Jump to content

Dekorata "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Urdhri i Skënderbeut)
Urdhri Gjergj Kastrioti Skënderbeu

Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë dhe të huaj për ndihmesë të qenësishme ose akte të veçanta heroike në mbrojtjen, forcimin e përparimin e Republikës së Shqipërisë. Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Ky urdhër është i artë.

Deri më tani më ky titull e kanë marrë:

  • Dom Nikollë Kaçorri, organizator i revoltave anti-osmane në Kurbin, Mirditë, Dibër, zv/kryeministër i qeverisë së parë shqiptare, sekretar i ipeshkvit të Durrësit.
  • Mit'hat Frashëri, ishtë nëpunës i Perandorisë Osmane, publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit "Shqipëria e Lirë".
  • Pandeli Evangjeli, patriot, kryeministër shqiptar.
  • Lef Nosi, firmëtar i Shpalljes së Pavarësisë, folklorist, etnograf, numizmat, arkeolog e politikan shqiptar.
  • Ali Këlcyra, udhëheqës çetash kundër andarteve greke, prijës gjatë Luftës së Vlorës, deputet dhe gazetar shqiptar.
  • Fatos Thanas Nano (lindur më 1952Tiranë), statusi i tij ishte kryeministër dhe me profesion politikan, ekonomist. Dekorimi i tij është bërë më 17 shtator 2002 me propozimin e Presidentit të Republikës, Zoti Alfred Moisiu.
  • Colin L. Powell, statusi i tij ishte Sekretar Shteti i ShBA dhe me profesion politikan. Dekorimi i tij është bërë më 1 Maj 2003 me propozimin e Presidentit të Republikës, Zoti Alfred Moisiu.
  • Azem Hajdari, u dekorua post-mortum nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi10 shtator 2008 me motivacion "Për kontribut të shquar në lëvizjen demokratike për rrëzimin e diktaturës komuniste, lindjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe futjen e saj në rrugën e zhvillimit demokratik, si një nga drejtuesit kryesor të Lëvizjes Studentore"
  • Fatmir Sejdiu, President i Republikës së Kosovës, u dekorua nga Presidenti Bamir Topi më 3 nëntor 2008 me motivacion: “Për kontribut të shquar në udhëheqjen e rezistencës popullore kosovare dhe të gjithë veprimit politik për fitoren e Pavarësisë së Kosovës e ndërtimin e një shteti të ri demokratik, për rolin e tij të rëndësishëm si politikan i respektuar nga populli i tij dhe faktori ndërkombëtar, në krijimin e ekuilibrave politikë dhe institucionalë”.
  • Sabri Hamiti, akademik, shkrimtar e studiues i letërsisë, u dekorua nga Presidenti Bamir Topi më 10 maj 2010 me motivacion: “Për kontributin e pazëvendësueshëm në mendimin modern shqiptar në studimet albanologjike si dhe për rolin e luajtur në përballimin e sfidave historike me të cilat u ndesh populli shqiptar në fund të shekullit XX”
  • Anastas Janullatos, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, akademik, studiues etj., u dekorua në 2010 nga Presidenti i Republikës z.Bamir Topi me motivacion: “Për kontributin dhe veprimtarinë në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare”.
  • Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Kishës Katolike të Shqipërisë, u dekorua në 2010 nga Presidenti i Republikës z.Bamir Topi me motivacion: “Për kontributin dhe veprimtarinë në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare”.
  • Selim Muça, Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, u dekorua në 2010 nga Presidenti i Republikës z.Bamir Topi me motivacion: “Për kontributin dhe veprimtarinë në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare”.
  • Reshat Bardhi, Kryetar i Komunitetit Bektashi të Shqipërisë dhe Kryegjysh Botëror, u dekorua në 2010 nga Presidenti i Republikës z.Bamir Topi me motivacion: “Për kontributin dhe veprimtarinë në ringjalljen e besimit dhe forcimin e harmonisë fetare”.
  • Hamad bin Khalifa Al Thani, Emiri i Katarit me motivacionin: “Për merita të shquara në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shtetit të Katarit, si dhe për kontributin e vyer në shërbim të paqes e stabilitetit në arenën ndërkombëtare”.[1]

Të dekoruar nga Bujar Nishani

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Emri i personit ose institucioni të dekoruar Numri i dekretit Data e dekretit
Michael Spindelegger 7826 21/11/2012
Haxhi Zeka (Pas vdekjes) 7827 26/11/2012
Myfit Bej Libohova (Pas vdekjes) 7828 26/11/2012
Mehmet Pashë Dërralla (Pas vdekjes) 7829 26/11/2012
Domenick G. Scaglione 7833 26/11/2012
Michael Granoff 7838 29/11/2012
William Edwin Ryerson 7836 27/11/2012
Ramush Haradinaj 7857 10/12/2012
Sabri Godo (Pas vdekjes) 7860 11/12/2012
Al Bano Carrisi 8195 22/05/2013
Katedralja Ortodokse Shqiptare e Shën Gjergjit në Boston 8326 19/09/2013
Eliot Engel 8331 19/09/2013
Princi Karl i Burbonëve 8411 02/12/2013
Renato Raffaele Martino 8412 02/12/2013
Guiseppe Balboni Acqua 8414 02/12/2013
Anthony Bailey 8413 02/12/2013
Robert Aderholt 8479 30/01/2014
Abdullah bin Zayed Al Nahyan 8516 13/03/2014
James L. Huggins 8710 12/09/2014
Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan 8721 19/09/2014
Jonathan M. Moore 8815 28/11/2014
Abaz Kupi (pas vdekjes) 8824 28/11/2014
Alan Watson 8836 05/12/2014
Michael Bates 8837 05/12/2014
Noel Malcolm 8838 05/12/2014
Doris Pack 8954 15/01/2015
Aleksandar Stipčević 8917 30/01/2015
Ahmet Krasniqi (pas vdekjes) 8954 13/02/2015
Rosemary A. Di Carlo 9084 30/04/2015
Lucia Nadin 9312 06/11/2015
Yuli-Yoel Edelstein 9423 17/02/2016
Jean-Paul Carteron 9508 07/04/2016
Aleks Buda (pas vdekjes) 9555 04/05/2016
Shoqata Patriotike “Çamëria” 9669 04/07/2016
Christopher R. Hill 9748 30/09/2016
Walter Schwimmer 9767 18/10/2016
Themistokli Gërmenji (pas vdekjes) 9894 13/12/2016
Pjetër Budi (pas vdekjes) 9898 13/12/2016

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ "Presidenti Topi pret Emirin e Shtetit të Katarit, Sheikun Hamad Bin Khalifa Al Thani". Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2011. Marrë më 18 tetor 2011.