Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit
ShkurtesaSPAK
Pasqyrë e agjencisë
Formuar25 Nëntor, 2019
Struktura operative
SeliaTiranë, Shqipëri
Ekzekutiv i agjencisë
  • Altin Dumani, Kryetar
Website
spak.gov.al

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shkurt SPAK, është një organ i pavarur gjyqësor i ngarkuar me hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta të qeverisë dhe shoqërisë në Shqipëri.

Struktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

SPAK-u përbëhet nga dy njësi. [1]

BKH[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) është një njësi e specializuar e policisë gjyqësore e cila heton veprat penale që janë në juridiksionin e Prokurorisë së Posaçme, në përputhje me dispozitat e nënvizuara në Kodin e Procedurës Penale. BKH përbëhet nga titullari (drejtori), hetuesit dhe shërbimet e ofruara nga Policia Gjyqësore të cilat janë nën mbikëqyrjen e kontrolluar të Prokurorisë së Posaçme. [2]

PPKKO[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (PPKKO ose Prokuria e Posaçme) ndjek dhe përfaqëson prokurorinë në emër të shtetit pranë Gjykatave Speciale. Merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale dhe kryen detyra të tjera të caktuara me ligj. Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Hetime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjykatat e Posaçme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkalla e Parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është pasardhëse e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ajo përbëhet nga 18 gjyqtarë, nga të cilët 5 janë të përhershëm dhe 13 të përkohshëm. Ajo gjykon të gjitha rastet e ngritura nga Prokuroria e Posaçme. [6]

Shkalla e Dytë / Apeli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është instanca e apelimit të çështjeve nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë.

Shiko më shumë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ligji Nr.95/2016" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2019. Marrë më 30 mars 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Njihuni me reformën në drejtësi
  3. ^ "SPAK nis hetimet për Ilir Metën".
  4. ^ a b "Kreu i SPAK, Kraja: Po hetohet tragjedia e Gërdecit dhe privatizimi i kompleksit "Partizani"".
  5. ^ "Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka paraqitet në SPAK".
  6. ^ "Ja kush janë trupat gjyqësorë". Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 30 mars 2022. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)