Jusuf Bajraktari
Jusuf Bajraktari (Morinë, 27 mars 1948) është historian dhe profesor shqiptar nga Kosova.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 1962m mbaroi shkollën fillore në Ponoshec, ndërsa më 1966 gjimanzin në Gjakovë. Më 1973 diplomoi në Fakultetin Filozofik, dega e Historisë në Prishtinë. U magjistrua më 1980 në temën: “Plenumi i Brionëve dhe jehona e ndikimi i tij në Kosovë”, Fakulteti Filozofik, Prishtinë. Tezën e doktoratës “Gjakova me rrethinë në fund të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX (1878-1912)” e mbrojti më 1985 në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Prof. dr . Jusuf Bajraktari për herë të parë u punësua në vtin mësimor 1966 - 1967 mësues në shkollën fillore në Ponoshec. Mandej vazhdoi në vitin shkollor 1971-1973 si arsimtar i historisë në shkollën e mesme ekonomike, shkollën e mesme teknike dhe në gjimanzin “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Në periudhën 1973-1978 ishte bashkëpunëtor profesional në Sekretariatin për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kosovës në Prishtinë . Prej shkurtit të vitit 1978 e deri më sot punon në Institutin e Historisë në Prishtinë. Ndërsa nga janari i vitit 2000 është drejtor i Institutit të Historis në Prishtinë.[1]
Në dhjetor të vitit 2012 zgjidhet anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Prezentimi zyrtar në IHP". Arkivuar nga origjinali më 27 janar 2013. Marrë më 31 gusht 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)