Reforma në Drejtësi (Shqipëri)
Ky artikull është pjesë e një serie në |
Sistemin shtetëror të Shqipërisë |
---|
Reforma në Drejtësi është një iniciativë e Qeverisë dhe e Kuvendit së Shqipërisë me qëllim rritjen e pavarësisë së sistemit të drejtësisë dhe fuqizimin e sistemit të drejtësisë në drejtim të profesionalizmit dhe efiçiencës së magjistratëve gjyqtarë e prokurorë dhe të luftës kundër korrupsionit. Reforma në Drejtësi është një reformë e thellë që prek në tërësi çdo element të sistemit aktual të drejtësisë.
Reforma në Drejtësi filloi me ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në 27 Nëntor 2014[1]. Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Sistemin e Drejtësisë përgatiti një Dokument Analitik të Sistemit të Drejtësisë gjatë vitit 2015, i cili kishte si qëllim analizimin e gjendjes aktuale të sistemit të drejtësisë, duke evidentuar problematikat që prekin sistemin tonë të drejtësisë në të gjitha aspektet e organizimit, funksionimit dhe administrimit të tij[2]. Më tej problemet e identifikuara do të shërbenin si lëndë e parë për hartimin e një strategjie dhe plani veprimi në funksion të adresimit të problemeve në mënyrën më të efektshme të mundshme[3].
Në thelb të Reformës në Drejtësi ishte miratimi nga Kuvendi i ndryshimeve kushtetuese më 21 korrik 2016[4], ku nga 26 nene të Kushtetutës që i përkasin sistemit të drejtësisë, Reforma ndryshoi 21 prej tyre dhe neneve të Kushtetutës në lidhje me sistemin e drejtësisë u shtohen të paktën 23 pika të reja. Për më tepër, u shkrinë tre institucione të përcaktuara në Kushtetutë dhe u parashikua krijimi i të paktën 12 institucioneve të reja[5].Miratimi i ndryshimeve kushtetuese u pasua me miratimin e paketës me Ligjet Organike[6] ku spikat ligji për ri-vlerësimin e përkohshem të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë[7].
Institucionet e Drejtësisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si pasojë e paketës së ligjeve të Reformës në Drejtësi është parashikuar ngritja e një numër institucionesh të reja të pavarura si dhe ndryshime thelbësore të institucioneve ekzistuese:
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) është institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë, do të ushtrojë rolin kryesor në emërimet në sistemin e drejtësisë, dhe përgjegjësitë kryesore të KED do të jenë vlerësimi i përmbushjes së kushteve e kritereve ligjore, profesionale dhe morale nga kandidatët për emërim si anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Për të gjitha emërimet që bëhen nga institucionet përgjegjëse, KED bën renditjen e kandidaturave dhe përcjell tre kandidatët e renditur më lartë.
KED do të përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët shërbejnë për një mandat një vjeçar dhe përzgjidhen, çdo vit, me short, sipas këtij përfaqësimi: 2 anëtarë nga gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, 1 anëtar nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, 1 anëtar nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, 2 anëtarë nga gjyqtarët dhe 2 nga prokurorët e gjykatave të apelit, dhe 1 anëtar nga gjyqtarët e gjykatave administrative.
Gjykata Kushtetuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpara ndryshimeve kushtetuese, anëtarët e GJykatës Kushtetuese (GjK) zgjidheshin me propozim të Presidentit dhe miratim me shumicë të thjeshtë nga Kuvendi. Si pasojë e Reformës, anëtarët e GJK-së do të zgjidhen si vijon: 3 anëtarë emërohen nga Gjykata e Lartë; 3 anëtarë emërohen nga Presidenti; dhe 3 anëtarë nga Kuvendi me shumicë të cilësuar të 3/5 të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Anëtarët që emërohe duhet të përzgjidhen vetëm nga lista e 3 kandidatëve të renditur më lartë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe, në rastin e Kuvendit, nëse brenda 30 ditëve nuk arrihet të sigurohet shumicë e cilësuar, atëhere konsiderohet i emëruar kandidati i renditur më lart nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
Këshilli i Lartë i Gjyqësorit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpara ndryshimeve kushtetuese qeverisja e sistemit të drejtësisë ishte përgegjësi e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në vend të tij, ndryshimet kushtetuese parashikojnë ndritjen e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit (KLGj). KLGJ do të jetë përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, mbarëvajtjes dhe llogaridhënies në sistemin gjyqësor[8].
KLGJ emëron gjyqtarët e të gjitha niveleve, me përjashtim të atyre të Gjykatës Kushtetuese, dhe vendos për masat disiplinore, përfshi shkarkimin, e gjyqtarëve të të gjitha niveleve, përjashto anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.
KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë: 6 anëtarë janë gjyqtarë dhe zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare; 5 anëtarë janë jo-gjyqtarë dhe zgjidhen nga rradhët e avokatëve, akademikëve dhe shoqërisë civile.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) është institucion i ri, i cili krijohet për herë të parë dhe do të jetë përgjegjës për sigurimin e pavarësisë, mbarëvajtjes dhe llogaridhënies në sistemin e prokurorisë[9].
Gjykata e Lartë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpara ndryshimeve kushtetuese, zgjedhja e anëtarëve të GJykatës së Lartë (GjL) bëhej me propozim të Presidentit dhe miratim me shumicë të thjeshtë votash nga Kuvendi. Si pasojë e Reformës, zgjedhja e anëtarëve të GJL-së do të bëhet nga Këshilli i Lartë i Gjyqësorit.
Për më tepër, Reforma në Drejtësi e ka rikonceptuar rolin e Gjykatës së Lartë në një "gjykatë kasacioni" që kujdeset për unifikimin dhe zhvillimin e praktikës gjyqësore[10].
Prokurori i Përgjithshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përpara ndryshimeve kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm (PP) shërbente për një mandat 5 vjeçar me të drejtë riemërimi. Si pasojë e Reformës, Prokurori i Përgjithshëm do të shërbejë për një mandat 7 vjeçar pa të drejtë riemërimi. Zgjedhja e PP-së do të bëhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, i cili bën thirrje publike për paraqitjen e interesit për postin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe nga kandidaturat KLP përzgjedh tre më të mirat, të cilët i përcillen Kuvendit për miratim. Në rast se Kuvendi brenda 30 ditëve nuk arrin të sigurojë shumicë me 3/5 të të gjithë anëtarëve të vet, atëhere konsiderohet i emëruar kandidati i renditur më lart nga KLP.
Gjykatat e posacme të korrupsionit dhe krimit të organizuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Reforma parashikoi krijimin e dy gjykatave të posaçme, Gjykata e posaçme e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe të akuzave penale kundër funksionarëve të lartë, si: Presidentin dhe ish presidentët; Kryetarin dhe ish Kryetarët e Kuvendit; Kryeministrin dhe ish Kryeministrat; deputetët e Kuvendit; ministrat; ministrat që kanë shërbyer gjatë dy mandateve të fundit; Prokurorin e Përgjithshëm; Inspektorin e Lartë të Drejtësisë; kryetarët e bashkive; zëvendësministrat; anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë; anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë; dhe drejtuesit e institucioneve shtetërore qëndrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj[11].
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të pushojnë së ekzistuari pasi funksionet e tyre do të merren nga gjykatat e posaçme.
Prokuroria e Posaçme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Reforma parashikoi krijimin e dy institucioneve të reja të hetimit dhe prokurorisë: Prokurorinë e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilat janë të pavarura nga Prokurori i Përgjithshëm. Prokuroria e Posaçme ushtron funksionet pranë gjykatave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. BKH raporton vetëm tek Prokuroria e Posaçme. Prokurorët e prokurorisë së posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe shërbejnë për një mandat 9 vjeçar[12].
Inspektori i Lartë i Drejtësisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Inspektori i Lartë i Drejtësisë është një institucion i ri, përgjegjës për verifikimin e ankesave kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, dhe të Prokurorit të Përgjithshëm; hetimi i shkeljeve të tyre; dhe fillimi i procedurave disiplinore ndaj tyre. Inspektori i Lartë i Drejtësisë do të jetë përgjegjës, gjithashtu, për inspektimin institucional të gjykatave dhe zyrave të prokurorisë[13].
Inspektori i Lartë i Drejtësisë emërohet për një periudhë 9 vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje. Për zgjedhjen e ILD-së, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi përgatit një listë me kandidatura, ku tre kandidatët të renditur më lartë i përcillen Kuvendit. cilat ai i rendit nga më e mira tek më e dobta, dhe ja dërgon për votim Kuvendit. Në rast se Kuvendi brenda 30 ditëve nuk arrin të sigurojë shumicë me 3/5 të të gjithë anëtarëve të vet, atëhere konsiderohet i emëruar kandidati i renditur më lart nga KED.
Rivlerësimi kalimtar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Rivlerësimi kalimtar (vettingu)
Një nga risitë më të mëdha të Reformës në Drejtësi është procesi i rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vettingu), i cili ka për qëllim që të garantojë që të sigurojë profesionalizmin dhe integritetin e punonjësve të sistemit të drejtësisë, në mënyrë për të garantuar një drejtësi të pavarur dhe të ndershme duke synuar largimin nga sistemi e të gjithë magjistratëve që nuk justifikojnë pasurinë, që kanë lidhje me krimin ose që nuk kanë aftësitë e duhura profesionale.[14]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 1 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2018. Marrë më 1 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 1 qershor 2019. Marrë më 1 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.euralius.eu/images/Justice-Reform/Amendamentet-kushtetuese-21-07-2016-AL.pdf[lidhje e vdekur]
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2019. Marrë më 1 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.reformanedrejtesi.al/aktivitet/kuvendi-i-shqiperise-miratoi-pese-projektligje-te-rendesishme-pjese-e-paketes-se-shtate-0
- ^ http://www.euralius.eu/images/Justice-Reform/Ligji-nr-84-date-30-08-2016-per-ri-vleresimin-e-perkohshem-te-gjyqtareve-dhe-prokuroreve-te-Republikes-se-Shqiperise.pdf[lidhje e vdekur]
- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 nëntor 2018. Marrë më 1 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 nëntor 2018. Marrë më 1 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2019. Marrë më 1 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2019. Marrë më 1 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 korrik 2019. Marrë më 1 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 nëntor 2018. Marrë më 1 qershor 2019.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 3 qershor 2019. Marrë më 13 maj 2022.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)