Jashar Rexhepagiq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Jashar Rexhepagiq
(1929 - 2010)

Jasharrexhepagiq.jpg

Emri: Jashar
Mbiemri: Rexhepagiq
Lindi më: 16 janar, 1929
Vendlindja: Plavë
Vdiq më: 28 janar, 2010
Vdiq në: Prishtinë
Profesioni: Shkrimtar, Akademik, Profesor

Jashar Rexhepagiq (Plavë, 16 janar 1929 - Prishtinë 28 janar 2010) ka qenë akademik dhe orientalist shqiptar.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa gjimnazin në Beran dhe në Pejë.[2] Grupin e lëndëve pedagogjike e studioi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku diplomoi në vitin 1953. Gradën doktor shkence e mori në vitin 1965 në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku mbrojti me sukses tezën “Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit të shqiptarëve në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918”.Ushtroi detyra të ndryshme në shkolla dhe në arsim: profesor i Shkollës Normale dhe Gjimnazit në Prizren, profesor e drejtor i Shkollës Normale të Prishtinës, këshilltar pedagogjik për shkolla të mesme i Pleqësisë së Arsimit të KAKM, ligjërues dhe profesor i Shkollës së Lartë PedagogjikePrishtinës, kurse nga viti 1962 punoi në Fakultetin FilozofikPrishtinës. Në këtë institucion, profesor i rregullt, veproi deri më 1990, kur u pensionua. Që nga themelimi i Shoqatës së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, gjegjësisht të ASHAK është anëtar i rregullt i këtij institucioni të lartë shkencor të Kosovës. Pos detyrës së sekretarit të Seksionit të Shkencave Shoqërore, dy herë qe sekretar i Përgjithshëm i Akademisë dhe në dy mandate nënkryetar i ASHAK. Ka marrë pjesë në kongrese, në simpoziume, në tryeza të rrumbullakta dhe në tubime të tjera shkencore e profesionale të pedagogëve në vend dhe jashtë. Në konferenca ndërkombëtare shkencore ka mbajtur referate ose kumtesa: në Pragë, Moskë, Jenë, Ankara, Mahaçkalla, Tiranë, Teheran (dy herë), Prishtinë, Sarajevë, Novi-Sad. Bashkëpunon në afro njëzet revista e fletore pedagogjike e të tjera. Ka qenë redaktor i Buletinit të Fakultetit Filozofik të Prishtinës, redaktor i revistës shkencor Studime të Seksionit të Shkencave Shoqërore të ASHAK dhe redaktor i Vjetarit të ASHAK, anëtar i Këshillit redaktues të bibliotekës “Pedagogë bashkëkohor”, anëtar i Këshillit redaktues të Enciklopedisë pedagogjike I, II, kryetar i Këshillit botues të revistës shkencore Përparimi e të tjera. Tani është anëtar i redaksisë së rev. Studime të ASHAK, të revistës Edukata Islame, kryetar i Këshillit redaktues të Buletinit të Tutinit dhe anëtar i Këshillit botues të revistës Univerzitetska misao të Universitetit të Novi-Pazarit. Merret me historinë e përgjithshme të pedagogjisë, me historinë nacionale të pedagogjisë, veçanërisht me historinë e shkollave e të arsimit në Kosovë, pastaj me pedagogjinë teorike e komparative, me didaktikën, me pedagogjinë shkollore e familjare dhe me metodologjinë e gjurmimeve pedagogjike dhe albanistike. Në kohën më të re është përqendruar në gjurmime iranologjike në këto treva të Ballkanit. Është marrë edhe me poezi (5 libra të poezisë) dhe me kritikën shkencore e letrare. Është autor i mbi njëzet librave dhe i më se 360 punimeve shkencore e profesionale. Gjatë hulumtimit botoi disa vepra monografike, një numër të konsiderueshëm të studimeve, disa tekste shkollore, shqyrtime të shumta, artikuj, ese kritikë dhe kontribute të tjera. Është bashkautor i një varg projektesh shkencore dhe udhëheqës i disa prej tyre. Është laureat për punën shkencore, pedagogjike e shoqërore, pos të tjerash, i Shpërblimit të dhjetorit të KSA të Kosovës për punë shkencore dhe për rezultate në pedagogji (1972). Është bartës i Urdhrit të Punës me Kurorë të Artë (1980) dhe i Urdhrit të Republikës me Kurorë të Argjendtë (1988).[3]

Vepra[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Tema pedagogjike bashkëkohore, 1966.
  • Zhvillimi i shkollave dhe i arsimit të shqiptarëve në territorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918.-1970 (Razvoj prosvjete i školstva albanske narodnosti na teritoriji današnje Jugoslavije do 1918)[4]
  • Pedagogjia e shkollës së punës (Pedagogija radne škole), 1972.
  • Hyrje në metodologjinë e punës kërkimore shkencore, 1972.
  • Shkollat dhe arsimi në Kosovë prej fundit të shek. XVIII deri më 1918 (Školstvo i prosveta na Kosovu od kraja XVIII stoljeċa do 1918), 1974.
  • Medresa e Madhe e Shkupit (1925 - 1941) (Velika medresa u Skoplju, 1925-1941), 1977.
  • Pikëpamjet pedagogjike të Hegelit (Pedagoški pogledi Hegela), 1980.
  • Zhvillimi dhe veçoritë e shkollave turke në territorin e Jugosllavisë deri më 1912, 1987.
  • Etika e arsimtarit sot, 1989.
  • Sami Frashëri dhe pedagogjia e Rilindjes Kombëtare - 1996, 2005.[5]
  • Kultura islamo-persiane dhe ndikimi i saj tek ne (Islamsko-persijska kultura i uticaj persijskog jezika u nas), 1996.
  • Idetë pedagogjike dhe psikologjike në veprat e Muhamed Abdagiqit dhe Qamil Sijariqit (Pedagoške i psihološke ideje u delima Muhameda Abdagića i Ćamila Sijarića), 1997.
  • Shkolla Normale "Sami Frashëri" në Prishtinë (1941-1944), 1997.
  • Refleksione pedagogjiko-letrare: Kontribut arsimimit në Sanxhak (Pedagoško-literarne refleksije i odzivi: Prilog obrazovanju u Sandžaku), 1998.
  • Dervishët, rendet dhe teqetë në Kosovë, në Sanxhak e në rajonet tjera përreth, në të kaluarën dhe sot - 1999, 2003.[6]
  • Tema të zgjedhura dhe bashkëkohore pedagogjike, 2002.
  • Në udhëkryqin e kohës: Nga Kapetanoviqi deri te Mushoviqi (Na raskršću vremena: Od Kapetanovića do Mušovića), 2007.
  • Çështje fundamentale në pedagogjinë ndërkombëtare, 2008.[7]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "In Memoriam: Preselio akademik Jašar Redžepagić. info-ks.net. 29 janar 2010" (në serbo-kroatisht). Arkivuar nga origjinali origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 25 mars 2016.
  2. ^ Robert Elsie (2011). Historical Dictionary of Kosova (në anglisht). Lanham - Toronto - Plymouth, UK: The Scarecrow Press, Inc. ff. 238–239. ISBN 978-0-8108-7231-8.
  3. ^ Fjalor enciklopedik shqiptar. III. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 2009. f. 2244. ISBN 978-99956-10-32-6.
  4. ^ Jashar Rexhepagiq (1970). The Development of Education and the School System of the Albanian Nation on the Territory of Yugoslavia until 1918 (në anglisht). Prishtinë.
  5. ^ Jashar Rexhepagiq (2005). Sami Frashëri and the pedagogy of the National Renaissance (në anglisht). Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës,. ISBN 9951-413-21-8.Mirëmbajtja CS1: Pikësim shtesë (link)
  6. ^ Jashar Rexhepagiq (2003). Dervishët dhe teqetë: në Kosovë, në Sanxhak dhe në rajonet tjera përreth. Pejë: Dukagjini, Fryma.
  7. ^ Çështje fundamentale në pedagogjinë ndërkombëtare. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. 2008.