Jump to content

Pinçi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pinç
Popullsia
 • Gjithsej24

Pinç, (malazezisht: Pinčići/Пинчићи) është vendbanim në Komunën e Tivarit në Mal të Zi.

Pinç, është katund malor në jug-perëndim të Liqenit të Shkodrës, në faqen e bjeshkës Rumi, pjesa perëndimore e Krajës, Komuna e Tivarit.

Toponimet të fshatit Pinç[1]

  • Ara' G'jatë - në Mushtana, te Ubla Kol's.
  • Âshti - mal në lindje, kah Ljarja.
  • Baniri - sipër katundit mbi Zbutë ku çohet.
  • Bregu’j Pâlonj - prej këti bregu shihet krejt Pinçi.
  • Bregu'j Radolit - në mal, matanë Çogut Pinçit.
  • Çogu'j Pinçit - mal sipër Pinçit.
  • Çogolina - maja e Rumisë së Pinçit.
  • Djeri Kol'Niks nën katund, në Gurina, te Patarica.
  • Dukiqet - tokë pune në Sinjuer t'Pinçit.
  • Fusha Pinçit - tokë pune, nën Pâlonj të Pinçit.
  • Gropa' Dredhzave - në mal, nën Çogolinë.
  • Gropa' Hithit - në Rumi, nën Çogolinë.
  • Gropa' Madhe - në Mushtana, këtu dhe Ubla Kol's.
  • Gropa' Murrizit - në Rumi t'Pinçit, prej këtu shihet Tivari dhe Deti Adriatik.
  • Gropa' Plepit - në Mushtana, para se mbërrihet te Ubla Kol's.
  • Gropa' Qershiz's - afër Rrug's Ljares për Tivar.
  • Gropa' Smajl Lik's - në rrugë prej Pinçit për Tivar.
  • Gropa' Shkall's - te Meja Shkall's.
  • Gropa' Than's - mbi Rrugë t'Ljares, aty kalohen për Rumi.
  • Gropat e Simonit - në Rumi, para Grop's Than's.
  • Guri Birë - një gur me birë, mbi Çog, afër Radolit.
  • Gurina - tokë gurishtë (me përzhinë, guraleca) nën katund, malli Kol' Nik's.
  • Gurra Shtog - gurrë në shkëmb në rrugë të Pinçit për Tivar.
  • Illcat - tokë pune nën Pâlonj të Pinçit.
  • Kodra Rrinxë - në rrugë për Ublën e Kol's.
  • Kron'i Bushtërs - nën Krue t'Shkall's.
  • Kryqmashë - rrugë kryq te Prroni Lugut.
  • Ksollat e Marinve - në Markodol (4 ublat, 1 lerë, qershitë dhe mrizet).
  • Ksollat e Muratit Braconj - në mal te Pusi Bardhë, në rrugë për Mushtana.
  • Kshtenjat e Gjonit Gjek's - pronë e Milloshëve, te Zagnat e Lugut.
  • Kshtenja' Marinve - afër Kshtenjave t'Gjonit Gjek's.
  • Lâma' Agos - lamë në katund.
  • Lâma' Barit - në Rumi, afër Grop's Hithit.
  • Lâminjt e Llakoçve - nën Breg t'Pâlonjve.
  • Lera Pâlonjve - te Ublat e Pinçit.
  • Lerthe - mbi Gropë t'Than's, një vend gropa- gropa (lerth urth, hurth).
  • Lisi Krezman - në malin Pushogoricë.
  • Livrashniku - mal afër katundit.
  • Lizalli - burim në Mikuliq të Vogël.
  • Lugu'j Pinçit - nën katund.
  • Man'i Macit - mbi Lamë t'Agos (Maci - i ati i Pjetër Vuçetës).
  • Markodoli - rrethinë në mal (aty edhe 4 ubla dhe lera).
  • Meja' Bizdenjve - në Rumi t'Pinçit, prej aty shihet Deti.
  • Meja' Çogut - mbi katund.
  • Meja' Frashnit - në rrugë për Mushtana (për te Ubla Kol's).
  • Meja Gurit - nën Dukiqet.
  • Meja' Pushogoric's - maje e malit Pushogoricë.
  • Meja' Shkall's - aty te Ubla Mé Shkall's bashkohen rrugët për Tivar prej Shestanit, Pinçit dhe Ljares.
  • Meja Vjesirit - sipër katundit Rjepc.
  • Meja Vizhënj's - në rrugë për Kishë t'Pinçit, aty ka vishnja të egra.
  • Milera - vend ku ka qenë një lerë.
  • Mriz'i Kols - ishte i Kol' Nik's Pjetër Gjonit, te Rruga Ljares.
  • Mriz'i Mushtana - mriz në Mushtana, te Ubla Kol's.
  • Mriz'i Vogël - te Rruga Ljares.
  • Pâlonj - (Palaj) pjesa lindore e Pinçit.
  • Prroni Lugut - te Zagnat e Lugut, në Sinjuer, ku ka tokë të punueshme.
  • Prronjtë mas Çogut - përrenjtë mbas Çogut Pinçit.
  • Pus'i Bardhë - gropë në shkëmb që mban ujin e shiut, afër Ubëls Kol's.
  • Pushim'i Rjepcit - vend pushimi ku bashkohen tri rrugë.
  • Pushimi te Dardha Canos - vend pushimi mbas Çogut.
  • Pushogorica - mal mbi ubla të Markodolit.
  • Qafa' Çogut - grykë mali.
  • Qafa' Ljares - grykë, qafë mali ndërmjet Livrashnikut e Âshtit.
  • Qafa' Qershiz's - qafë mali te Mushtana.
  • Qafë Mushtan's - qafë mali para se mbërrihet në Mushtana, te Rrethina Stjep's Nik's.
  • Qafë Konjoshk's - qafë mali para se mbërrihet te Mushtana prej Pinçit.
  • Qafë Shtogut - këtu kishte kasollet Vuç Pinçi, te rruga për Tivar afër Mesë Shkall's.
  • Qarratahi - te Meja Shkall's.
  • Qershizat - në faqe të Rumisë, aty do të jenë rritur qershiza.
  • Radoli - rrafshinë, rrethinë me kasolle për bagëti.
  • Rumia Pinçit - pjesë e bjeshkës Rumi që njihet që i takon Pinçit.
  • Rrasa'e Kryp's - në mal, afër Radolit, aty shtrihej krypa bagëtive.
  • Rrasa me Kryq - një rrasë në fund të Prronjve mas Çogut.
  • Rrinxa - te Ksollat e MarinveMarkodol.
  • Rruga Kish's - rruga që çon në kishë.
  • Rruga'e Ljares - rruga që çon në Ljare.
  • Sinjuer - tok pune nën Pâlonj të Pinçit.
  • Shkalla'e Detit - në mal, në kufi ndërmjet Pinçit e Ljares, aty afër Mushtana.
  • Shpishniku - mal nën Kishë.
  • Shtegu'j Than's - ndërmjet Grop's Simonit dhe Grop's Than's.
  • Te Kregza - afër Grop's Qershiz's.
  • Te Patarica - në katund.
  • Ubla Kol's - në mal në Mushtana, e çeli Kola'j Nik's Pjetër Gjonit prej Dobrecit.
  • Ubla Kol'Tucit - në katund.
  • Ubla Lens Pinçanjore - në katund.
  • Ubla Marin've - te shtëpia Marin've.
  • Ubla Nryme e Malonjve - në katund.
  • Ubla Pren's Malos - në katund.
  • Urdaborda - breg në mal.
  • Vjesir - mal mbi Rjepc.
  • Vorret e grave - aty varret e grave që kishin gabua shumë.
  • Zâna - mal ndërmjet Rjepcit dhe Shestanit.
  • Zagnat e Lugut - tokë pune te Prroni Lugut.
  • Zbutë - (zbutë lloj lisi) sipër Pinçit ku banorët mblidheshin në kuvend.

Nga 160 banor sa ka pasur në vitin 1948 ka rënë numri në 24 banorë. Ky vendbanim është i banuar nga Shqiptarët shumicë dhe Malazezët.


Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Treguan: 1) Halili Muratit Mehmet Alisë Haxhisë-Braconj, pinçanjor, tash në Braticë, Ulqin, më 15.11.2008. 2) Mara (77 vjeçe), bija e Zefit Nik's Gjonit prej Pinçit, e shoqja Gjonit Gjergjit Gjon Markoçit, prej Pinçit, tash në Braticë, Ulqin, më 24.1.2009. Simë Gjon Dobreci: Pinçi-Disa Toponime, BUZUKU 29, 2009:14