Shko te përmbajtja

Thtjani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Thtjan
Popullsia
  Total
62

Thtjan ose Ftjan[1] (malazezisht : Тејани/Tejani) është vendbanim në Komunën e TivaritMal të Zi. Sipas regjistrimit të vitit 2003 ka pasur 202 banorë.

Në Thtjan jetojnë 75 banorë të moshës madhore, ndërsa mosha mesatare e popullsisë është 40,9 vjeç. Në këtë vendbanim janë 25 ekonomi familjare, me mesatarisht nga 3,72 anëtarë. Ky vendbanim krejtësisht është i banuar nga shqiptarët.

VitiPopullsiaLëvizja e pop. gjatë shek. të XX-të
1948305
1953288
1961292
1971261
1981185
1991240
2003202
201162

Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë së Malit të Zi, Thtjani ka pasur 62 banor, 23 ekonomi familjare dhe 37 banesa.[2]

Për fat të keq, sot shkolla në Thtjan ka vetëm 6 nxënës. Shpërngulja, sidomos e të rinjve gjatë kohës së fundit, ka ndikuar që numri i nxënësve në këtë shkollë të jetë për çdo vit e më i vogël. Megjithatë, mund të thuhet se Thtjani (Thtjani) ka qenë burim i intelektualëve të shumtë. Me shpresë se shpërnguljes një ditë do t'i vijë fundi, s'ka dyshim se nënqielli blu i Rumisë edhe më tutje do të nxjerr nga gjiri i vet njerëz të ditur dhe kombëtarë.

Mësuesit që punuan me vullnet të pashoq : Riza Hoxha, Razan Jahja, Brahim Rexha, Syla Kurti, Myrta Cura, Hysejn Cukaj, Ali Cukaj, Smajl Hoxhiqi (prej Muriqit, i cili këtu punoi më s'shumti), Zija Bardhe dhe Hajdar Mujeziqi (ky i fundit punon edhe tash aty).

  • Pr Hazrije Mustafiq (profesor i mjekësisë, kardiolog dhe epidemiolog)
  • dr Ahmet Maraj (internist kardiolog),
  • Qamil Maraj (profesor i gjuhës shqipe),
  • Qazim Muja (piktor),
  • Selatin Maraj (ekonomist),
  • Nura Mustafa (ekonomist),
  • Berhan Gjinaj (ekonomist),
  • Xhelal Muja (profesor i matematikës),
  • Rasim Muja (profesor i frangjishtës),
  • Adem Gjinaj (ekonomist),
  • Gjergj Pepgjoni (jurist),
  • Qamil Muja (orientalist),
  • dr Selatin Bogdani-Kraja.

Stampa:Refkist

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  1. Nail Draga ; Kërkime Gjeografike 9, Prishtinë 1987.
  2. http://www.monstat.org/userfiles/file/popis2011/saopstenje/knjiga_prvi%20rezultati(1).pdf