Sali Nivica
Sali Asllani (Nivica) | |
![]() | |
Anëtar i Komisisë Letrare | |
6 shkurt 1918 – 10 janar 1920 | |
Anëtar i Kryesisë së Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës | |
7 nëntor 1918 – 10 janar 1920 | |
Kryeredaktor i Gazetës Populli | |
18 janar 1919 – 10 janar 1920 | |
Të dhënat personale | |
Lindi më: | 15 maj 1890 |
Lindi në: | ![]() |
Vdiq më: | 10 janar 1920 |
Vdiq në: | ![]() |
Kombësia: | Shqiptar |
Profesioni: | Gazetar, Politikan, Publiçist |
- “Saliu ishte portë e shtyllë, a thue nji shkamb në të cilin tash 10 vjet i turren tallaze të mëdha pa mujte me e bremun kërkund”
- “Saliu ishte intelektuali ma i aftë dhe ma konsenguent i kohës”
- “Saliu kur fliste për çështjen Kombëtare dridhej i tëri si purtekë”
- “Ai hyll që perëndoi ishte personifikim i ç'quem i delikatesës dhe i pastërtisë së gjuhës sonë kombëtare. Këtë humbje nuk do ta verë në vend as një e katërta e shekullit”
- “S'të keshëm rradhë si çdo rradhë por shok me Ismail Qemal”
- — Këngë e ngritur nga populli
- “S'të keshëm rradhë si çdo rradhë por shok me Ismail Qemal”
Sali Nivica lindi më 15 maj 1890 në Rexhin të Kurveleshit të Sipërm, rrethi Tepelenë. U vra nga armiqtë e Shqipërisë më 10 janar 1920 në Shkodër. Ishte publicist, patriot, politikan e shkrimar. Ai u dekorua me urdhërin Nderi i Kombit.
Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1904 filloi studimet e shkollës së mesme në gjimnazin 'Idadi Mylyqi' të Manastirit. Aty u lidh me atdhetarin Bajo Topulli, themelues i 'Komitetit të Parë Kryengritës për çlirimin e Shqipërisë, aktivist i të cilit u bë edhe djaloshi Sali Nivica, sidomos me shkrime me frymë të fuqishme atdhetare në shtypin e kohës. Dy vitet e fundit të shkollës së mesme Saliu i përfundoi, në vitin 1909, në gjimnazin Zosimea të Janinës.
Aktiviteti arsimor, patriotik dhe politik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aty ai vijoi të merret me veprimtari atdhetare, bëhet anëtar i klubit 'Shoqëria Shqiptare' dhe shkruan në shtypin e kohës. Është redaktori i vetëm i gazetës 'Zgjimi' dhe bashkëpunon shpesh me gazetën 'Liria'. Në Janinë, bëhet mësues para kohe duke mbledhur nxënës të klasave më të ulëta të Idadijes së Janinës dhe u mësonte atyre gjuhën shqipe. Gazeta 'Liria', pas mbarimit të shkollës, shkruante se Sali Nivica ishte një nga më të zgjuarit e të palodhurit nga të diplomuarit e shkollës së Janinës.
Në prag të shpalljes së Pavarësisë, Saliu, për karakterin e vlerat e tij atdhetare e publicistike, u zgjodh nga Luigj Gurakuqi që ta shoqëronte atë gjatë vizitave në disa kryeqytete të Evropës. Ishte pjesëmarrës në grupin që përgatiste kryengritjen antiosmane në shkallë kombëtare. Komiteti Organizator e cakton Sali Nivicën dhe Nikoll Kaçorrin të merret me përgatitjen e koordinimin e kryengritjes në Shqipërinë e Jugut. Duke u nisur nga Durrësi, ku Nikolla ishte i dënuar me arrest shtëpie e nuk mund të lëvizte, Saliu shkon i vetëm në Vlorë, Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Kurvelesh, Tepelenë, Berat dhe takohet me parinë e krahinave dhe njerëzit atdhetarë për t'u organizuar. Mori pjesë drejtpërdrejt në organizimin e kryengritjes së parë antiosmane në Kurvelesh e me pas në Manastirin e Cepos në korrik 1911, ku morën pjesë paria dhe mbi 800 burra të armatosur nga Çamëria, Delvina, Saranda, Gjirokastra, Përmeti, Tepelena, Vlora etj. Në korrik 1912, i gjendur në Durrës si mësues, për veprimtaritë e tij antiosmane, arrestohet dhe burgoset në Stamboll. Pasi u lirua nga burgu me ndërhyrjen e Ismail Qemalit, fillon punën e mësuesit të gjuhës shqipe në 'Robert College', në Stamboll, ku krijon edhe drejton shoqërinë Qarku letrar. Në vitet 1914-1915 bashkëpunoi me publicistin e atdhetarin Muço Qulli për nxjerrjen e gazetës Populli, dhe deri me 1916 punoi në fushën e arsimit. Ishte mbrojtës e përhapës i flaktë i arsimit dhe gjuhës shqipe. Motoja e tij ishte Kombin e mban dhe difton komb nji atdhe homogjen, nji histori e kthjellët, nji besim i bashkët e nji gjuhë e livrueme. Ai kërkonte të ngrihej një Akademi për studimin e një gjuhe të përbashkët dhe një fjalor të gjuhës shqipe.
Më pas veprimtaria shkencore, politike dhe atdhetare e Sali Nivicës përqendrohet në Shkodër. Më 6 shkurt 1918 ftohet dhe bëhet anëtar i "Komisisë letrare", të krijuar në Shkodër më 1916, ku dha një kontribut të veçantë për probleme të lëvrimit të gjuhës shqipe ilegale në Shkodër, asaj Vllaznia e Rozafa. Është ndër organizatorët e krijimit dhe zgjidhet anëtar i Komitetit 'Mbrojtja Kombëtare e Kosovës' dhe anëtar i kryesisë së tij, prej 7 anëtarësh 7 nëntor 1918.[1] Aty bashkëpunoi me figura të ndritura kombëtare si Hoxha Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kel Marubi, Sotir Peçi, Elez Isuf Ndreu, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Vinçens Prenushi, Sejfi Vllamasi etj. Si anëtar i Kryesisë, ai vuri në dispozicion të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës gazetën e tij Populli, zyra e së cilës u zhvendos në oborrin e ndërtesës së Komitetit. Nga numri i parë e deri te ai nr.19 gazeta doli me moton 'Për lavdinë e Atdheut' dhe, gjatë punimeve të 'Konferencës së Paqes në Paris', deri te numri i fundit, numri 48 10 janar 1920 duke ju përgjigjur zhvillimeve brenda dhe jashtë vendit e për mbrojtjen e tërësisë së territoreve shqiptare, doli nën moton 'Për indipendencën e plotë të Shqipërisë'. Gazeta Populli botohej kryesisht në dialektin gegërisht, por që lexuesi do të lexonte edhe në dialektin toskërisht. Nën drejtimin e Sali Nivicës, duke qëndruar në pararojë të mendimit atdhetar të kohës, ajo u bë shprehëse e programit politik të Komitetit dhe e interesave mbarëkombëtare, sipas të cilit 'Duhet me i dalë zot vetsundimit e tanesisë toksore të Shqipnisë, me përdor çdo mjet me çlirue Kosovën dhe Dibrën, e çdo vend ku flitet shqip e me u bashkue nën sundim të Shqipërisë së lirë'.
Ai i dha gazetës, sidomos në vitin 1919, duke e shpërndarë atë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe jashtë shtetit , në Francë, Itali, Zvicër dhe SHBA, karakter të theksuar kombëtar e atdhetar, në mbrojtje të pavarësisë e të tërësisë territoriale të shtetit të ri shqiptar, që u shprehen hapur edhe në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1919-1920.
Veprimtaria e tij atdhetare e publike ishte pengesë për planet aneksioniste serbo-sllave, italiane e greke. Ndaj më 10 janar 1920, në prag të ngjarjes së madhe kombëtare, të mbledhjes së Kongresit të Lushnjës, u vra në Shkodër[2] nga Kolë Ashiku, njeri i vënë në shërbim të forcave pushtuese serbe e italiane, i paguar dhe i armatosur posaçërisht. Shkodra, ditën e varrosjes, i bëri Saliut të gjitha nderimet e rastit, duke e shpallur ditë zie.
Nderime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Mësues i Popullit, 1961.
Dëshmor i vjetër i Atdheut 1971.
- Me vendim Nr.6849 më 17 janar 2011 Sali Nivicës iu dha nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Bamir Topi, dekorata më e lartë e Republikës, Urdhri Nderi i Kombit.[3][4][5][6][7]
Dokumentar mbi jetën e tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- vimeo.com Dokumentar i realizuar nga Top Channel
- vimeo.com Film i realizuar nga TVSH
- vimeo.com Dokumentar Një jetë për kombin, nga Rezarta Reçi
Vlerësimi i emrit të tij[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Emri i patriotit Sali Nivica mbahet nga disa institucione arsimore siç është gjimnazi i përgjithshëm i Memaliajit, e nga disa shoqata atdhetare. Emrin e tij e mbajnë gjithashtu disa rrugë në Shqipëri e Kosovë, si në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Prishtinë.
Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Stampa:Sq Feja dhe flamuri
- Stampa:Sq Fjala e Presidentit Bamir Topi me rastin e dekorimit
- Stampa:Sq Kisha Katolike Shkodër, Imzot Kaçorri
Kuriozitet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në filmin artistik shqiptar Militanti të vitit 1984 të realizuar nga Kinostudio Shqipëria e Re me regji të Piro Milkanit, ngjarjet e filmit zhvillohen në Shkodër dhe personazh kryesor i filmit është Vasil Shanto, i cili së bashku me guerrilasit shkodranë marrin hakë për Sali Nivicën ndaj Kolë Ashikut. Ata i organizojnë një atentat Ashikut me pasojë plagosjen e tij, pikërisht aty ku ai vrau Saliun.
Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Robert Elsie (1 dhjetor 2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow Press. ff. 64–. ISBN 978-0-8108-7231-8. Marrë më 9 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Michael Schmidt-Neke (1987). Enstehung und Ausbau der Königsdiktatur in Albanien, 1912-1939. Oldenbourg Wissenschaftsverlag. ff. 50–. ISBN 978-3-486-54321-6. Marrë më 9 nëntor 2011. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ 1.Muzeu Historik Tepelenë
- ^ 2.Biblioteka Kombëtare Tiranë
- ^ 3.Biblioteka e qytetit Shkodër
- ^ 4.Gazeta Populli (Arkiva e Shtetit Shqiptar)
- ^ 5.Një jetë për Kombin -Prof.Dr. Gazmend Shpuza e Fatmir Çela