Mali i Zi
Mali i Zi Crna Gora Црна Гора 3 gjuhë të tjera përveç shqipes në përdorim[a]
| |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|
Anthem: Oj, svijetla majska zoro (Stampa:Langx) | |||||||
![]() | |||||||
Capital | Podgorica[2] 42°47′N 19°28′E / 42.783°N 19.467°E | ||||||
Largest city | Kryeqyteti | ||||||
Official languages | Malazisht[3] | ||||||
Gjuhët në përdorim zyrtar[1] | |||||||
Ethnic groups (2023)[4] | |||||||
Religion (2023)[4] |
| ||||||
Demonym(s) | malazez | ||||||
Government | Republika unitare parlamentare | ||||||
Jakov Milatović | |||||||
Milojko Spajić | |||||||
Andrija Mandić | |||||||
Legislature | Parliament | ||||||
Establishment history | |||||||
• Duklja | Shekulli X | ||||||
• Zeta | 1356 | ||||||
1516 | |||||||
13 mars 1852 | |||||||
13 korrik 1878 | |||||||
28 gusht 1910 | |||||||
26 nëntor 1918 | |||||||
29 nëntor 1945 | |||||||
27 prill 1992 | |||||||
21 maj 2006 | |||||||
Area | |||||||
• Total | 13,883[5] km2 (5,360 sq mi) (I 156-të) | ||||||
• Water (%) | 3.1 | ||||||
Population | |||||||
• 2023 census | ![]() | ||||||
• Density | 43.6/km2 (112.9/sq mi) (i 177-të) | ||||||
GDP (PPP) | 2023 estimate | ||||||
• Total | ![]() | ||||||
• Per capita | ![]() | ||||||
GDP (nominal) | 2023 estimate | ||||||
• Total | ![]() | ||||||
• Per capita | ![]() | ||||||
Gini (2023) | ![]() low inequality | ||||||
HDI (2022) | ![]() very high (50th) | ||||||
Currency | Euro (€)a (EUR) | ||||||
Time zone | UTC+1 (CET) | ||||||
• Summer (DST) | UTC+2 (CEST) | ||||||
Calling code | +382 | ||||||
Internet TLD | .me | ||||||
|
Mali i Zi (në gjuhën malazeze: Crna Gora, Црна Гора) është një shtet i pavarur në Evropën juglindore. Laget nga Deti Adriatik në jugperëndim dhe kufizohet nga Kroacia në perëndim, Bosnja dhe Hercegovina në veriperëndim, Serbia në verlindje, Kosova në lindje, dhe Shqipëria në jug. Kryeqyteti dhe qyteti më i madh është Podgorica, ndërsa Cetina njihet si qyteti i fronit.[10]
Në shekullin IX, tre principata sllave ishin të vendosura në territorin e sotëm të Malit të Zi: Dukla, duke përfshirë gjysmën jugore, Travunia, në perëndim, dhe Rashka, në veri.[11][12][13] Në vitin 1043, arkoni Stefan Vojislav udhëhoqi një kryengritje, e cila rezultoi në pavarësimin e Duklës nga Perandoria Bizantine dhe themelimin e dinastisë së Vojislavleviqëve. Pasi u sundua nga disa fuqi rajonale dhe nga Perandorisë Osmane në shekujt që pasuan, u bë pjesë e Mbretërisë së Jugosllavisë në vitin 1918, e cila u pasua nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë pas Luftës së Dytë Botërore.
Pas shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992, republika e Serbisë dhe ajo e Malit të Zi së bashku themeluan një federatë, të quajtur Republika Federative e Jugosllavisë, e cila në vitin 2003 u riemërua si Serbia dhe Mali i Zi. Në bazë të referendumit për pavararësi të mbajtur më 21 maj 2006, Mali i Zi u shpall shtet i pavarur fale votuesve shqiptar qe jetojne ne te (9%) më 3 qershor të ati viti.
I kategorizuar nga Banka Botërore si një vend me të ardhura të mesme, Mali i Zi është anëtar i OKB-së, NATO-s, Organizatës Botërore të Tregtisë, OSBE-së, Këshillit të Evropës, dhe Bashkimit për Mesdheun.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë gjuhë, veçanërisht ata pranë, përdorin përkthimin e tyre të drejtpërdrejtë të termit "mal i zi", shembuj janë gjuha shqipe e cila përdor emrin Mali i Zi, gjuha greke me emrin Μαυροβούνιο, gjuha kineze me emrin "黑山" (Hēishān), dhe gjuha turke me emrin Karadağ. Në shumicën e gjuhëve evropiane të perëndimit, emri i vendit pasqyron një përshtatje të emrit venedikas Montenegro (latinisht mons "mal" + niger "i zi"). Të gjitha gjuhët sllave përdorin variantin e përshtatur malazez të emrit Crna Gora; shembuj janë gjuha çeke Černá Hora dhe gjuha polake Czarnogóra. Popujt çeçenë dhe ingushë e quajn Ӏаьржаламанчоь (Ъärjalamanchö).
Emri Crna Gora filloi të përcaktonte shumicën e territorit të sotëm të Malit të Zi vetëm në shekullin XV.[14] Fillimisht, ai emër u përdor vetëm për një rrip të vogël toke nën sundimin e Pashtroviqëve, por emri filloi të përdoret për rajonin më të gjerë malor pasi dinastia e Crnojeviqëve mori kontorillin e Zetës së Sipërme.[14]
Rajoni i lartpërmendur u bë i njohur si "Mali i Zi i Vjetër" (Stara Crna Gora) duke filluar nga shekulli XIX, për ta dalluar atë nga territoret e sapopushtuara, të njohur si Brda ("Malësitë"). Mali i Zi më tej u zgjerua disa herë në shekullin XX, si rezultat i luftërave kundër Perandorisë Osmane, duke aneksuar Hercegovinën e Vjetër dhe pjesë të Rrafshit të Dukagjinit dhe Rashkës jugore. Kufijtë e Malit të Zi kanë ndryshuar pak që atëherë, duke humbur Rrafshin e Dukagjinit dhe duke fituar Grykën e Kotorrit.
Kodi ISO Alpha-2 për Malin e Zi është ME dhe kodi Alpha-3 është MNE.[15]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Historia e Malit të Zi
Mali i Zi është shtet i pavarur dhe sovran. Për të parën herë në burimet historike emri "Mali i Zi" u përmend në shekullin 13. Hapësira që quhej Mal i Zi paraqiste vetëm një krahinë gjeografike. Ai territor përfshinte hapësirën mes liqenit të Shkodrës dhe Llovqenit, që ishte pjesë e territorit të Duklës dhe Zetës. Në gjysmën e dytë të shek. 15 në këtë hapësirë zyrtarisht u formua shteti i quajtur Mali i Zi. Kishte sipërfaqen 1,500 km². Me forcimin e Malit të Zi si shtet, sipërfaqja u rrit, kështu që kah fundi i shek. 18 dhe fillimi i shek. 19 u dyfishua. Ne betejën e Grahovës në vitin 1858 Mali i Zi zyrtarisht fitoi kufirin me Turqinë dhe u rrit për 1500 km² territore të reja të çliruara. Pas këtyre rezultateve Mali i Zi fitoi praninë ndërkombëtare në Kongresin e Berlinit më 1878 atëherë fitoi zgjerim territorial dhe sipërfaqja e Malit të Zi u bë 9475 km2.
Në fillim të shekullit 20, mbas luftërave Ballkanike, territori i Malit të Zi u rrit në 14,000 km². Në kuadër të Malit të Zi hyri një pjesë e Sanxhakut të Pazarit të Ri, një pjesë e Rrafshit të Dukagjinit, Polimjes, si dhe një pjesë në juglindje të Podgoricës. Qytetet të cilat hynë nën Malin e Zi ishin: Plevël, Bellopojë, Beranë, Mojkoci, Koloshini, Pejë, Gjakovë. Nga viti 1918, Mali i Zi humbi statusin e shtetit dhe hyri në përbërjen e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Më vonë ky shtet do të quhet Mbretëria e Jugosllavisë. Mbas Luftës së Dytë Botërore u formua Republika Federative Demokratike e Jugosllavisë (më 7 mars 1945), në të cilën Mali i Zi ishte njëra nga gjashtë Republikat Federative. Atëherë territorit të Malit të Zi iu bashkangjit Gryka e Kotorrit.
Kufijtë e sotshem të Malit të Zi janë konstatuar më 1945 në kuadër të RF të Jugosllavisë. Shteti përjetoi lulëzimin më të rëndësishëm territorial, shoqëror e kulturor në kohën e pushtetit të familjes Petroviq-Njegosh. Mali i Zi pas shpartallimit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë më 1992 mbeti në kuadër të RF Jugosllave, deri në vitin 2003 e pastaj së bashku me Serbinë krijoi bashkësinë Serbia dhe Mali i Zi, e cila ekzistoi deri në vitin 2006. Në referendumin e 21 majit 2006, Mali i Zi u pavarësua dhe fitoi praninë ndërkombëtare. Gjatë historisë Mali i Zi ndërroi rregullimin shtetëror, ishte shtet i Vlladikës, i knjazit, mbretëri, republikë sociale. Sot sipas kushtetutës në fuqi është shtet parlamentar.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njësitë territoriale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Njësitë administrative të Malit të Zi
Mali i Zi është i ndarë në 23 komuna (opština), dhe dy komuna urbane (gradska opština), pjesë të Komunës së Podgoricës. Secila komuna mund të përfshijë disa qytete dhe qyteza. Historikisht, territori i vendit ishte i ndarë në nahije.
Qeveria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kryeministri i Malit të Zi është Dritan Abazi.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Gjeografia e Malit të Zi
Relievi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mali i Zi karakterizohet me male të larta dhe rrafshnalta të larta, lugina të thella lumore dhe me gropën tektoniko-kartike të Liqenit të Shkodrës. Pjesa lindore dhe qendrore janë më të larta, kurse bregdeti është i ngushtë dhe më i ulët dhe shtrihet prej Grykës së Kotorrit e deri te Lumi Buna në kufi me Shqipërinë.
Malet më të njohura të Malit të Zi janë: Sinjaevica, Bjellasica, Durmitori, Komovi, Magnik, Llovqen,Bjeshkët e Nemuna, Orjen e Rumia, kurse fushat e njohura janë: fusha e Podgoricës dhe e Ulqinit, zgjerimet e luginave të lumenjëve të Beranës, Bellopojës, Plevlës, Nikshiqit.
Klima
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klima e Malit të Zi ndryshon varësisht nga relievi dhe afërsia e detit, prej asaj malore, kontinentale, e ndryshuar mesdhetare në fushën e Podgoricës dhe mesdhetare në bregdet.
- Në Podgoricë temperatura mesatare e janarit është 5.0 °C, e korrikut 25.9 °C ndërsa ajo vjetore 15.3 °C . Reshjet vjetore arrijnë 153 mm.
- Në Ulqin temperatura mesatare e janarit është 6.4 °C , e korrikut 24.2 °C ndërsa ajo vjetore 15.6 °C . Reshjet vjetore arrijnë 1081 mm.
Hidrografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mali i Zi i ka këta lumenj: Moraça, Limi, Tara, Piva, Zeta, Cemi, Cërnojeviq Rijeka. Këta lumenj kanë rëndësi të madhe ekonomike për Malin e Zi.
Liqeni i Shkodrës i takon Malit të Zi dhe Shqipërisë, është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik dhe ka prejardhje tektoniko-karstike, kurse Liqeni i Plavës ka prejardhje glaciale-morenike.
Mali i Zi ka edhe shumë liqene të tjera glaciale në malet e larta dhe kanë vlera të mëdha turistike si Liqeni i Zi ne Durmitor, liqeni i Biogradit ne malin Bjellasicë dhe liqeni i Plavës në Bjeshkët e Nemuna.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Ekonomia e Malit të Zi
Mali i Zi është vend bujqësoro-industrial i pazhvilluar. Ka pasuri të pakta minerale, si: boksit, plumbzinku në Shupla Stenë dhe sasi të vogla qymyri dhe kripe. Industria bazohet në energjinë e prodhuar nga hidrocentralet. Në Mal të Zi është zhvilluar industria e aluminit (Podgoricë), e hekurit (Nikshiq), elektroenergjetike (Cetinë), industria tekstile (Podgoricë dhe Bjellopole), ajo ushqimore, industria e letrës dhe celulozës (Ivangrad etj.).
Bujqësia në Mal të Zi është e pazhvilluar. Mbillen drithëra, pemë dhe perime. Ndër llojet e blegtorisë më të përhapura janë: gjedhët, dhentë, derrat e dhitë.
Turizmi përbën një degë të rëndësishme ekonomike. Bregdeti malazias i Adriatikut ka plazhe të gjata ranore, vecanërisht në Ulqin. Në qytetet bregdetare është ngritur infrastruktura e përshtatshme turistike me hotele, restorante, shtëpi pushimi etj. Qendrat më të mëdha turistike janë: Hercegnovi, Igallo, Tivati, Budva, Shën-Stefani, Ulqini etj.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Demografia e Malit të Zi
|
Struktura etnike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Sipas censusit të vitit 2003, Mali i Zi kishte 620,145 banorë. Nëse do të përdorej metodologjia e përdorur deri në vitin 1991, Mali i Zi sipas censusit të vitit 2003 do të kishte 673,094 banorë. Rezultatet e censusit të vitit 2011 treguan se Mali i Zi ka 620,029 banorë.
Mali i Zi është shtet multietnik, në të cilin asnjë grup etnik nuk formon një shumicë.[16][17] Grupet më të rëndësishme etnike janë malazezët dhe serbët, grupet tjera përfshijnë boshnjakët, shqiptarët dhe kroatët. Numri i "malazezëve" dhe "serbëve" luhatet gjerësisht nga censusi në census për shkak të ndryshimeve në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë, përjetojnë ose zgjedhin të shprehin identitetin e tyre dhe përkatësinë etnike.[18]
Numri | % | |
---|---|---|
Gjithsej | 620,029 | 100 |
Malazezë | 278,865 | 45.0 |
Serbë | 178,110 | 28.7 |
Boshnjakë | 53,605 | 8.6 |
Shqiptarë | 30,439 | 4.9 |
Myslimanë sipas kombësisë | 20,537 | 3.3 |
Kroatë | 6,021 | 0.97 |
Romë | 5,251 | 0.8 |
Serbo-malazezë | 2,103 | 0.34 |
Egjiptianë | 2,054 | 0.33 |
Malazezo-serbë | 1,833 | 0.30 |
Jugosllavë | 1,154 | 0.19 |
Rusë | 946 | 0.15 |
Maqedonët | 900 | 0.15 |
Bosnjanas | 427 | 0.07 |
Sllovenë | 354 | 0.06 |
Hungarezë | 337 | 0.05 |
Myslimano-malazezë | 257 | 0.04 |
Goranë | 197 | 0.03 |
Myslimano-boshnjakë | 183 | 0.03 |
Boshnjako-myslimanë | 181 | 0.03 |
Malazezo-myslimanë | 175 | 0.03 |
Italianë | 135 | 0.02 |
Gjermanë | 131 | 0.02 |
Turq | 104 | 0.02 |
klasifikim rajonal | 1.202 | 0.19 |
të padeklaruar | 30.170 | 4.87 |
të tjerë | 3.358 | 0.54 |
Gjuhët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjuha zyrtare e Malt të Zi është gjuha malazeze. Gjithashtu, në përdorim zyrtarë janë gjuha serbe, boshnjake, shqipe dhe kroate. Të gjitha këto gjuhë, përveç shqipes, janë të kuptueshme reciprokisht. Sipas censusit të vitit 2011, shumica e qytetarëve deklaruan gjuhën serbe si gjuhë amtare. Gjuha malazeze është gjuhë amtare e shumicës së popullsisë nën 18 vjeç, ndonëse me një diferencë shumë të ngushtë – 39.2% krahasuar me 37.5% të qytetarëve me gjuhë amtare serbishten.[20] Në vitin 2013, Amëza malazeze (Matica crnogorska) shpalli rezultatet e hulumtimit të opinionit publik në lidhje me qëndrimet e identitetit të qytetarëve të Malit të Zi, duke treguar se shumica e popullatës pretendon gjuhën malazeze si gjuhën e tyre amtare.[21] Kushtetutat e mëparshme miratuan serbokroatishten si gjuhë zyrtare në Republikën Socialiste të Malit të Zi dhe standardin ijekav të gjuhës serbe gjatë periudhës 1992–2006.
Struktura gjuhësore sipas censusit të vitit 2011:[19]
Numri | % | |
---|---|---|
Total | 620,029 | 100 |
Gjuha serbe | 265,895 | 42.88 |
Gjuha malazeze | 229,251 | 36.97 |
Gjuha bosnjane | 33,077 | 5.33 |
Gjuha shqipe | 32,671 | 5.27 |
Gjuha serbokroate | 12,559 | 2.03 |
Gjuha rome | 5,169 | 0.83 |
Gjuha boshnjake | 3,662 | 0.59 |
Gjuha kroate | 2,791 | 0.45 |
Gjuha ruse | 1,026 | 0.17 |
Gjuha serbo-malazeze | 618 | 0.10 |
Gjuha maqedone | 529 | 0.09 |
Gjuha malazezo-serbe | 369 | 0.06 |
Gjuha hungareze | 225 | 0.04 |
Gjuha kroato-serbe | 224 | 0.04 |
Gjuha angleze | 185 | 0.03 |
Gjuha gjermane | 129 | 0.02 |
Gjuha sllovene | 107 | 0.02 |
Gjuha rumune | 101 | 0.02 |
gjuha zyrtare | 3.318 | 0.54 |
gjuhë rajonale | 458 | 0.07 |
të padeklaruar | 24.748 | 3.99 |
të tjera | 2.917 | 0.47 |
Feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mali i Zi ka qenë historikisht në udhëkryq të multikulturalizmit dhe gjatë shekujve është themeluar një formë unike e bashkëjetesës mes popullatës myslimane dhe të krishtere.[22] Malazezët, kanë qenë historikisht anëtarë të Kishës ortodokse serbe (të qeverisur nga Metropolitanati i Malit të Zi dhe Bregdetit) dhe krishtërimi ortodoks serb është feja më e popullarizuar sot në Mal të Zi. Kisha ortodokse malazeze u themelua kohët e fundit dhe ndiqet nga një pakicë e vogël e malazezëve edhe pse nuk është në bashkësi me ndonjë kishë tjetër të krishterë ortodokse, pasi ajo nuk është e njohur zyrtarisht.
Gjatë tensioneve të intensifikuara midis grupeve fetare gjatë luftës në Bosnje, Mali i Zi ka mbetur mjaft i qëndrueshëm, kryesisht për shkak se popullsia e tij ka një perspektivë historike mbi tolerancën fetare dhe diversitetin e besimit.[23] Institucionet fetare nga Mali i Zi kanë të drejta të garantuara dhe janë të ndara nga shteti. Feja e dytë më e madhe është Islami, që përbën 19% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Një e treta e shqiptarëve janë katolikë (8,126 në censusin e vitit 2003) ndërsa dy të tretat (22,267) janë kryesisht myslimanë synitë. Në vitin 2012 një protokoll i miratuar nga qeveria malazeze e njeh Islamin si fe zyrtare në Mal të Zi, siguron që ushqime hallall do të shërbehen në objekte ushtarake, spitale, konvikte dhe të gjitha objektet sociale; si dhe grave myslimane do t'i lejohet mbajtja e shamisë në shkolla dhe institucione publike, si dhe të sigurojnë që myslimanët të kenë të drejtën të marrin të premten ditë pushimi, në mënyrë të pjesmarrjes në namazin e xhumasë.[24] Ekziston edhe një popullsi e vogël katolike, përveç shqiptarëve ka edhe disa kroatë, të ndarë në mes Kryedioqezës së Tivarit dhe Dioqezës së Kotorrit, që është pjesë e Kishës së Kroacisë.
-
Katedralja e Kotorrit, objekt fetar i katolikëve të ritit romak në Kotorr
-
Xhamia e Hysen Pashës, objekt fetar i myslimanëve në Plevël
-
Manastiri i Ostogut, vendi më i rëndësishëm i pelegrinazhit krisitan në Mal të Zi
-
Kisha katolike e Shën Ivanit, objekt fetar i katolikëve të ritit romak në Budua
-
Xhamia e Namazgjahut, objekt fetar i myslimanëve në Ulqin
Feja | Numri | % |
Gjithsej | 620,029 | 100 |
Ortodoksë | 446,858 | 72.07 |
Myslimanë | 118,477 | 19.11 |
Katolikë | 21,299 | 3.44 |
Ateistë | 7,667 | 1.24 |
Të krishterë | 1,460 | 0.24 |
Adventistë | 894 | 0.14 |
Agnostikë | 451 | 0.07 |
Dëshmitarë të Jehovait | 145 | 0.02 |
Protestantë | 143 | 0.02 |
Budistë | 118 | 0.02 |
të tjerë | 6,337 | 1.02 |
të padeklaruar | 16,180 | 2.61 |
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Kultura e Malit të Zi
Të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si qendër e telekomunikacionit në Mal të Zi ndër tjera merret qendra publike e Radio Televizionit Publik të Malit të Zi (shkurtesa "RTCG"). Nga kjo qendër emitohen emisione në disa kanale. Tri nga to janë televizive dhe dy radiofonike: "TV CG 1", "TV CG 2" "TV CG Sat" (kanal satelitor), "Radio CG 1" dhe "Radio CG 2".[25]
Marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Shqipërisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Republika e Shqipërisë e njohu zyrtarisht Republikën e Malit të Zi si shtet të pavarur dhe sovran me ligjin nr. 9562 të datës 19 qershor 2006, në mbështetje të Aktit Normativ të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nr.1 të datës 9 qershor 2006, duke u shprehur njëkohësisht e gatshme të vendosë lidhje diplomatike me Malin e Zi. Në datën 5 korrik 2006, edhe Ish Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu dekretoi ligjin në formë akti normativ të miratuar nga qeveria dhe Kuvendi “Për njohjen e Republikës së Malit të Zi”.
Republika e Shqipërisë dhe Republika e Malit të Zi vendosën marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes të dy vendeve u krye me shkëmbimin e notave diplomatike mes Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Malit të Zi me datë 1 gusht 2006.
Ndarja administrative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Gjuhët zyrtare në përdorim janë: serbishtja, boshnjakishtja, shqipja, dhe kroatishtja.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b "Language and alphabet Article 13". Constitution of Montenegro [Kushtetuta e Malit të Zi] (në anglisht). WIPO. 19 tetor 2007.
Serbian, Bosnian, Albanian and Croatian shall also be in the official use.
- ^ Podgorica është kryeqyteti administrativ ndërsa Cetinje konsiderohet kryeqyteti i vjetër mbretëror
- ^ "Language and alphabet Article 13". Constitution of Montenegro (në anglisht). WIPO. 19 tetor 2007.
The official language in Montenegro shall be Montenegrin. Cyrillic and Latin alphabet shall be equal.
- ^ a b "Census of Population, Households and Dwellings in Montenegro 2023" (PDF) (në me). Monstat. Marrë më 15 tetor 2024.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "SY MNE – 2024" (PDF). Statistički godišnjak (në me). 2024. ISSN 0354-2076.
{{cite journal}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "Statistical Office of Montenegro – MONSTAT" (PDF) (në me).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ a b c d "World Economic Outlook Database, October 2023 Edition. (Montenegro)". IMF.org (në anglisht). International Monetary Fund. 10 tetor 2023.
- ^ Đokić, Dunja (3 shtator 2024). Anketa o dohotku i uslovima života (EU-SILC) 2024 (PDF) (në me). MONSTAT.
{{cite book}}
: Mirëmbajtja CS1: Data dhe viti (lidhja) Mirëmbajtja CS1: Gjuhë e panjohur (lidhja) - ^ "Human Development Report 2023/24" (PDF) (në anglisht). United Nations Development Programme. 13 mars 2024. Marrë më 13 mars 2024.
- ^ "Basic data of Montenegro" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 prill 2010. Marrë më 29 gusht 2018.
- ^ David Luscombe; Jonathan Riley-Smith (14 tetor 2004). The New Cambridge Medieval History: Volume 4, C.1024-c.1198 (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 266–.
- ^ Jean W Sedlar. East Central Europe in the Middle Ages, 1000-1500 (në anglisht). University of Washington Press. fq. 21–.
- ^ John Van Antwerp Fine. he early medieval Balkans: a critical survey from the sixth to the late twelfth century (në anglisht). University of Michigan Press. fq. 194.
- ^ a b Fine 1994, f. 532
- ^ "ISO 3166-1 Newsletter No. V-12, Date: 26 September 2006" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 gusht 2008. Marrë më 15 qershor 2017.
- ^ "Montenegro, country report" (PDF) (në anglisht). European Commission. dhjetor 2006. Marrë më 24 janar 2016.
- ^ "Montenegro: A Modern History" (në anglisht). I.B. Tauris. 15 shkurt 2009. Marrë më 24 janar 2016.
- ^ "Montenegrin Census' from 1909 to 2003" (në anglisht). Njegos.org. 23 shtator 2004. Marrë më 11 shtator 2010.
- ^ a b c Statistical office, Montenegro (12 korrik 2011). "Popis stanovništva, domaćinstava i stanova u Crnoj Gori 2011. godine" (in sr) (PDF). Press release. http://monstat.org/userfiles/file/popis2011/saopstenje/saopstenje(1).pdf. Retrieved 30 mars 2011.
- ^ "Vijesti: The majority of youth below 18 years of age speaks the Montenegrin language (26/07/2011)" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2013. Marrë më 15 qershor 2017.
- ^ [3] Matica crnogorska: Third deep research of public opinion regarding the identity attitudes of the citizens of Montenegro (2013)
- ^ Pettifer, James (2007). Strengthening Religious Tolerance for a Secure Civil Society in Albania and the Southern Balkans (në anglisht). IOS Press. ISBN 158603779X.
- ^ Larkin, Barbara (2001). International Religious Freedom 2000: Annual Report: Submitted By The U.S. Department Of State (në anglisht). DIANE Publishing. ISBN 0756712297.
- ^ Rifat Fejzic, the reis (president) of the Islamic community in Montenegro Arkivuar 21 shtator 2013 tek Wayback Machine Today's Zaman
- ^ Radio Televizioni "RTCG"
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Find more about Montenegro on Wikipedia's sister projects: | |
![]() |
Definitions from Wiktionary |
![]() |
Images and media from Commons |
![]() |
Learning resources from Wikiversity |
![]() |
News stories from Wikinews |
![]() |
Quotations from Wikiquote |
![]() |
Source texts from Wikisource |
![]() |
Textbooks from Wikibooks |
- Artikuj që përmbajnë tekst në Montenegrin
- Artikuj që përmbajnë tekst në Serbian
- Artikuj që përmbajnë tekst në Bosnian
- Artikuj që përmbajnë tekst në kroatisht
- Pages using collapsible list with both background and text-align in titlestyle
- Mali i Zi
- Shtete në Ballkan
- Shtete në Evropë
- Shtete anëtare të NATO-s
- Shtete anëtare të Këshillit të Evropës
- Shtete anëtare të Kombeve të Bashkuara
- Shtete dhe territore të themeluara më 2006