Jump to content

Moti i madh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Moti i madh
AutorMehmet Kraja
Gjuhashqip
Zhanriroman
BotoiRilindja

Moti i madh është roman i shkrimtarit Mehmet Kraja.

Ngjarja tek “Moti i madh”, në të vërtetë përfaqëson një formë joharmonike të biografisë historiko- letrare të poetit arbëresh Serembe, tragjizmi i figurës të së cilit, shfrytëzohen nga Kraja për të paraqitur vizionin e subjektivizuar historik të njeriut të tëhuajzuar dhe të izoluar nga shoqëria.Në roman nuk gjejmë argumente historike e kulturore e as iluzionet e ndryshme formale të realizimit dokumentar, si elemente që sigurojnë besimin e lexuesit, mbi vërtetësinë e ngjarjeve të rrëfyera por vetëm përsiatje, që i krijojnë atij përshtypjen e ekskursioneve ekzotike të personazheve të romanit, në të shkuarën e largët historike e legjendare. Ky qëndrim ndaj të shkuarës dhe kuptimi i Historisë si mitologji tejkohore çon në një mosintegrim të konkretësisë artistike të figurës, simbolit, të ironisë dhe alegorisë; fraktura këto të rrafshit të ligjërimit e figuracionit, që i japin romanit të Krajës tipare të stilit neosimbolist.126 Fragmentarizmi që karakterizon rrëfimin tek “Moti i madh”, përfaqëson një nga format kanonike të postmodernes, përdorimi i dendur i të cilit, nga Kraja lidhet edhe me bindjen se njeriu bashkëkohor ka një mënyrë jo të plotë, fragmentare të vrojtimit të botës.

  • Krasniqi, Nysret (2016). Letërsia e Kosovës 1953-2000. Prishtinë: AIKD.
  • Hamiti, Sabri (2002). Letërsia Bashkëkohore, Vepra Letrare, 10. Prishtinë: Faik Konica.