Lista e dekoratave në Shqipëri
Dekorata është medalje, urdhër etj., që i jepet dikujt nga shteti si shenjë nderimi për shërbime të larta ose për merita të veçanta.[1]
Lista e dekoratave, titujve të nderit, medaljve dhe titujve vendorë të nderit (2013–sot)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lista e dekoratave dhe titujve të nderit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dekoratat dhe titujt e nderit në Republikën e Shqipërisë jepen vetëm nga Presidenti i Republikës, ndërsa, sipas rëndësisë, ato janë:
Emri | Fotografia | Shënime |
---|---|---|
"Dekorata e flamurit kombëtar" | U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar. | |
Dekorata "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" | U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për ndihmesë të qenësishme ose kontribut madhor në mbrojtjen, forcimin apo përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë. | |
Dekorata "Nderi i kombit" | U jepet personaliteteve shqiptare që, me veprat dhe emrin e tyre, nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit. | |
Dekorata "Nënë Tereza" | U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të shquara humanizmi ndaj kombit shqiptar dhe njerëzimit. | |
"Dekorata e artë e shqiponjës" | U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për trimëri në luftën e armatosur dhe për veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë paqeje. | |
Dekorata "Pishtar i demokracisë" | U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për shërbime të shquara dhe sakrifica të kryera për kombin shqiptar dhe demokracinë. | |
Titulli "Kalorës i urdhrit të Skënderbeut" | U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin dhe përparimin e Republikës së Shqipërisë. | |
Titulli "Kalorës i urdhrit të flamurit" | U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për veprimtarinë e tyre në dobi të shtetit dhe kombit shqiptar. | |
Titulli "Martir i demokracisë" | U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, që janë martirizuar për veprimtarinë e tyre të shquar për lirinë, demokracinë dhe përparimin shoqëror të Republikës së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. | |
Titulli "Mjeshtër i madh" | U jepet punonjësve të fushave të ndryshme të shkencës, artit, sportit, drejtimit, prodhimit dhe biznesit për punë të shquara dhe kontribut thelbësor në zhvillimin e sektorit. | |
Titulli "Naim Frashëri" | U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja, punonjësve të shkencës, artit, kulturës dhe arsimit për veprimtari të çmuara dhe lartësimin e Republikës së Shqipërisë në fushën përkatëse. | |
Titulli "Për merita të veçanta civile" | U jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të veçanta civile në Republikën e Shqipërisë. |
Lista e medaljeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që jepen nga Kuvendi i Republikës:
Emri | Fotografia | Shënime |
---|---|---|
Medalja "Qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë" | U jepet personaliteteve shqiptare ose të huaja, për vepra me efekte të spikatura në historinë dhe kulturën e kombit shqiptar, të cilat njihen si arritje madhore. |
Që jepen nga që jep ministri përgjegjës (aktualisht Ministria e Mbrojtjes) për Forcat e Armatosura të Republikës:
Emri | Fotografia | Shënime |
---|---|---|
“Medalja e nderit” | U jepet ushtarakëve aktivë dhe në rezervë të Forcave të Armatosura për trimëri, guxim dhe kontribut të spikatur, duke rrezikuar jetën mbi dhe përtej asaj çfarë kërkon detyra. | |
“Medalja e mirënjohjes” | U jepet ushtarakëve aktivë, në rezervë, në lirim ose në pension, personelit civil dhe ushtarakëve të reparteve të Forcave të Armatosura brenda dhe jashtë vendit. Kjo medalje u jepet edhe ushtarakëve të huaj, të cilët kanë dhënë një kontribut të veçantë në shërbim të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. | |
Medalja “Në shërbim të atdheut” | U jepet të gjithë ushtarakëve aktivë ose në rezervë dhe personelit civil të Forcave të Armatosura, që shërben në kohë lufte për mbrojtjen e atdheut. | |
Medalja “Për shërbime të shquara” | U jepet ushtarakëve aktivë dhe personelit civil të Forcave të Armatosura, që janë dalluar, në kohë paqeje, për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë. | |
Medalja “Për shërbime të larta” | I jepet personelit civil të Forcave të Armatosura për arritje të veçanta në kryerjen e detyrave të tyre për një periudhë jo më pak se 5 vjet. |
Që jepen nga që jep ministri përgjegjës (aktualisht Ministria e Punëve të Brendshme) për rendin dhe sigurinë publike:
Emri | Fotografia | Shënime |
---|---|---|
“Medalja e nderit” | U jepet punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, punonjësve të shërbimeve mbështetëse, si dhe punonjësve të huaj të policisë, të atashuar në vendin tonë, të cilët shquhen për merita dhe shërbime të veçanta në luftën ndaj krimit, sigurimit të rendit e të qetësisë publike, në ruajtjen dhe administrimin e pronës dhe në ushtrimin e përgjegjësive të tjera të parashikuara nga ligji për Policinë e Shtetit, si dhe në mbështetjen e Policisë së Shtetit. | |
Medalja “Për trimëri” | U jepet punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët tregojnë cilësi të veçanta, kurajë e guxim në realizimin e detyrave, misioneve dhe zgjidhjen e situatave të jashtëzakonshme. | |
Medalja “Për shpëtim jete” | U jepet punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtimin dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët kryejnë akte ose veprime heroike në një konflikt, operacion a situatë të jashtëzakonshme për shpëtimin e jetës së personaliteteve, kolegëve, duke vënë në rrezik jetën e tyre. |
Që jepen nga Kryeministri i Republikës dhe nga ministrat e tjerë:
Emri | Klasa[2] | Fotografia | Shënime |
---|---|---|---|
Medalja “Mirënjohje publike” | Kordoni i Madh me Yll i Mirënjohjes Publike | U jepet personaliteteve të shquara ose personaliteteve shqiptare dhe të huaja me kontribut të veçantë në fushën e veprimtarisë brenda përgjegjësisë së tyre. | |
Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike | |||
Ylli i Mirënjohjes Publike | |||
Medalja “Vlerësim profesional” | E artë | U jepet personaliteteve të shquara, në veprimtarinë profesionale, në fushën e veprimtarisë brenda përgjegjësisë së tyre. | |
E argjendtë | |||
E bronztë |
Lista e titujve vendorë të nderit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që jepen nga Këshilli bashkiak:
Emri | Fotografia | Shënime |
---|---|---|
Titulli "Qytetar nderi" | U jepet personaliteteve shqiptare ose të huaj për veprimtari të shquar në dobi të bashkisë përkatëse ose për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të saj. |
Që jepen nga Këshilli i qarkut:
Emri | Fotografia | Shënime |
---|---|---|
Titulli "Nderi i qarkut" | U jepet personaliteteve shqiptare ose të huaj për veprimtari të shquar në dobi të qarkut përkatës apo për veprimtari për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të tij. |
Dekorata RPPSH (1945-1992)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Hero i Punës Socialiste
- Hero i Popullit
- Për veprimtari patriotike
- Urdhri i Lirisë (I, II, III)
- Ylli Partizan (I, II, III)
- Urdhri i Flamurit
- Medalja e Kujtimit
- Nëne Heroinë
- Urdhri i Skënderbeut (I, II, III)
- Për veprimtari patriotike (I, II, III)
- Për mbrojtjen e Atdheut Socialist (I, II, III)
- Flamuri i Kuq Punës (I, II, III)
- Për punë të squar në ekonomi bujqësore (I, II, III)
- Lavdi Nënës (I, II, III)
- Mësues i Popullit
- Mësues i merituar
- Artist i Popullit
- Artist i merituar
- Punonjës i shquar i skencëva dhe i teknikës
- Për punë të shquar në miniera dhe gjeologji
- Urdhri i Trimërise
- Medalja e Trimërisë
- Medalja e Punës
- Urdhri i Punës (I, II, III)
- Urdhri Për punë të shquar në minier dhe gjeologji (I, II, III)
- Urdhri Për punë të shquar në ekonomi dhe bujqësore (I, II, III)
- Urdhri Për shërbime të shuara në fushën e mbrojtjes (I, II, III)
- Medalja Ylli i Kuq
- Urdhri Për shërbime të shuara shtetërore dhe shoqërore (I, II, III)
- Medalja Naim Frashëri
- Medalja e Shërbimit ushtarak
- Urdhri Naim Frashëri (I, II, III)
- Urdhri i Shërbimit ushtarak (I, II, III)
- Urdheri Ylli i Kuq (I, II, III)
- Urdheri Për vepra trimërise
- Urdhri Për mbrojtjen e kufirit shtetëror të RPSSH
- Urdhri Për ruajtjen e rendit shoqëror
- Medalja Për vepra trimërie
- Medalja për mbrojtjen e kufirit shtetëror të RPSSH
- Medalja Për ruajtjen e rendit shoqëror
- Urdhri për trimëri civile
- Medalja për trimëri civile
- Medalja për shërbim të mirë popullit
- Urdhri për shërnim të mirë popullit
- Medalja e Titullit Mjeshtër i shquar në profession
- Medalja Për shërbim shumëvjecar në forcat e armatosura
- Medalja e çlimrimit
- Medalja e Artë
Lista
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në listën e mëposhtme janë të rradhitura dekoratat të cilat ndahen në Shqipëri të cilat kanë të bëjnë me lloje të ndryshme të veprimtarive dhe cilësive të individëve dhe grupeve.
- Hero i Popullit
- Hero i Punës
- Artist i Popullit
- Skulptor i Popullit
- Mësues i Popullit
- Mësues i Merituar
- Artist i Merituar
- Skulptor i Merituar
- Urdhri i Flamurit Kombëtar
- Urdhri i Skënderbeut
- Urdhri Nderi i Kombit
- Urdhri "Nënë Tereza"
- Urdhri "Mjeshtër i Madh"
- Urdhri "Naim Frashëri"
- Medalja e Artë e Shqiponjës
- Medalja "Për Shërbime Ushtarake"
- Medalja "Për Merita të Veçanta Civile"
- Medalja "Martir i Demokracisë"
- Medalja "Pishtar i Demokracisë"
- "Medalja e Mirënjohjes"
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Lista e dekoratave në Kosovë
- Artikulli kryesor: Lista e dekoratave ndërkombëtare
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980
- ^ "PËR PËRCAKTIMIN E SPECIFIKIMEVE TË MEDALJEVE TË MIRËNJOHJES PUBLIKE DHE TË VLERËSIMIT PROFESIONAL QË JEPEN NGA KRYEMINISTRI". Fletorja Zyrtare. Viti 2019 – Numri 80: 6013. 3 qershor 2019 – nëpërmjet Fletorja Zyrtare.