Bashkia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndarja administrative në Shqipëri
Albania districts.svg
Qarqet Qarku
Rrethet Rrethi
Bashkitë Bashkia
Qytete Qyteti
Komunat Komuna
Fshatrat Fshati

Bashkia është një njësi territorialeShqipëri. Bashkitë ngrihen kryesisht në territoret e qyteteve. Bashkia është niveli i tretë i pushtetit vendor dhe njësi bazë të qeverisjes vendore.[1] Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndahet në 11 njësi bashkiake (mini-bashki).[2]

Bashkia sipas ligjit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkia përfaqëson një unitet administrativo-territorial dhe bashkësi banorësh kryesisht në zona urbane e në raste të veçanta përfshin edhe zona rurale. Shtrirja territoriale dhe emri i bashkisë përcaktohen me ligj. Nëndarjet e bashkisë në zona urbane quhen lagje. Lagjet krijohen në territore me mbi 15 000 banorë me vendim të këshillit bashkiak. Kur bashkia përfshin zona rurale, nëndarja quhet fshat. Fshati krijohet në një territor me mbi 200 banorë. Qytet, shpallet një qendër banimi e cila ka një plan perspektiv zhvillimi urban të miratuar. Shpallja e qytetit bëhet me ligj.[1]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b " Ligji nr.8652, datë 31.7.200" Arkivuar 8 tetor 2013 tek Wayback Machine - E hapur me 18 korrik 2011
  2. ^ "Artikull nga forumviritual.com". Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2011. Marrë më 27 prill 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)