Zija Shemsiu
Zija Shemsiu (1950 – 5 maj 1985) ishte veprimtar politik shqiptar nga Kosova.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zija Shemsiu lindi në vitin 1950 në Përlepnicë të Gjilanit. Ai ishte anëtar i organizatës ilegale Lëvizja për Republikën Socialiste Shqiptare, e cila veç aktiviteteve propagandistike kishte filluar që nga Perëndimi të sillte armatim. Zija Shemsiu ishte organizator i blerjes dhe transportit të armëve nga Perëndimi në Kosovë.[1]
Më 9 tetor të vitit 1983, kur Zija Shemsiu dhe bashkëpunëtori i tij Sami Kurteshi nga Gjilani u arrestuan në afërsi të Beogradit, te këta dy veprimtarë u gjet armatim kryesisht i destinuar për kryerjen e aksioneve diversante, të cilat janë veprimet e para luftarake parapërgatitore për kryengritje të përgjithshme në vendet e pushtuara. Ky armatim përbëhej nga një automatik italian i kalibrit 9 mm, një pistoletë Browning e kalibrit 9 mm, një pistoletë Walther, një revolver Smith & Wesson i kalibrit 38 special, 1000 fishekë, si dhe sasi të konsiderueshme të eksplozivit plastik. Gjithashtu edhe armatimi i gjetur nga policia serbe në shtëpinë e familjes Shemsiu, si dhe ai i cili ishte shpërndarë, kryesisht ishte armatim i të njëjtit lloj. Arrestimi edhe i tetë anëtarëve të tjerë të këtij rrjeti (pesë nga familja Shemsiu) dhe dënimi i tyre me burg të rëndë, e gjymtoi në masë të madhe lëvizjen ilegale të asaj kohe, si dhe e ndërpreu nismën e organizimit ushtarak të popullatës shqiptare.[2]
Ai u vra në burgun e Beogradit më 5 maj 1985.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 28 gusht 2008. Marrë më 7 tetor 2009.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Shemsiu". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 31 dhjetor 2021.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Albanianass-Nderim Ibrahimi