Byroja Kombëtare e Hetimit
| Byroja Kombëtare e Hetimit | |
|---|---|
| Shkurtesa | BKH |
| Pasqyrë e agjencisë | |
| Formuar | 2021 |
| Struktura juridiksionale | |
| Operations jurisdiction | Shqipëri |
| Juridiksioni ligjor | Republika e Shqipërisë |
| Struktura operative | |
| Përmbledhur nga | Komisioni Ndërkombëtar i Monitorimit |
| Selia | Tiranë, Shqipëri |
| Ekzekutiv i agjencisë |
|
| Agjencia mëmë | SPAK |
| Website | |
| spak | |
Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) është njësia hetimore e SPAK-ut, e cila heton zyrtarë të lartë për korrupsion dhe bosët e krimit të organizuar. BKH është ngritur sipas modelit të FBI-së amerikane.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas ligjit, 60 hetuesit e BKH-së do të trajnohen në akademinë e FBI-së në Virxhinjë, nën mbikëqyrjen e një komisioni ndërkombëtar.
BKH-ja ka nisur punën zyrtarisht në muajin shtator të vitit 2021 me fillimin e detyrave të 28 hetuesve të parë. Grupi i dytë prej 32 hetuesish pritet të marrin detyrën më korrik 2022, pas fazës së përzgjedhjes dhe trajnimit në ShBA dhe Itali.
Funksionimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Puna zhvillohet në ekipe të hetuesve, të cilët drejtohen nga drejtori. Drejtori i BKH-së zgjidhet nga kryeprokuroi dhe prokurorët e SPAK-ut. Llogaritë bankare dhe telefonat e hetuesve monitorohen në vazhdimësi për të siguruar integritetin e tyre.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Faqja zyrtare
- Faqja e vjetër zyrtare e BKH-së tek Wayback Machine (arkivuar 25 maj 2022)
- Ambasada e ShBA-ve në YouTube: video shpjeguese