Telekomi i Kosovës
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Lloji | Shoqëri Aksionare |
---|---|
Industria | Sherbimet e Komunikimit |
Prodhimi | Telekomi i Kosoves Operatori Mobil VALA Posta e Kosoves |
Shërbimet | Telefonia Fikse Telefonia Mobile Sherbimet Postare,etj. |
Owner | Qeveria e Kosoves[1] |
Numri i punëtorëve | 3480 |
Divisions | Telekomi i Kosoves Operatori Mobil VALA Posta e Kosoves |
Faqja e internetit | http://www.kosovotelecom.com/ |
Telekomi i Kosovës (njohur në treg si Vala) është kompani publike e cila ofron shërbime nga fusha e telekomunikacionit.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërmarrja e Postës, Telegrafit dhe Telefonit të Kosovës u themelua më 12 shtator 1990 si parardhëse e PTK-së.[nevojitet citimi] Në vitin 1988, në një postë kosovare gravitonin 3,8 herë më shumë banorë se sa në një postë të Jugosllavisë së atëhershme. Gjithashtu, dendësia e numrave telefonik në një banor ishte për 2,23 herë më e vogël se sa dendësia mesatare e ish Jugosllavisë.[nevojitet citimi] Në PTK ishin hartuar planet afatshkurta, afatmesme e afatgjatë për zgjerimin dhe përsosjen e komunikacionit postar e telekomunikues edhe nëpër zonat rurale të Kosovës, mirëpo qeveria e atëhershme e Serbisë, zbaton në atë ndërmarrje shoqërore masat e dhunshme si pasojë e së cilës do të shkatërrohet edhe Postë - Telekomunikacioni i Kosovës, po ashtu edhe nga përndjekjet e qeverisë serbe do të shkaktohen edhe shumë viktima, në mesin e të cilëve, edhe 11 punonjës të PTK-së, duke mos i llogaritur edhe dy të rrëmbyerit nga forcat serbe, e për të cilët akoma nuk dihet gjë.[nevojitet citimi] Pas shumë pritjeve më 2 gusht 1999 punonjësit e dëbuar u rikthyen në vendet e tyre të punës, por njëkohësisht zbuluan se Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës, pothuaj se nuk ekzistonin më.[nevojitet citimi] Shërbimet postare ishin pamundësuar tërësisht, ndërsa Telekomunikacioni i Kosovës, pothuaj nuk funksiononte. Me përjashtim të disa lidhjeve telefonike ndërkombëtare, që i kishin ngelur ende Prishtinës, asnjë lidhje tjetër nuk funksiononte në tërë Kosovën.[nevojitet citimi]
Posta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesa Postare përfshin:
- Postën Ndërkombëtare;
- Postën vendore, zyrat postare dhe shërbimin financiar postar.
Posta e Kosovës është e pranuar edhe nga Unioni i Postave Ndërkombëtare. Ajo në territorin e Kosovës ka 109 zyra postare, 238 sportele, 379 foltore publike dhe 174 kuti postare.[nevojitet citimi]
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Qeveria e Kosoves eshte aksionari i vetem dhe me i madh i PTK-se
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikuj që kanë mungesë referimesh
- Të gjithë artikujt që kanë mungesë referimesh
- Faqe pa burim informacioni
- Pages using infobox company with unknown parameters
- Artikuj me deklarata pa burim informacioni
- Politika e Kosovës
- Sistemi publik në Kosovë
- Ekonomia e Kosovës
- Telekomunikime në Kosovë
- Postë
- Kompani kosovare