Kolec Topalli
Kolec Topalli (Shkodër, 4 dhjetor 1938 - Tiranë, 24 maj 2018) ka qenë arsimtar, pedagog dhe gjuhëtar. Si anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe doktor shkencash, ishte ndër kërkuesit më të rëndësishëm gjuhësor të gjuhës shqipe.
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
U lind në Shkodër, në gjirin e një familjeje qytetare të kamur, i biri i Nush Topallit.[1] Me ardhjen në pushtet të komunistëve, i ati u burgos dhe i vëllai u arratis. Familja me katër fëmijë të vegjël së bashku me nënën e tyre u internua në kampin e Tepelenës dhe në kampe të tjera më pas. Koleci sëmuret dhe lirohet nga internimi, kthehet në Shkodër dhe jeton tek të afërmit e vet.
Kreu shkollën pedagogjike dhe shërbeu si mësues në rrethin e Kukësit dhe Lezhës. Gjatë kësaj kohe përfundoi universitetin e Tiranës me korrespondencë dhe më tej e transferuan në rrethin e Gramshit, ku qëndroi disa vjet. Më 1970 u transferua në rrethin e Krujës, ku emërohet në shkollën e fshatit Tapizë.[2]
Pas rënies së komunizmit, qe sekretar i përgjithshëm i Presidentit të Republikës kur këtë post e kishte Sali Berisha.[3] Pedagog i Fonetikës Historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe nga viti 1997 ishte bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave.
U nda nga jeta më 24 maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë. U përcoll në Shkodër, për në banesën e tij të fundit.[4]
Puna shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Topalli qe autor i dhjetëra librave, artikujsh e kumtesash, si bashkëpunëtor i më shumë se 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja. Ka botuar:
- Theksi në gjuhën shqipe, 1995.
- Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe
- Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes
- Sonantet e gjuhës shqipe
- Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe
- Fonetika historike e gjuhës shqipe, Shtëpia Botuese Dituria, Tiranë, 2007.
- Sistemi foljor i gjuhës shqipe, Plejad, Tiranë, 2010.
- Gramatikë historike e gjuhës shqipe, Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 2011.
- Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Jozef, Durrës, 2017.
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ "Kolec Topalli". Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Luka, David (2018). Kolec Topalli (1938-2018). Shkodër: Hylli i Dritës vj. XXXVIII. f. 202. ISSN 1816-5885. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania. Scarecrow Press. f. 447. ISBN 9780810873803. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Hamzai, Dhurata (25 maj 2018). "Bota akademike i jep lamtumirën e fundit gjuhëtarit të shquar Kolec Topalli". shqiptarja.com. Shqiptarja.com. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)