Shko te përmbajtja

Rrok Mirdita

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrok Kolë Mirdita (1939 – 2015) ishte klerik katolik shqiptar dhe Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit.

Lindi më 28 shtator 1939 në KllezënUlqinit, Mali i Zi.[1] Ai u shugurua prift më 2 korrik 1965, dhe më pas shërbeu në famulli shqiptare në Bronx dhe Westchester, në shtetin e Nju Jorkut, SHBA.

Më 25 dhjetor, 1992, ai u emërua Arqipeshkëv i Tiranë-Durrësit dhe u shugurua më 25 prill 1993, nga Papa Gjon Pali II gjatë vizitës në Shqipëri. Rrok Mirdita ndërroi jetë më 7 dhjetor 2015 në Tiranë.[2]

Me nismën e tij nisi ndërtimi i Katedrales së Shën PalitTiranë, gurthemeli i së cilës u vendos në vitin 1993 gjatë vizitës së Papa Gjon Palit II në Shqipëri; katedralja u përurua në janar 2002. Rrok Mirdita është qytetar nderi i qytetit të Tiranas.[3]

  1. Lafe, Emil, red. (2008). Fjalor enciklopedik shqiptar : vëllimi i dytë H-M. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 1734. ISBN 978-99956-10-28-9.
  2. "Vdes drejtuesi i rimëkëmbjes së fesë". Voice of America. 2015-12-07. Marrë më 2026-03-18.
  3. "Ndërron jetë imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit". www.archivioradiovaticana.va. Marrë më 2026-03-18.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]