Ali Hadri
Ali Hadri është historian, akademik shqiptar. Lindi në mars të vitit 1928 në Lushnjë të Shqipërisë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 26 dhjetor 1970, ai mbrojti me sukses doktoraturën në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Kjo datë ka një rëndësi të veçantë për arsimin dhe shkencën shqiptare sepse në këtë kohë u krye doktorata e parë e mbrojtur në Universitetin e Prishtinës. Mjafton ky fakt për të vënë në pah rëndësinë e punës profesionale, edukative dhe shkencore të Ali Hadrit, i cili në Kosovë tashmë çmohet me plot të drejtë si themeltar i shkollës sonë të historiografisë kombëtare.
Ali Hadri ishte drejtori i parë i Institutit të Historisë së Kosovës, ku punoi derisa organet e pushtetit të atëhershëm e shkarkuan nga detyra, për shkak të mbështetjes së kërkesave të studentëve në demonstratat e vitit 1981, të cilat i mbrojti me përkushtim, me forcën e argumentit dhe me guximin e një atdhetari të rrallë.
Djali i tij është shkrimtari Arbër Hadri, vajza Lumi Hadri-Devine.