, Lis dhe Ulëz.[1]
Pozita gjeografike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkia Mat gjendet në pjesën qendrore të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe kufizohet: në lindje me Bashkinë Dibër; në veri me Bashkinë Mirditë; në jug me Bashkitë Klos dhe Krujë; në perëndim me Bashkitë Kurbin dhe Krujë. Bashkia ka një sipërfaqe 501 km2, sipërfaqja e tokës bujqësore 6,836 ha, ndërsa pjesa tjetër përbëhet nga pyje, kullota, lëndina, pllaja, kreshta, etj. Distanca më e shkurtër me kryeqytetin në rrugë nacionale është 95 km. Bashkia karakterizohet nga një reliev kodrinor-malor. Territori i Bashkisë përshkohet nga lumi Mat, në rjedhjën e të cilit janë ngritur 2 hidrocentale, i Ulzës dhe i Shkopetit dhe si rezultat e tyre janë krijuar 2 liqene.[2]
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullsia e Bashkisë sipas regjistrimit të bërë nga censusi është rreth 31 mijë banorë, por nga regjistri i zyrës së gjendjes civile rezulton të jetë rreth 43 mijë banorë, me një dendësi prej 79 banor për km2.[3]
Vende turistike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në këtë bashki ka disa objekte historike e kulturore të cilat ia vlen t‘i vizitosh si, Shpella e Pëllumbave, Shpella e Blazit dhe shpella e Nezirit në luginën e Valit.
Aktivitete dhe institucionet publike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Bashkinë e Matit sistemi shëndetësor përbëhet nga spitali i qytetit Burrel dhe 43 qendra shëndetësore të shpërndara në gjithë njesitë administrative dhe fshatrat e bashkisë. Sistemi arsimor ka në përbërje të tij shkolla 9 vjeҫare të shtrira në gjithë njesitë administrative dhe fshatrat e tyre si dhe 8 shkolla të mesme.
Në territorin e bashkisë ushtrojnë aktivitetin e tyre ekonomik një sërë subjektesh private, kryesisht biznes i vogël familjar, si të tilla të ardhurat e bashkisë nga taksat dhe tatimet janë të pakta. Në këto kushte, pjesa më e madhe e investimeve të kryera si dhe ato që janë planifikuar për tu kryer në bashki mbulohen nga fondet e Qeverisë apo donatorëve të ndryshëm.[4]
Vendbanimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 16 janar 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 16 janar 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 16 janar 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2018. Marrë më 16 janar 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Shqipërisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |