Posta dhe Telekomi i Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Posta dhe Telekomi i Kosovës
Lloji Shoqëri Aksionare
Industria Sherbimet e Komunikimit
Produkte Telekomi i Kosoves
Operatori Mobil VALA
Posta e Kosoves
Shërbime Telefonia Fikse
Telefonia Mobile
Sherbimet Postare,etj.
Pronar(ë) Qeveria e Kosoves[1]
Punonjësit 3480
Nëndegët Telekomi i Kosoves
Operatori Mobil VALA
Posta e Kosoves
Adresa e internetit http://www.kosovotelecom.com/

Posta dhe Telekomi i Kosovës ose shkurt PTK është kompani publike e cila ofron shërbime nga Telekomunikacioni dhe Posta.

Logo e PTK

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndërmarrja e Postës, Telegrafit dhe Telefonit të Kosovës u themelua më 12 shtator 1990 si parardhëse e PTK-së.[nevojitet citimi] Në vitin 1988, në një postë kosovare gravitonin 3,8 herë më shumë banorë se sa në një postë të Jugosllavisë së atëhershme. Gjithashtu, dendësia e numrave telefonik në një banor ishte për 2,23 herë më e vogël se sa dendësia mesatare e ish Jugosllavisë.[nevojitet citimi] Në PTK ishin hartuar planet afatshkurta, afatmesme e afatgjatë për zgjerimin dhe përsosjen e komunikacionit postar e telekomunikues edhe nëpër zonat rurale të Kosovës, mirëpo qeveria e atëhershme e Serbisë, zbaton në atë ndërmarrje shoqërore masat e dhunshme si pasojë e së cilës do të shkatërrohet edhe Postë - Telekomunikacioni i Kosovës, po ashtu edhe nga përndjekjet e qeverisë serbe do të shkaktohen edhe shumë viktima, në mesin e të cilëve, edhe 11 punonjës të PTK-së, duke mos i llogaritur edhe dy të rrëmbyerit nga forcat serbe, e për të cilët akoma nuk dihet gjë.[nevojitet citimi] Pas shumë pritjeve më 2 gusht 1999 punonjësit e dëbuar u rikthyen në vendet e tyre të punës, por njëkohësisht zbuluan se Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, pothuaj se nuk ekzistonin më.[nevojitet citimi] Shërbimet postare ishin pamundësuar tërësisht, ndërsa Telekomunikacioni i Kosovës, pothuaj nuk funksiononte. Me përjashtim të disa lidhjeve telefonike ndërkombëtare, që i kishin ngelur ende Prishtinës, asnjë lidhje tjetër nuk funksiononte në tërë Kosovën.[nevojitet citimi]

PTK sot[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot, Telekomi i Kosovës në aspektin struktural përbëhet nga dy shtylla kryesore : Telekomunikacioni dhe pjesa Postare. PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të avancuara dhe moderne por edhe ndër më fitimpruese në Rajon. Në vitin 2008 PTK-ja gjeneroi të ardhura nga 161,481 Mio. EUR dhe fitim nga 80,831 Mio. EUR. Kjo korrespondon me një "operating margin" nga rreth 50%. Në vitin 2009 PTK-ja ka arritë të mbaj të ardhurat në nivel të lartë duke arritur një "operating margin" nga rreth 34%.[nevojitet citimi]

Hyrja e një prej dyqaneve të Vala në Kosovë


Posta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesa Postare përfshin :

  • Postën Ndërkombëtare;
  • Postën vendore, zyrat postare dhe shërbimin financiar postar.

Posta e Kosovës është e pranuar edhe nga Unioni i Postave Ndërkombëtare. Ajo në territorin e Kosovës ka 109 zyra postare, 238 sportele, 379 foltore publike dhe 174 kuti postare.[nevojitet citimi]


Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Qeveria e Kosoves eshte aksionari i vetem dhe me i madh i PTK-se

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Posta dhe Telekomi i KosovësTwitter