Mehmet Halimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Infobox personbox Mehmet Halimi lindi më 1937 në CërnicëGjilanitt. Mehmet Halimi është personalitet i pakontestueshëm i kulturës shqiptare dhe vjen nga një familje atdhetare dhe arsimdashëse e fshatit Cërnicë të komunës së Gjilanit.Mehmet Halimi është doktor i dialektologjisë. Ai shpallet qytetar nderi i Gjilanit më 2005 nga Kuvendi i Komunës. Në dhjetor të vitit 2012 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Veprimatria shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Halimi është dialektolog i vjetër, tashmë nga ata që mund ta quajmë edhe njërin prej veteranëve të kësaj fushe, figurë e dalluar e gjuhësisë shqiptare, një nga punonjësit më prodhimtarë e të vyer të Institutit Albanologjik të Prishtinës. Njohës dhe hulumtues i përkushtuar i të folmeve dhe folklorit të Karadakut, ku ai lindi dhe u rrit me ajkën e odave të burrave dhe sidomos me urtinë e pashoqe të atyre hapësirave, të cilat, kur të shkollohej e të bëhej dialektolog, studiuesi ynë i zellshëm do t‘i përshkruante e do t‘i shpërfaqte me dashuri e dije të lëvdueshme në një varg veprash tashmë të mirënjohura.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Kështu fliste babai im" (1997), Monografitë dialektologjike për të folmet e Moravës së Epërme (1978), të Moravës së Poshtme (1985), të Kabashit (1985), të fshatrave Mjak dhe Tanishec (1973, 1975); të fshatrave Mramuer dhe Marec (1985)}
  • Vëllimi: "Kërkime dialektologjike" (1985),
  • "Vështrime gjuhësore" (1993)
  • Përmbledhjesh studimore: "Nina-nëna dhe këngë e lojëra fëmijësh" (1976),
  • "Çështje të normës letrare" (1982),
  • "Fjalor fjalësh dhe shprehjesh popullore" (1982),
  • "Regjistri i vendbanimeve të Kosovës" (2005).
  • Studimi "E folmja e Karadakut", Prishtinë, 2008,(Kryevepra e autorit prof. dr. Mehmet Halim)

Fushë studimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Studimet e prof. Mehmet Halimit rrokin jo vetëm hapësirat e dialektologjisë e të marrëdhënieve dialekt-gjuhë standarde, po edhe çështje të ndryshme të fjalëformimit e të kulturës së gjuhës, sidomos çka përfshin kahu aktual i njohjes dhe zbatimit të shqipes standarde, duke spikatur me dije e dashuri lidhjen e pandashme të dialekteve me gjuhën letrare a standarde, sipas mendësisë dhe urtësisë popullore që ndjek metaforën origjinale të qumështit dhe ajkës (mazës). Studimi "E folmja e Karadakut", Prishtinë, 2008, kryevepra e autorit prof. dr. Mehmet Halimi, po edhe padyshim një nga veprat e mëdha e të rëndësishme të krejt dialektologjisë shqiptare. Fjala e parë thuet për atë monografi të hapët e të plotë është cilësuar si studim i mirëseardhur dhe shumë i rëndësishëm jo vetëm për të folmet e shqipes verilindore, po edhe për mbarë dialektologjinë shqiptare.

Lidhjet e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]