Sabit Rrustemi
Stampa:Infobox personbox Sabit Rrustemi është i lindur më 3 prill 1959 në Terziaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë.
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1977 boton poezinë e parë ne revistën "Zëri i rinisë" të Prishtinës. Në vitin 1981, është nje shkrimtaret e Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit "Nën maskën e mysafirëve", të botuar në revistën "Fjala" më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë titiste, me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton përmbledhjen e parë të poezive. Sabit Rrustemi jeton dhe krijon në Zhegër. Është i martuar, baba i pesë fëmijëve. Aktualisht drejton Ars Clubin “Beqir Musliu”, një asociacion alternativ i shrimtarëve në Kosovë, me seli në Gjilan, brenda të cilit asociacion është dhe Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” si dhe revistën letrare – kulturore AGMIA.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ku i la lisat era Rilindja, Prishtinë, libër ky i dorëzuar që në vitin 1981, redaktuar nga Ali Podrimja.
- Besoj në një diell, Fjala 1992 Prishtinë.
- Variacione për lirinë, Rilindja, 1997, Prishtinë.
- Ëndrra që puthet, poezi, Rozafa, 2001, Prishtinë.
- Pika e zezë, përmbledhje tregimesh, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1993.
- Maska e mysafirëve SH.B. Buzuku, Prishtinë, 1997.
- Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës, prozën dokumentare 1994, Shtëpia Botuese Plejada botues, Beqir Musliu.
- Natyrë me vaj, album poetik, Shtëpi Botuese Plejada, Prishtinë me parathënie të Beqir Musliut.
- Paqja e brishtë, bot. Rozafa, Prishtnë, 2007
- SHIU I BUZËVE TUA, bot. Rozafa, Prishtnë, 2009
- ANTINGERE DIVINA / Prekje hyjnore (përkthyer në gjuhen rumune nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2009
- NËN QERPIKUN TËND, poezi, T-KOM, Shkup 2009
- I përfaqësuar edhe në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës, Bukuresht 2009
- “Zjarrmi e kthejlltë”, poezi, Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, Gjilan, 2011.
- "Në fytyrën e një gjethi", poezi, Shtëpia Botuese "Beqir Musliu", 2012.
- "Murale shpirti", poezi, Shtëpia Botuese "Rozafa", 2013.
- “Stina e meseleve”,tregime pop. , Shtëpia Botuese “Beqir Musliu” Gjilan, 2014.
- “Grafite nënlëkurore”, poezi, Shtëpia Botuese “ Beqir Musliu”, 2015.
- NDEZJE YJESH NË ZEMËR” (poezi të zgjedhura të
- dashurisë), Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, 2015, Gjilan.
- PA NJË VDEKJE MBES”, (poezi), Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, 2016, Gjilan.
- STINA E MESELEVE – II, (rrëfime të shkurtra popullore), QRTK, 2016, Gjilan.
- MËKATI Që (S)E BËMË, (tregime të zgjedhura), Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, 2016, Gjilan.
- HIRI I PRITJEVE TË DJEGURA, (tregime), Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, 2016, Gjilan.
- PËR DASHURI KURRË S’ËSHTË VONË”, (poezi), Shtëpia Botuese “Beqir Musliu”, 2017, Gjilan.
I prezantuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Në vëllimin me tregime nga Kosova, “Djepi i lashtë” , Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, 1982, Tiranë.
- Në “Antologji e poezisë moderne shqipe”, përzgjedhur nga Ferdinand Laholli, 2003, Gjermani.
- Në antologjinë poetike për Kosovën, “Një gur i çarë”, nga Ali Podrimja, 2005, Prishtinë.
- Në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës, 2009, Bukuresht.
- Në Antologjinë poetike, “Muza e mëmëdheut”, nga prof dr. Agim Vinca, Shtëpia Botuese EUGEN (Tiranë) dhe ARTINI (2012, Prishtinë).
Funksionet publike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sabit Rrustemi përpos krijimeve letrare e publicistike, merret edhe me veprimtari publike politike. Aktualisht është këshilltar politik në Zyrën e z/kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Ramë Manaj. Në vitet 2001 - 2004 ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Gjatë vitit 2003 është çertifikuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg si vijues i Shkollës Politike të Prishtinës, Gjatë vitit 2009, ka kryer dhe Shkollën për Integrime Europiane në Prishtinë.
- Editor i SHB Beqir Musliu, kryetar i ARS-Clubit Beqir Musliu, Gjilan.
Çmimet letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimet letrare 1979
- Vendi i dytë për poezinë Sëmundja e dhëmbit, revista letrare “Jeta e Re”, Prishtinë.
- Vendi i dytë për tregimin Matësi i verbër, gazeta “Flaka e vëllazërimit”, Shkup. 1980
- Vendi i parë për poezinë Pylli i Brinjës, revista “Zëri i rinisë”, Prishtinë.
- Vendi i dytë për tregimin Një ndodhi e vjetër dhe vendi i tretë për tregimin Fletëza të shkepura, revista “Zëri i rinisë”, Prishtinë. 1984
- Vendi i dytë për poezinë Fotografia e nënës, revista letrare “Pionieri”, Prishtinë.
- 1984
- Vendi i tretë për poezinë Pasojat e fëmijërisë, revista letrare “Pionieri”, Prishtinë.
- 1987
- Vendi i parë për tregimin Pesha e dheut, gazeta studentore “Bota e re”, Prishtinë.
- 1989
- Vendi i parë për tregimin Deti që nuk e shoh, gazeta studentore “Bota e re”, Prishtinë.
- Vendi i dytë për poezinë Këpucët në menopauzë, revista “Zëri i rinisë”, Prishtinë.
- 1993
- Vendi i parë për poezinë Arnimi i shtëpisë, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë.
- Vendi i dytë për tregimin Imazhi i shtëpisë së vjetër, Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, Prishtinë.
- Vendi i parë ( i ndarë) për poezinë Lotina, në Manifestimin letrar “Maratona poetike”, Prishtinë.
- 1994
- Vendi i tretë për poezinë Leximi i lules së ballit, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan.
- 1995
- Çmimi për poezinë më të mirë Adami lirohet nga autocenzura, Ora e madhe letrare e Manifestimit kombëtar, “Flaka e Janarit”, Gjilan.
- Vendi i dytë për poezinë Çka i thashë Demë Kadrisë, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan.
- 2006
- Çmimi për poezinë më të mirë, Të nisesh me agim. Ora e madhe letrare e Manifestimit kombëtar “Flaka e Janarit”, Gjilan
- Vendi dytë për poezinë Baladë e re për një urtësi të vjetër dhe vendi i tretë për poezinë Në dimrin e zjarrmisë, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan.
- Vendi i dytë për tregimin Mbaroi lufta pa e shkrepur asnjë plumb, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan.
- 2008
- Vendi i dytë për tregimin Vasha me shtëpinë buzë lumit dhe një mal, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan.
- Vendi i tretë për poezinë Pakja para pakos së pritur, konkursi letrar i Manifestimit “Flaka e Janarit”, Gjilan.
- 2009
- Vendi i parë për poezinë Dita kur e çliruam Shkupin, konkursi letrar i Manifestimit kombëtar “Flaka e Janarit”, Gjilan.
- Vendi i dytë për poezinë Kodi mbrojtës i atdheut, në Manifestimin letrar “Flakadani i Karadakut”, Viti.
- 2010
- Vendi i dytë për tregimin Mëngjesi me sy gruaje, konkursi letrar i Manifestimit kombëtar “Flaka e Janarit”, Gjilan.
- 2011
- Vendi i dytë për tregimin Dita që pritej e vonohej për të hyrë në shehër, konkursi letrar i Manifestimit kombëtar “Flaka e Janarit”, Gjilan.
- 2012
- Vendi i parë (i ndarë) për poezitë përkushtuese për poetin Tahir Desku, në Manifestimin letrar “Ora letrare e Tahir Deskut”, Klinë.
- Vendi i dytë për poezinë Xun Çeliku e pyet Vlorën, në Manifestimin kulturor “Takimet e Don Mikelit”, Stubëll.
- 2013
- Çmimi i Parë i Mitingut të 49 ndërkombëtar të poezisë, për Librin më të mirë të botuar mes dy mitingjeve, “Në fytyrën e një gjethi”, mbajtur në Gjakovë, më 11 maj2013.
- 2013
- Çmimi i tretë për poezinë, Ç’kodimi i Zonës X, Festivali i poezisë, “Pranvera poetike durrësake”, 18 maj 2013, në Durrës
- 2014
- Çmimi vjetor për letërsi për veprën më të mirë letrare të botuar gjatë vitit 2013 në poezi, «Murale shpirti», dhënë nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport e Republikës së
- Kosovës.
- 2015
- Çmimi i parë për poezinë, Paralajmërimi i stinës së pritur, “Takimet Poetike të Karadakut”, mbajtur në Kumanovë, më 11 mars 2015.
- 2015
- Çmimi i dytë për poezinë, S’jam përmalluar aq për ty, Festivali i poezisë, “Pranvera poetike durrësake”, më 30 prill 2015, në Durrës.