Kraja
Kraja Крајина Krajina | |
|---|---|
Kraja nga hapësira | |
![]() | |
| Shteti | |
| Bashkia/Komuna | Stampa:Country data Bar, Montenegro Komuna e Tivarit |
| Zona kohore | ZKEQ (UTC+1) |
| • Verë (DST) | OVEQ (UTC+2) |
Kraja (malazisht: Скадарска Крајина Skadarska Krajina) është një krahinë etnografike dhe gjeografike në Malin e Zi dhe një pjesë e vogël në Shqipëri, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Liqenit të Shkodrës deri në malin e Rumisë.[1] Përfshinë disa vendbanime, kryesisht të banuara me shqiptarë.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Kraja gjendet në mes rajonit të Cërrmnicës dhe Anës së Malit, gjëgjësisht shtrihet nga lagja Shirokë deri në fshatin Selcë. Nga ana administrative, pjesa e Krajës në Malt të Zi i takon Komunës së Tivarit, ku fshatrat janë të grupuara në dy bashkësi lokale: Bashkësia Lokale Ostros dhe Bashkësia Lokale Shestan, përveç Kërricës dhe Selcës që i takojn Bashkësisë Lokale të Cërmnicës. Pjesa e Krajës në Shqipëri i takon Bashkisë së Shkodrës, gjëgjësisht sot Shiroka dhe Zogaj janë lagje të qytetit të Shkodrës.
Kraja përbëhet nga këto fshatra:
| Në Mal të Zi: | Në Shqipëri: | ||
|---|---|---|---|
|
|
||
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, Kraja me sipërfaqe prej 143.8 km2 ka 1,881 banorë. Shumica e banorëve të Krajës janë shqiptarë, të besimit islam dhe katolik. Përveç shqiptarëve në Krajë jetojnë edhe malazezë të besimit ortodoks.
Emigrimi i parë i popullsisë vendore, kryesisht nga Shesani, fillon që nga fillimi i shekulli XVIII nga Ljara, Brisku e disa vendbanime të tjera Shestanit. Mërga është vendosur në qytetin e Zarës në Dalmaci duke formuar vendbanimin e tyre të quajtur Arbanas. Në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970, mijëra banorë mërguan në shtete të Evropës dhe në SHBA.[2]
Në saje të kushteve natyrore, veprimtari tradicionale e banorëve të Krajës është blegtoria dhe bujqësia. Në veçanti dallohet kultura e duhanit dhe po ashtu edhe gështenjat. Popullsia e vendbanimeve pranë liqenit merret me peshkim.[3]
| Fshati | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Arbënesh | 535 | 556 | 603 | 606 | 650 | 725 | 399 | 327 |
| Bobosht | 318 | 354 | 412 | 470 | 490 | 553 | 230 | 180 |
| Skje | 179 | 193 | 243 | 285 | 291 | 301 | 104 | 83 |
| Kështenjë | 402 | 517 | 551 | 564 | 609 | 510 | 216 | 168 |
| Ostros i Vogël | 323 | 358 | 394 | 384 | 427 | 419 | 148 | 111 |
| Martiq | 521 | 530 | 564 | 641 | 682 | 705 | 357 | 293 |
| Thtjan | 305 | 288 | 292 | 261 | 185 | 240 | 93 | 61 |
| Ostros i Madh | 601 | 575 | 611 | 638 | 639 | 623 | 416 | 332 |
| Gjithsej | 3184 | 3371 | 3670 | 3849 | 3973 | 4076 | 1963 | 1555 |
| Fshati | 1948 | 1953 | 1961 | 1971 | 1981 | 1991 | 2003 | 2011 |
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Besë | 152 | 167 | 179 | 235 | 246 | 272 | 67 | 41 |
| Brisk i Sipërm | 121 | 139 | 143 | 137 | 85 | 92 | 20 | 22 |
| Muriq i Sipërm | 101 | 95 | 155 | 114 | 96 | 124 | 25 | 12 |
| Gurrëz | 74 | 87 | 47 | 39 | 26 | 15 | - | - |
| Dedaj | 110 | 114 | 118 | 51 | 22 | 12 | 3 | - |
| Brisk i Poshtëm | 99 | 116 | 109 | 129 | 130 | 145 | 46 | 29 |
| Muriq i Poshtëm | 232 | 249 | 246 | 260 | 312 | 367 | 125 | 101 |
| Pecaj | 118 | 117 | 105 | 72 | 37 | 9 | 8 | 5 |
| Gjuraç | 86 | 81 | 74 | 64 | 36 | 36 | 11 | 4 |
| Nënmal | 99 | 104 | 98 | 57 | 30 | 20 | 5 | 6 |
| Ljare | 323 | 326 | 297 | 297 | 231 | 166 | 94 | 61 |
| Lukaj | 89 | 76 | 70 | 54 | 25 | 12 | - | - |
| Bujgër | 70 | 65 | 68 | 47 | 25 | 16 | - | - |
| Pinç | 160 | 179 | 166 | 151 | 143 | 85 | 18 | 11 |
| Gjithsej | 1834 | 1915 | 1875 | 1707 | 1444 | 1371 | 422 | 292 |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Xholi, Zija; Vejsiu, Ylli (2008). Fjalor enciklopedik shqiptar (bot. Botim i ri.). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. ISBN 978-99956-10-27-2.
- ↑ Marrë nga artikulli ekuivalent në gjuhën angleze
- ↑ "Rreth Krajës". Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2015. Marrë më 18 mars 2015.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 "All places: 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, 2011 censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 2022-05-20. Marrë më 2022-05-20.
{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- KrajaOnline.com – portal nga Kraja
- - Gjurmë Shqiptare - Sekretet e shqiptarëve të Krajës. Si po shuhet me dhunë gjithçka shqiptare?.
