Gazmend Zajmi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gazmend Zajmi (lind me 20 qershor të vitit 1936 në Krumë të Hasit, nderroi jete me 10 mars 1995 në Zagreb) është nje studiues dhe figurë publike.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gazmend Zajmi u lind në rrethin e Krumës së Hasit, në Shqipërinë verilindore, dhe shkollën e bëri në Prizren. Studio drejtësi dhe sheknca politike në Universitetin e Beogradit, ku kreu magjistraturën në vitin 1973. Pas studimeve punoi si gjyqtar në Prizren dhe dha mësim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës. Në kohën e kryengritjes së vitit 1981 ishte rektor i universitetit dhe për 10 vjet u dëbua prej tij nga autoritetet serbe. Zajmi ishte anëtari komitetit të përhershëm të koferencës së rektorëve evropianë, i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (në Salcburg dhe Vjenë) dhe punoi i profesor i teorisë politike dhe së drejtës kushtuese në Universitetin e Prishtinës.[1]

Gazmend Zajmi ishte pedagog i lëndës Sistemi politik në Fakultetin Juridik dhe i lëndës E drejta kushtetuese në Shkallën III të po këtij fakulteti. Ishte shef i Katedrës së Shkencave Shoqërore-Politike, kryetar i Shoqatës Krahinore të Politikologëve, anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Shoqatave të Shkencave Politike të Jugosllavisë, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Shoqatës të së Drejtës Komparative të Jugosllavisë, anëtar i Pleqësisë Federative Juridike, kryetar i Bashkësisë së Universiteteve të Jugosllavisë, anëtar i Komitetit të Përhershëm të Konferencës së Rektorëve të Evropës etj. Ishte në detyrën e këshilltarit shkencor në Institutin për Kërkime Juridike të Fakultetit Juridik të Prishtinës.[2]

Si kryetar i “Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës” kishte arritur të hartonte këtë deklaratë kushtetuese, pas suprimimit të “Kushtetutës së Krahinës së Socialiste Autonome e Kosovës”. Por hartimin e këtij akti formal – juridik e kishte shtyer ta hartonte pas fjalimit të mbajtur të Sllobodan Millosheviçit në Fushë-Kosovë për ndër të “600 vjetorit të Gazimestanit”, ku i kishte paralajmëruar autoritetet dhe akademikët e Kosovës se çfarë do ta priste Kosovën tani dhe tutje pas suprimimit të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës.[3]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Elsie, Robert (2011). Fjalor Historik i Kosovës. Tiranë. fq. 320, 321. ISBN 978-99943-51-70-1.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  2. ^ https://www.kultplus.com/libri/gazmend-zajmi-nder-figurat-me-te-ndritshme-intelekuale-shqiptare/
  3. ^ https://www.botasot.info/opinione/574642/80-vjetori-i-lindjes-se-akademikut-z-gazmend-zajmit/