Fehmi Rexhepi
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |

Fehmi Rexhepi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fehmi (Vesel) Rexhepi (i lindur më 4 shkurt 1945 në Pogragjë, Gjilan) është historian shqiptar nga Kosova. Ai ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e historiografisë shqiptare, sidomos në Kosovë, si dhe ka marrë pjesë në jetën politike dhe sindikale të vendit.
Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fehmi Rexhepi përfundoi shkollën fillore në vendlindje më 1960 dhe Shkollën Normale në Gjilan më 1965. Studimet universitare i mbaroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Dega e Historisë, më 1971. Gradën e magjistrit e mori më 1980 ndërsa doktoraturën më 1983.
Karriera akademike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karrierën mësimore e filloi si mësues i historisë dhe gjeografisë në shkollën e Pogragjës më 1965. Më pas punoi në disa shkolla fillore dhe të mesme, si dhe në institucione të arsimit të lartë:
- Shkolla fillore “Vëllezërit Frashëri”, Dobrevë (1968 -1969)
- Shkolla fillore “Vladimir Nazor” (sot “Naim Frashëri”) në Prishtinë (1969 -1970)
- Shkolla Normale e Prishtinës (1970)
- Gjimnazi “Zejnel Hajdini”, Gjilan (1970 -1971)
- Shkolla Normale dhe Akademia Pedagogjike “Skënderbeu”, Gjilan (1971 -1978)
Nga viti 1978 deri në pensionimin e tij në vitin 2010, ishte pjesë e stafit të Institutit të Historisë në Prishtinë. Ka shërbyer si:
- Drejtor i Institutit të Historisë (1995 - 2000)
- Kryetar i Këshillit Shkencor të Institutit
- Kryeredaktor i revistës shkencore Kosova
- Bashkëkryetar i Këshillit Kombëtar të Historisë (1993 - 2001), me pjesëmarrjen e historianëve nga Kosova dhe Shqipëria3
- Anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Historianëve Shqiptarë (1992 - 1999)
Gjithashtu, ka ligjëruar në disa institucione të arsimit të lartë, përfshirë:
- Universitetin e Prishtinës (2003 - 2009)
- Universitetin e Tetovës (2001- 2004)
- Kolegjet private “Pjetër Budi” dhe “Juridika” (2009 - 2013)
Në vitin 2006 u zgjodh kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”.
Aktiviteti politik dhe sindikal
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fehmi Rexhepi ka qenë aktiv edhe në jetën sindikale dhe politike:
- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Institutit të Historisë (1990 - 1995)
- Nënkryetar i Këshillit Ekzekutiv të SBASHK-ut (1991 - 1996)
- Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës në zgjedhjet e vitit 1992 dhe 1998
- Anëtar i Këshillit për Financim të Komunës së Prishtinës (1992 - 1996)
- Këshilltar në Kuvendin Komunal të Prishtinës (2000 - 2002)
- Këshilltar politik i Ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (2002 - 2004)
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fehmi Rexhepi është autor dhe bashkautor i shumë veprave shkencore. Disa prej tyre përfshijnë:
- Chronique des Albanais, Lausanne, (në gjuhën frënge) 2000
- Redaktor i historisë në veprën Kosova - Vështrim monografik, ASHAK, Prishtinë, 2011
- Redaktor i historisë së shekullit XX në Fjalorin Enciklopedik të Kosovës, ASHAK, Prishtinë, 2018
- Autor dhe bashkautor i rreth 20 teksteve shkollore të historisë për arsimin fillor dhe të mesëm, të botuara në Prishtinë dhe Tiranë (1994–2019).
- Mbi 100 artikuj shkencorë të botuar në revista të ndryshme në Kosovë, Shqipëri, Kroaci, Zvicër dhe Austri.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fehmi Rexhepi jeton dhe vepron në Prishtinë që nga viti 1981.