Dekorata "Nderi i kombit"
Appearance
Urdhri “Nderi i Kombit” është një dekoratë nderi e Republikës së Shqipërisë që u jepet qytetarëve shqiptarë që me veprat dhe emrin e tyre nderojnë kombin shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Dekorata jepet me dekret nga Presidenti i Shqipërisë. Ky urdhër është i artë.
Deri më tani më ky titull u është akorduar:
Në vitin 1996
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ibrahim Kodra (lindi në Ishëm, më 22 prill 1918 - më 7 shkurt 2006 vdiq në Milano) ishte një piktor shqiptar me famë ndërkombëtare. Kodra ajo është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.
Në vitin 2002
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kahreman Ylli ( 1917 - 1975 nga Leshnjë, Skrapar), statusi i tij ishte udhëheqës i LANÇl, ministër dhe deputet. Profesioni i tij ishte: Politikan, Diplomat, Pedagog. Dekorimi i tij është bërë më 04 shtator 2002 me propozimin nga Këshilli i Qarkut të Beratit.
- Gjin Marku ( nga Mirdita), statusi i tij ishte udhëheqës i LANÇl, kuadër drejtues i Ushtrisë. Profesioni i tij ishte: Ushtarak. Dekorimi i tij është bërë pas vdekjes më 04 shtator 2002.
- Azem Hajdari ( nga Tropoja), është vrarë në parlament dhe statusi i tij ishte drejtues i Opozitës dhe deputet i parlamentit të Shqipërisë. Profesioni i tij ishte: Politikan, Diplomat, Pedagog. Dekorimi i tij është bërë më 07 shtator 2002 me propozimin nga Grupimi “dhjetor 90”.
- Universiteti Luigj Gurakuqi (Shkodër). Dekorimi i universitetit është bërë më 24 tetor 2002 me propozimin nga Ministrit Arsimit dhe Shkencës, z. L. Memushi.
- Nako Perikli Spiru (04 janar 1918 - 20 nëntor 1947 nga Durrësi vetëvrarë), statusi i tij ishte udhëheqës i LANÇl, ministër. Profesioni i tij ishte: Politikan, publicist, ekonomist. Dekorimi i tij është bërë më 12 nëntor 2002 me propozimin nga Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave.
- Át Gjergj Fishta (nga Zadrima), statusi i tij ishte poet kombëtar, patriot. Profesioni i tij ishte: poet, gjuhëtar, publicist, politikan. Dekorimi i tij është bërë më 21 nëntor 2002 me propozimin nga Këshilli i Qarkut të Lezhës.
- Elena Gjika (Dora d’Istria) ( 1820 - 1888 nga Rumania me origjinë shqiptare), statusi i saj ishte: patriote. Profesioni i saj ishte: shkrimtare, publiciste. Dekorimi i saj është bërë më 21 nëntor 2002 me propozimin nga Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave.
- Vaçe Hasan Zela ( lindur më 07 prill 1939 nga Lushnja), statusi i saj është Këngëtare në pension. Profesioni i saj ishte: këngëtare. Dekorimi i saj është bërë më 24 dhjetor 2002 me propozimin nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit, znj. Arta Dade.
- Biblioteka Kombëtare ( themeluar më 1912 në Tiranë ). Institucion kombëtar i edukimit dhe shkencës. Dekorimi i saj është bërë më 27 dhjetor 2002 me propozimin nga Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, znj. Arta Dade.
Në vitin 2003
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kadri Gjata (Kumbaro) ( Lindur më 1865 - i vdekur , vinte nga Libohova), statusi i tij ishte: Dëshmor i Atdheut. K. Gjata ishte Veprimtar i Lëvizjes për Pavarësi. Dekorimi i tij është bërë më 10 shkurt 2003 me propozimin nga Bashkia e Libohovës.
- Mustafa Beqir Krantja ( Lindur më 10 prill 1921- i vdekur , vinte nga Kavaja), me profesion ishte Dirigjent. Dekorimi i tij është bërë më 10 shkurt 2003 me propozimin nga Bashkia e Libohovës.
- Eqerem Çabej ( 1908 - 1980 , vinte nga Gjirokastra), statusi i tij ishte: akademik, Mësues i Popullit, profesor Profesioni i tij ishte, gjuhëtar, albanolog. Dekorimi i tij është bërë më 10 maj 2003 me propozimin nga Ministria Kulturës.
- Mirash Ivanaj ( Lindur më 12 shkurt 1891 - i vdekur, vinte nga Trieshi i Malësisë së Madhe) , statusi i tij ishte: Ministër Arsimi. Profesioni i tij ishte prof. dr. jurist. Dekorimi i tij është bërë më 15 shtator 2003 me propozimin nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës, zot. L. Memushi.
- Odhise Paskali ( Lindur më 22 dhjetor 1903 - i vdekur, vinte nga Përmeti) , statusi i tij ishte: Akademik. Profesioni i tij ishte skulptor. Dekorimi i tij është bërë më 06 tetor 2003 me propozimin nga Ministria e Arsimit, znj. Arta Dade dhe Drejtori i Muzeut Kombëtar, z. Moikom Zeqo.
- Petro Marko ( Lindur më 25 nëntor 1913 - i vdekur, vinte nga fshati Dhërmi në Himarë) , statusi i tij ishte: shkrimtar. Profesioni i tij ishte shkrimtar, publicist. Dekorimi i tij është bërë më 12 nëntor 2003 me propozimin nga Ministri i Kulturës, znj. Arta Dade.
- Tahir Kadare ( Lindur më 28 nëntor 1913 - i vdekur, vinte nga Gjirokastra) , statusi i tij ishte: Gjeneral-major. Profesioni i tij ishte ushtarak. Dekorimi i tij është bërë më 12 nëntor 2003 me propozimin nga Org. Bashkuar e Veteranëve të Luftës Antifashiste.
- Jakov Xoxa ( Lindur më 15 prill 1923 - në Fier) , statusi i tij ishte: Shkrimtar. Profesioni i tij ishte shkrimtar. Dekorimi i tij është bërë më 12 nëntor 2003 me propozimin nga Ministria e Kulturës, znj. Arta Dade.
- Kel Geg Kodheli ( Lindur më 24 dhjetor 1918 , nga Shkodra) , statusi i tij ishte: piktor. Profesioni i tij ishte Piktor. Dekorimi i tij është bërë më 12 nëntor 2003 me propozimin nga Ministria e Kulturës, znj. Arta Dade.
Në vitin 2006
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zef Pllumi ( Lindur më 1924 - në Malin e Rencit (Lezhë). Prift Françeskan që kishte vuajtur 26 vjet burg në burgjet komuniste të Enver Hoxhës. Është dekoruar më 3 korrik 2006.
Në vitin 2007
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ismail Qazim Ahmeti, inxhinier hidrocentralesh.
Në vitin 2011
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sali Nivica (pas vdekjes), dekorohet Nderi i Kombit më 17.01.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi
- Reshat Arbana, dekorohet Nderi i Kombit më 7.10.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi
- Pjetër Arbnori, dekorohet Nderi i Kombit (pas vdekjes) më 28.10.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: "Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar".[1][2]
- Petro Nini Luarasi, dekorohet Nderi i Kombit (pas vdekjes) më 13.01.2012 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: "Figurë e shquar e kombit, një nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes Kombëtare, luftëtar i paepur për zgjimin, emancipimin dhe prosperimin e kombit shqiptar, për çlirimin nga zgjedha otomane dhe formimin e shtetit komb të shqiptarëve, luftëtarit të madh të krijimit të arsimit kombëtar si një nga shtyllat e çështjes kombëtare, vepër për të cilën dha edhe jetën."[3]
- Jani Vreto, dekorohet Nderi i Kombit (pas vdekjes) më 13.01.2012 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: "Figurë e shquar e kombit, një nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes, që çështjen kombëtare e pa të lidhur njësh me krijimin dhe zhvillimin e arsimit kombëtar dhe përpjekjet për krijimin e alfabetit shqiptar dhe botimin e abetares së parë shqipe i konsideronte si beteja të mëdha për fitoren e pavarësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar."[4]
Në vitin 2012
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Qytetin e Vlorës Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bamir Topi me dekretin nr.7573, datë 26.06.2012, ka nderuar me titullin e lartë "Nderi i Kombit", Vlorën, qytetin e Pavarësisë, shoqëruar me motivacionin "Për rolin historik si qytet simbol i shpalljes së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të ri shqiptar, për meritat e veçanta në luftën për liri, pavarësi dhe çlirim, për ndjenjat e larta patriotike e liridashëse dhe kontributin e vazhdueshëm në ruajtjen e traditës dhe forcimin e identitetit kombëtar".
- Nexhmije Pagarusha Presidenti i Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishani ka nderuar artisten dhe këngëtaren nga Kosova me motivacionin: “Artistes së shquar me zë të rrallë dhe interpretim virtuoz, që i dha shpresë dhe besim popullit shqiptar të Kosovës në vitet e vështira të pushtimit serbomadh dhe që i shtoi vlera dhe cilësi të reja kulturës shqiptare, duke u bërë pikë e rëndësishme referimi në historinë e saj”.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Presidenti Topi dekoron Pjetër Arbnorin (pas vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit”[lidhje e vdekur]
- ^ "Presidenti Topi dekoron Pjetër Arbnorin (Pas vdekjes), me Urdhrin "Nderi i Kombit"". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2011. Marrë më 28 tetor 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Presidenti Topi dekoron Petro Nini Luarasin (pas vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit” Arkivuar 11 shkurt 2012 tek Archive.today, Web faqaja president.al, 13 janar 2012
- ^ Presidenti Topi dekoron Jani vreton (pas vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit” Arkivuar 11 shkurt 2012 tek Wayback Machine, Web faqaja president.al, 13 janar 2012
- Ligji Nr.8113, datë 28.3.1996 PER DEKORATAT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE
- Dokumenti Urdhri Nderi i Kombit gjetur në gusht 2006 në faqen e Presidentit të Shqipërisë