Jump to content

Mustafa Krantja

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mustafa Krantja

Mustafa Krantja (Kavajë, 10 prill 1921 - 4 janar 2002) ka qenë mësues si dhe dirigjent shqiptar, i nderuar me çmimin Artist i Popullit.

U lind në Kavajë, më pas vijoi studimet në Normalen e Elbasanit, ku mori kontaktin e parë si artist me popullin. Pas një aktiviteti muzikor dhe njëkohësisht edhe atdhetar në korrik të vitit 1944 erdhi në Tiranë në orkestrën e Radio Tiranës si violinist i parë. Më vonë u bë dirigjent i saj dhe krijoi një kuartet harqesh. Kreu studime në Konservatorin e Pragës për dirizhurë dhe kompozicion dhe më pas në Akademinë e Lartë të Artit Muzikor. Ishte dirigjent i operave të para shqiptare “Mrika”, “Skënderbeu’, i baletit të parë shqiptar, “Halili dhe Hajria” si dhe shumë veprave të tjera orkestrale shqitare. Është lauruar me çmime të Republikës, Urdhërin “Naim Frashëri”, dhe është dekoruar me medaljen “Dvurzhak” nga presidenti çek.

Eshtë dirigjenti i pare i Teatrit te Operas dhe Baletit, qe me pjekurine e tij artistike hodhi bazat e dirigjimit operistik ne vendin tone. Karakteristika e tij themelore ne kete ndermarrje shume te rendesishme ishte puna pedagogjike, pergatitja serioze e provave me kengetaret, korin, orkestren, me nje plan te qart profesional, zhvillimi i provave te para me penelata te gjera, pa u zhytur qysh ne fillim ne detaje te hollesishme qe i tankon nje etape te ardhshme te mevonshme, bashkpunim i mire me autoret e shfaqjes:regjizor, mjeshter kori, koreograf, siguria e larte ne dirigjimin e shfaqjes, zoterimi i plote i çdo detaji artistik, qartesia e gjaktoftesia ne mardhenjiet e tij me interpretuesit, si ne prova, ashtu dhe ne shfaqje.

Keto karakteristika te tij u vune re qe ne dirigjimin e operas “Rusallka” te Dargomirxhskit (27.11.1953), qe ishte shfaqja e pare operistike absolute ne vendin tone. Ato u perfeksionuan çdo dite e me teper ne shfaqjet e ardhshme, duke i dhene vulen personale stilit te tij dirizhorial. Prove per kete jane premierat e operave:

1953 “Rusallka” (Dargomirzhskil)

1954: “Ivan Susanjin (Glinka)

1956: “Nusja e shitur” (Smetana)

1956: “Traviata” (Verdi)

1957: “Jollanta” (Cajkovskij)

1958: “Berberi i Siviljes” (Rosini)

1959: “Kavaleria Rustikana (Maskanji)

1959: “Mrika” (P. Jakova)

1961:Shfaqje me skena nga operat:

“Dasma e Figaros” (Mozart),

“Boris Godunov” (Musorgskij), “Trovatore” (Verdi),

1962: “Karmen” (Bize)

1963: “Bohema (Puçini)

1963: ”Aleko” (Rahmaninov)

1964: ”Peshkataret e Perlave (Bize)

1964: Prologu i operas “Borebardha” (Rimskij-Korsakov)

1965: ”Rigoleto” (Verdi)

1966: “Mrika” (P. Jakova) rivenie

1968: “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” (P. Jakova)

1975: “Komisari” (N. Zoraqi), etj.

I është dhënë titulli “Artist i Popullit” dhe “Profesor”. Urdheri i punes i klasit te II Urdheri i punes i klasit te I Çmimi i Republikes i shkalles se II Urdheri “Naim Frasheri” i klasit te I per veprimtari artistike Urdheri “Naim Frasheri” i klasit te I per sherbime ne shkollat shqipe te zonave verilindore jashte kufijve politike te shtetit shqiptar te vitit 1913. Titullin “Artist i Merituar” i Republikes Popullore te Shqiperise Titullin “Artist i Popullit” i Republikes Popullore te Shqiperise Titullin shkencor “Profesor” Medaljen e 50-vjetorit te çlirimit per kontribut gjate luftes antifashiste NÇL Medaljen e nderit te operas Azerbajxhanit ne Baku Medaljen “Antar Nderi i Perjetshem” i Qendres Nderkombetare te Kultures, Artit dhe Literatures me seli ne qytetin e Brindizit(Itali) “Cikal” Titullin “Qytetar Nderi” i qytezes Citolibe ne Republiken Çeke. Medalja perkujtimore “Dvorzhak” nga Ministri i Kultures i Republikes Çeke.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://www.kavajaonline.com/forumi/topic/3215-mustafa-krantja-babai-i-dirigjimit/ Arkivuar 29 mars 2016 tek Wayback Machine