Jump to content

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Coordinates: 42°39′59″N 21°10′01″E / 42.666527°N 21.166848°E / 42.666527; 21.166848
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Akademia e Kosovës)
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Kosova Academy of Sciences and Arts
ShkurtesaASHAK
Formuar më1975
LlojiAkademi kombëtare
SeliaKosova Prishtina, Kosovë
Anëtarësia
21 të rregullt 16 korrespondentë
Kryetar
Hivzi Islami
Faqja në internetAkademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), është themeluar më 20 dhjetor të vitit 1975Prishtinë me Ligj të veçantë të Kuvendit të Kosovës.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (Akademia e Kosovës) është institucioni më i lartë i shkencës dhe i artit në Kosovë i themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Interesi publik e kombëtar i Akademisë shprehet në ushtrimin e veprimtarisë së saj në fushën e shkencës dhe të artit, që përfshin kultivimin, nxitjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe të krijimtarisë artistike. Selia e Akademisë është në Prishtinë.[1] Në muajin dhjetor u formua Komisioni për themelimin e saj. Në tetor të vitit 1975 Komisioni kishte bërë zgjedhjen e 11 anëtarëve të rregullt dhe 2 korrespondentë të Shoqatës. Në vitin 1978 Shoqata u avancua në Akademi.

Akademia përbëhet nga tri organe kryesore nga Kuvendi, Kryesia dhe Kryetari. Ndër to organi më i lartë është Kuvendi i Akademisë dhe përbëhet nga të gjithë anëtarët e rregullt dhe korrespondentë të saj. Prezentues i Akademisë është Kryetari i Akademisë. Akademia ka anëtarë të rregullt, anëtarë korrespondentë, anëtarë të jashtëm. Akademikët d.m.th shkencëtarët që bartin titullin Akademik ata janë anëtarë të përjetëshëm.[1]

Në kuadër të Akademisë në fillim kishte anëtarë të të gjitha komuniteteve që vepronin dhe jetonin në Kosovë; shqiptarë, serbë, boshnjakë etj.

Në prill të vitit 1989 u ndërprefinancimi i veprimtarisë së Akademisë me "arsyetim" se nuk i përmbushte standardet jugosllave dhe se me angazhimet e saj publike e rëbdonte rendin kushtetues të ish-Jugosllavisë. Së pari ASHAK doli me Deklaratën Kushtetuese,pastaj doli në mbrojtje të të drejtave të njeriut në Kosovë,sidomos të shqiptarëve në kuadër të ish-Jugosllavisë,e përkrahu Referendumin për pavarësi,intensifikoi bashkëpunimin me Akademinë e Shqipërisë etj.

Në vitin 1992 Kuvendi i Serbisë,edhe pse nuk ishte themelues i kësaj Akademie,shpalli të mbyllur ASHAK-un.Anëtarët e kësaj Akademie nuk e përfillën vendimin e Serbisë dhe vazhduan punën në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme deri në vitin 1994 policia serbe mbylli godinën e ASHAK-ut duke e përdorur atë për qëllime të tjera.

Gjatë viteve të punës jashtë objektit ,Akademia e vazhdoi punën e rregullt,duke publikuar revista e publikime të tjera shkencore e shoqërore.Publikimin e veprave shkencore e ndihmuan shumë donatorë,në mesin e tyre duhet vequar firmën "Salbatring" me pronar Hetem Ramdani i cili për veprimtarinë botuese të Akademisë dhuroi 40.000 dollarë,Shefki Neziri dhuroi 8.000 franga zvicerane ,Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore të Kosovës,i cili veprimtarinë e vet botuese e zhvillonte po ashtu në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme,jashtë objektit të vet,në shtëpi private,arriti t'i ndihmonte Akademisë në realizimin e planit botues ( 4 tekste në vit). Lista e donatorëve që e ndihmuan Akademinë gjatë gjiithë atyre viteve është e gjatë.

Akademia ka katër seksione:

  • Seksionin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë
  • Seksionin e Shkencave Shoqërore
  • Seksionin e Shkencave të Natyrës
  • Seksionin e Arteve.

Seksionet udhëhiqen nga sekretarët e seksioneve. ASHAK-u ka edhe Departamentin e Bibliotekës dhe të Administratës.

Anëtarë të rregullt

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtarë korrespondentë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Anëtarë të jashtëm

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryetarë të Akademisë deri më tash

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ a b LIGJI PËR AKADEMINЁ E SHKENCAVE DHE TЁ ARTEVE TЁ KOSOVЁS Në amëzën assembly-kosova.org Arkivuar 5 mars 2012 tek Wayback Machine

Lidhje të jashme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]