Jump to content

Medalja "Qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Medalja "Qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë" është një medalje që jepet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me propozim të 1/5 së deputetëve.[1]

Kjo medalje u jepet personaliteteve shqiptare ose të huaja, për vepra me efekte të spikatura në historinë dhe kulturën e kombit shqiptar, të cilat njihen si arritje madhore.[1]