Nimon Muçaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Nimon Muçaj.jpg

Nimon Muçaj është aktor, regjisor dhe shkrimtar shqiptar.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nimon Muçaj lindi më 1952 në Llukë të Epërme të Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Deçan. Studioi gjuhë dhe letërsi angleze. Kreu shkollën e lartë për aktor në Prishtinë më 1973. Tri vjet punoi si arsimtar i gjuhës angleze në Drenoc dhe Isniq, komuna e Deçanit. Që nga viti 1977-2006 punoi në Teatrin Popullor të Gjakovës. Ishte drejtor ne teatrin Istref begolli Peje 2011-2017. Deri tani ka interpretuar mbi 100 role në teatër, në TV drama, filma artistik dhe video professional filmike. Tani është në pension. Nimon Muçaj ka bere shume regji teatrore, filmike dhe dokumetrae. Me filmin Pushka nr 56296 ka marre pejse ne festivalin e filmit ne Zlin te Çekisë me 1999 Deri tani ka botuar: 1. “Prova e tridhjetetretë” roman- Rilindja, Prishtinë 1989 2. “Ditët që thyen shpatën e perandorisë” dramë–Jeta e re- Prishtinë’ 91 3. “Vdekja e kalit” roman-Rilindja Prishtinë 1993, 4. “Baladë për borën e kuqe” roman - Euroriilindja Tiranë 1999 5. “Verrat e Llukës dhe Neutrali i Junikut” botim i autorit Prishtinë 2002. 6. “Salih Çekaj - Gurthemeli i Pavarësisë së Kosovës” - monografi- Gjakovë 2003. 7. “Requiem për Atë Shtjefën K. Gjeçovin dhe për Patër Luigj Palajn” – Botim i Kuvendit Françeskan Gjakovë 2003, ku perfshihen tri forma letrare: roman, dramë dhe skenar filmi. 8. Ditët e buburrecit – roman –Rozafa- Ministria e Kulturës së Kosovës 2004, “Guximi s’ka gojë” roman Faik Konica -Ministria e Kulturës së 2014. Nimon Muçaj jeton ne Llukë të Epërme dhe tani është aktor, regjisor dhe shkrimtar i lire. Ai u pensionua në maj të vitit 2017. Jeton Në Llukë të Eperme dhe Gjakovë.

Disa nga rolet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ne Deçan[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Vuçi Pasha “Nora” Andrera Skanjeti 1971, Shpendi “Bajram Curri” 1975
  2. Tuç Maku “Toka e Jonë” 1976,

Regjisor e aktor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Plaku te “Stina e Kuqe” Fatmir Gjata 1976, “Besa e Madhe” Mirash Markaj 1979

Ne Teatrin e Ferizajt[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Profesori, “Ngjarja ne Vishi” Artur Miler 1975

Disa nga rolet ne Teatri Popullor Gjakove[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Orhani “Fisheku në pajë” e F. Krajës 1977,  Valteri “Intrigë e dashuri” F. Shiler 1979,
  2. Fahredini “Njëriu me top” e D. Agollit 1981, 
  3. “Kukudhi” te “Unë Halil Garria e B. Musliut 1983,
  4. Haruni dhe Iblisi te “Beselam pse me flijojnë” e R. Qosjes- 1985,
  5. Kryetari i pushtetit lokal “Babai im kulak socialist”-T. Partliq, 1985,
  6. Pol Koulmen “ Korali Lensdaun thotë jo” e A. Buzës 1985, 
  7. Bejtash Aga, te “Halili e Hajria” e K. Jakovës- 1987, 
  8. Kryetari te “Hëna prej Letre”- M. Kraja 1990,
  9. “Qytetari Fisnik” Molieri 1993,
  10. Reinhardi “Aleksander Moisiu” M. Ramadani 1995, 
  11. Roja “Antigona” e Sofokliut 1996, 
  12. Prifti “Të fala nga Shkodra” Emin Kabashi,
  13. Branko te “Dasma e trojeve tona” F. Kraja 2000, 
  14. Qamil Beu “Epoka para gjyqit e E. Kryeziut 2003,
  15. Oficeri te “Antigona e re”- M. Krasniq, 2003
  16. Ujkani te “Kaos atdhedashurie ne paris” e H. Mulliqit 2004,
  17. Hamleti, regjia Agim Selimi etj. 
  18. Njeriu prej dheu- regjia Agim Sopi                  
  19. Nimon Muçaj te dokumentari
  20. Abdurrahman Shala dhe Nimon Muçaj                

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]