Jump to content

Hydajet Hyseni

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Infobox personbox

Hydajet Hyseni i lindur më lindur më 10 mars 1954 në fshatin PërlepnicaGjilanit. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në Gjilan,Fakulteti i Gazetarisë – Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Gjuhë dhe Letërsi Frënge (i papërfunduar).Punoi si gazetar në "Rilindja" gjer me burgosjen nga ana e regjimit serbo-jugosllav.[1]

Më 1973 Hydajet Hyseni u takon radhëve të organizuara të "Grupit revolucionar". Ishte në një celulë të formuar nga Rexhep Mala, Hilmi Ramadanin dhe Kadri Zeka, që ishte shoku i tij i pandashëm. Në fakt ky katërsh ka funksionuar, poashtu fshehtë në ilegalitet, si një bërthamë gjysmë e organizuar, edhe gjatë viteve të mëparshme ('71, 72) deri më 1979, kur tre të parët burgosen, kurse Hydajet Hyseni vazhdon jetën në ilegalitet të thellë deri me burgosjen e tij më 1981, i cili konsiderohet si një organizator kryesor të pranverës së '81-ishes. Ishte njëri prej veprimtarëve të dalluar të Lëvizjes Ilegale, një nga ideatoret e pranverës së '81-it, dikur, dhe njëri prej udhëheqësve të skenës politike kosovare në vitet e ’90-ta.

Funksionet publike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Si njëri prej anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputet i Parlamentit të Kosovë sot.
  • Anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kryetar i Shoqatës së Burgosurëve Politik të Kosovës.
  • Komisioni për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese, Barazi Gjinore, Peticione dhe Kërkesa Publike , Kryetar Komisioni për Rregulloren e Punës së Kuvendit, Anëtar Grupi Parlamentar i PDK-së,
  • Kandidat nga Lëvizja Vetvendosja në zgjedhjet e 8 qershorit 2014.
  • Aktivitete dhe funksione, të tanishme apo paraprake
  • Gazetar,
  • Redaktor dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja”, pas viteve të '90-ta/
  • Nënkryetar i KMDLNJ-së
  • Nënkryetar i LDK-së
  • Nënkryetar i LBD-së

"Pushka amanet”, është një poemë ku përshkruhet artistikisht njëra prej periudhave më të tmerrshme të pas Luftës së Dytë Botërore që e kishte përjetuar populli shqiptar - kohën e aksionit të armëve. Gjatë viteve ‘80-ta, nuk kishte demonstratë shqiptare e diasporës ku para, pas ose gjatë manifestimit që të mos dëgjoje vargjet: “Mbi Kosovën time/ ...

  • Paraverë-Në katër pamje"( Përmbledhje e krijimtarisë letrare), Botoi Brezi'81, Prishtinë

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]